Trump "shpërthen" ndaj BE-së: E padrejtë me SHBA

28 Janar 2018, 15:15Bota TEMA

“Kam patur shumë probleme me Bashkimin Europian, por tani, ato mund të transformohen në diçka shumë të madhe nga pikëpamja tregtare”, kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për televizionin britanik ITV.

Ai u ndal edhe tek çështja e Brexit, duke thënë se nëse do të ishte në vendin e kryeministres Theresa May do t’i kishte zhvilluar ndryshe negociatat.

“Do të isha treguar më i ashpër me Brukselin, ishin fjalët e tij. Presidenti amerikan foli është për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja e Parisit për klimën.

I pyetur nëse do të ribëhej pjesë e saj, i pari i Uashingtonit tha: “Po do ta beja, do të më pëlqente shumë. Por me kushtin që të behej fjalë për një marrëveshje që do të ishte në interesin tonë”, u shpreh Presidenti amerikan.

Trump shpjegoi se është në favor të ajrit dhe ujit të pastër, por shtoi se marrëveshja e Parisit kishte qenë katastrofike për Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje