Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se Turqia do ta kishte të pamundur të luftonte kundër terrorizmit në qoftë se nuk do t’i realizonte avancimet që i ka bërë në industrinë e mbrojtjes në 15 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency.
“Në qoftë se Turqia nuk do t’i realizonte avancimet në industrinë e mbrojtjes në 15 vitet e fundit, lëre që do ta kishte të pamundur të zhvillojë operacionin ‘Dega e Ullirit’ sot, por as që do të mund të zhvillonte edhe operacionet antiterroriste brenda kufijve të saj”, tha Erdoğan në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.
“Falë Zotit, vendi ynë aktualisht ka një industri të mbrojtjes me kapacitet për prodhim në vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh dhe eksporte në vlerë prej dy miliardë dollarësh. Megjithatë, Partia Popullore Republikane (CHP) nuk është në dijeni për këtë gjë”, shtoi Erdoğan.
Presidenti i Turqisë theksoi se Ushtria e Lirë Siriane (ULS) është organizim civil i cili është mbledhur dhe organizuar për të mbrojtur atdheun e saj.
“Ushtria e Lirë Siriane është një organizim civil sikurse forcat tona Kuvayi Milliye gjatë Luftës Çlirimtare, të cilën ne e mbështesim, e cila është mbledhur dhe organizuar për ta mbrojtur atdheun e saj”, tha Erdoğan.
Ai u shpreh se ushtarët turq dhe ULS luftojnë së bashku kundër organizatës terroriste të YPG/PKK.
“Gjithsej 16 luftëtarë të ULS-së kanë rënë dëshmorë dhe 100 të tjerë janë plagosur gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit'”, njoftoi ai.
Erdoğan gjithashtu falënderoi sirianët që jetojnë në Turqi që kanë aplikuar në ushtri për pjesëmarrje në operacionin në Afrin.
Ai u zotua se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër terrorizmit në interes të sigurimit të kufijve të saj jugorë.
“Ne nuk do të ndalojmë derisa të eliminojmë plotësisht kërcënimet terroriste në kufirin tonë dhe derisa 3.5 milionë refugjatë sirianë të kthehen të sigurtë nga Turqia në vendin e tyre. Do të vazhdojmë të shkelim terroristët ashtu siç e kemi thënë këtë dhe pa shikuar kush qëndron pas tyre”, u shpreh presidenti turk.
Më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.
Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.
Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.
Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.(TemA)
ups!
material per automasturbim sunitesh……………..
Gazetar trap qe shkruani per diktatorin na cate trapin
se shpejti usa e b-e,ja do bejne shtet kurdet e irakut,pastaj ju bashkohen kurdet e siris,e pastaj hyne erdogani me osmanet ne biruc te miut,nga 15 kurdet e turqus + se bashku me kurdet e irakut e siris,dhe ta shikojm se kush eshte i forti.po or bytha osmano-nongole,sa mush qahte para b,e,s per ti prusr radaret nga gjernabi e holada,se bashar al asadi ke kah te shkatrrin me aviona.po cili eshte relacioni juaj me sirin,egyptin,por edhe arabin saudite,qka presidenti al sisi egyptian te shikoj eger ne nje konference ne shtete arabe,dhe ju ulet komen,se al sisi arabe ja hep hakun dhe ju njef mire.te vetmet vende qe i manipulon dhe mashtrion jane,shqiperia,kosova dge ghysem bosnia e ngodhur.edigane picka te materina.govne jedan,se ju qdoher tradhtoni shqiptaret,dhe te jendin kenge ivica dacici si para tre muajve,me kengen,osoana,osmana osmanaga,apo hfala ti puno,se i ndertove mijra xhamia turke ne kosove e shqiperi,dhe i armiqsuat shqiptaret me usa e evrope.
per miqsin e vjeter turko serbo ruse mund ta shikoni videon.iviva dacic osman aga.eshte shume intetesante.
Mire e kishe , more Izrael force , qe fillove te shkruanje serbisht nga fundi , pse nuk e vazhdove ? Ate gjuhe , e di mire ti , se , sa per shqipen , nuk ia shkrepke fare , je nje analfabet i teri .