Senati polak, shumicën e të cilit e ka partia e Jaroslaw Kaczynski, ka miratuar një ligj kontravers mbi holokaustin.
Pavarësisht protestave të opozitës, maxhoranca miratoi ligjin që parashikon dënimin deri në 3 vjet të personave që ia atribuojnë kombit apo shtetit polak përgjegjësinë për holokaustin apo mohojnë krimet e kryera gjatë luftës mbi polakët nga nacionalistët ukrainas.
Votimi u zhvillua rreth orës 02:00 pas mesnatës, me 57 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenim.
Ligji hyn në fuqi pasi të dekretohet nga kreu i shtetit, Andrzej Duda.
Një grup senatorësh amerikanë të Komisionit kundër Antisemitizmit i bëri apel presidentit të mos e dekretojë këtë ligj, ndërsa Departamenti i Shtetit u kërkoi deputetëve polakë të bënin një hap mbrapa, në mënyrë që të mos përkaqësohen marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Polonisë.
Pritet që sot qeveria e Varshavës të dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me ligjin e ri. (ANSA-TemA TV)
Hololesh-kaust
NUK KA EKZISTUAR ASNJEHERE….
ANTISEMITIZMI ESHTE NJE TULLUMBACE E FRYRE PER QELLIME TE TJERA….