BE i ofron Britanisë status-quo tranzitore, por nuk do të ketë votë pas Brexit

29 Janar 2018, 16:44Bota TEMA

Bashkimi Europian ka rënë dakord të hënën që t’i ofrojnë Britanisë së Madhe një periudhë tranzicioni 21-mujore pas Brexit, vitin e ardhshëm gjatë së cilës do të mbajë “status quonë” si anëtare e BE-së por pa marrë pjesë në votim, thanë zyrtarët.

Ministrat morën vetëm dy minuta kohë për të miratuar një qëndrim të përbashkët të hartuar nga zyrtarët, tha Sabine Weyand, zëvendës i negociatorit të BE-Brexit, Michel Barnier.

“Një shenjë e përpjekjeve midis 27 shteteve të tjera anëtare për të ruajtur unitetin në bisedime”, raporton Reuters.

Oferta vuri në dukje Weyand, ishte:

“Kalimi i status quos pa përfaqësim institucional, që zgjat nga Brexit deri më 31 dhjetor 2020.”(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje