Arka shtetërore saudite ka mbledhur mbi 100 miliard dollarë nga aksioni anti-korrupsion dhe marrëveshja me një sërë biznesmenësh dhe prica të që u mbajtën të bllyllur në një hotel luksos “Ritz Carlton” të Riadit.
Shifra është bërë me dije nga Prokurori i përgjithshëm i Mbretërisë, Saud al-Mujib.
Shumica e të ardhurave janë pasuri të ndryshme, përfshirë pasuritë e paluajtshme, subjektet tregtare, letrat me vlerë dhe të holla, tha Mojeb, siç përmendet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e informacionit të qeverisë.
Për aksionin, janë ndaluar 381 persona, 56 prej të cilëve janë në paraburgim, por një zyrtar saudit konfirmoi se të gjithë të burgosurit e mbetur ishin liruar nga hoteli luksoz.
“Nuk ka më të ndaluar në Ritz-Carlton“, tha zyrtari për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti.
Aksionet kanë nisur në nëntor, si pjesë e përpjekjes së Princit Saudit të Princit Mohammed për të reformuar ekonominë saudite dhe për të çimentuar fuqinë e tij.
Qindra princër dhe biznesmenë të fuqishëm të vendit u arrestuan si pjesë e fushatës, duke përfshirë miliarderë, ministrat e qeverisë dhe anëtarët e familjes mbretërore.
Ndër të ndaluarit ishin miliarderi, princi Alwaleed Bin Talal, pronar i investitorit global Kingdom Holding dhe Waleed al-Ibrahim, i cili kontrollon transmetuesin rajonal me ndikim MBC.
Alwaleed është nip i mbretit saudit Salman, dhe ka një pasuri me vlerë më shumë se 17 miliardë dollarë. Ai është renditur si njeriu i 64-t në botë për pasurinë dhe dikur u quajt ‘Warren Buffett arab’.(TemA TV)
undefined
Do te ishte reale sikurse princesa Arta Marku te iu shkund xhepat milionereve hajdut shqiptare sic jane Sali Berisha Al Sabah,Ilir Al Meta Skrapar,Lulzim Basha Al Kombi…!