Jo vetëm myslimanët shqiptarë/ Patriarku i Stambollit, letër Erdoganit: Lutemi për suksesin e forcave turke në Siri

27 Janar 2018, 09:26Bota TEMA

Para tri ditësh bëri njëfarë buje lajmi se besimtarët myslimanë në Kosovë po luteshin për suksesin e fushatës turke në Siri. Duket se nuk janë vetëm.

Një lajm vjen nga Turqia që “zë disi në befasi”, teksa njoftohet se mbështetjen për operacionin antikurd “Dega e Ullirit”, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan e ka marrë së fundmi edhe nga Patriarku Orthodhoks i Stamboollit, Bartholomeu I.

Mediat raportojë për një letër të tij drejtuar Erdoganit, përmes së cilës shpreh mbështetjen për fushatën turke dhe uron fitoren.

“Sipas traditës së kishës sonë ne lutemi gjithmonë për shtetin tonë, shëndetin e liderëve tanë dhe mirëqenien dhe lumturinë e njerëzve tanë. Ne nuk i kemi harruar ata qindra mijëra njerëz që janë zhvendosur për shkak të konflikteve në fqinjët tanë në jug, sidomos në Siri.

Është dëshira e komunitetit tonë që kombi ynë të zhvillohet shpejt në një mjedis të besueshëm që sjell fundin e kësaj sëmundjeje që është terrori që ka prekur të gjithë qytetarët tanë, por sidomos qytetarët kurdë që jetojnë në juglindje të Turqisë.

Ne lutemi që Ju  dhe forcat e Armatosura të Turqisë do të kenë sukse dhe se operacioni “Dega e Ullirit” do të sjellë paqe në zonë siç edhe premton emri i tij”, thuhet në letër.

Letra vjen disa ditë pasi në media u përfol acarimi mes Bartholomeut dhe Erdogan për shkak të lidhjeve të dyshuara të klerikut me Fetullah Gulen.

9 komente në “Jo vetëm myslimanët shqiptarë/ Patriarku i Stambollit, letër Erdoganit: Lutemi për suksesin e forcave turke në Siri”

  1. Veterinari says:

    Ne Kosove nuk ka asnje MUSLIMAN SHQIPTAR, e poashtu ne Kosove asnje Musliman nuk eshte SHQIPTAR.

    Islami ndalon kombe , dmth ndalon edhe kombin SHQIPTAR.
    Ne Kosove jane afersisht 32 deri 35 mije Musliman te cilet e mbeshtetin Recep Tayip Orangutanin.

  2. JIM says:

    Cjane keto pallavra ;;;;; Kosovaret sjane turq more gazetare ;;;;;;; Jane Illire ;; dhe jane transformuar ne muslimane nga turqit ;;;por ne shpirt ; ne zemer jane SHqiptare ;; ndoshta nje hoxhallar qe Er dogani e ka cuar ne Kosove ;;;;;; e dini ne ne Kurdistan ;;;; Er dogani ben ate qe bene serbet me ne ;;;; apo jeni analfabeta ;;,,,,,,ER dogani nuk i lejon Kurdet te flasin gjuhen e vet te jetojne sic duan vete pa turqit ne koke ;;;por keto gjera jane shume te komplikuara pe disa ;;;;;;;;….,,,,,,????

    1. Flm says:

      Pershendetjet e perzemerta Patriarkut Bartolomeo, njeriut qe “mban me mish e dhemb”, Krishterizmin Orthodoks ne Kostandinopoj Kryeqendra e Orthodoksis Boterore per mijera vjet.
      Bartholomeu eshte “pengu” i diktatorit Erdogan, deklaratat e Bartolomeut shume here behen nen presion, per te mbijetuar ne Diktatorin e Erdoganit.

  3. millosh kopiliqi says:

    Lutjete jane bere vetem ne “prizeren” (kurdistanin e ballkanit) , pore atyre u vie turp te tregojne identitetin e tyre dhe deklarohen si turq (pise milete) . “prizereni” eshte turpi i shqiptarise.

  4. Pellazgos says:

    Problemi i “Shqipetareve” eshte Identiteti i tyre.
    Ky Identitet del ne kundershtim me historine,kulturen,traditat edhe nderin.
    Eshte veshtire per nje “shqipetare” te pranoje qe, per 1100 vjet p.sh Perandori Greke te Bizantit para Turqise te gjithe kane qene Greke Orthodhokse dhe kur themi qe Hamzai p.sh ishe Markos apo Vasil,pastaj u be Sulejmane dhe tani pas 45 vjet Ateizem bile per mire,u bene Eltona,Eriona,Elvisa,Eduarda.
    Ky eshte problemi qe pervec Emrave qe jane kaq te Shenjta per nje komb,po ashtu edhe Feja.
    Kur thote Erdogani qe “shqipetaret” jane turq,keta nuk e pranojne.
    Kete e thote edhe Bushi qe ky vend eshte myslimane dhe nuk eshte i vetmi qe e thote troc.
    Shqiperia ka shume,shume problem identiteti dhe nuk pranon realitetin.
    Mire thote Bushi,po perpara myslimaneve kane qene Greke Orthodhokse dhe kete pse nuk e pranojme?
    Pse behemi vegel e Papes qe nuk ka aresye ketu te ngaterohet?
    As popullsi Italiane nuk ka ketu,as pune te fuse hundet tek nje popull qe ka te drejten e Tij te ,ete Identitetin.

    1. katarakti says:

      Nuk e pranojne mor idiot se nuk kane qene kurre greke. Kane qene ilire, arberore, shqiptare dhe ortodokse. Por nuk kane qene asnjehere greke. Ti neqoftese e konsideron veten grek ik mbushu andej nga portalet greke. Se nuk ke pune ketu. Veçse nese je i paguar nga Asfalia apo Janullatosi qe te hedhesh helm ndermjet shqiptareve.

  5. F. K says:

    Bartholomeu mund ta bëjë lutjen si qytetar i atij vendi, po qenefat e kosovistanit të kujt janë qytetarë, të turqise apo kosoves? Si gjithmonë servili është gjithmonë me I rrezikshëm se punëdhënësi

  6. Lee lee says:

    V k teze pune ushtrie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje