Sulmi amerikan me bomba vret gabimisht shtatë irakianë

27 Janar 2018, 15:25Bota TEMA

Zyrtarët irakianë thonë se një aeroplan ushtarak amerikan sot gabimisht ka hapur zjarr kundër një tubimi të luftëtarëve fisnorë dhe civilëve në provincën perëndimore, Anbar, duke i vrarë së paku shtatë vetë dhe plagosur 11 të tjerë.

Ndër personat e vrarë gjnden pjesëtarë të sgurisë dhe civilë, thanë zyrtarët.

Dy zyrtarë të lartë të ushtrisë së Irakut thanë se forcat e Shteteve të Bashkuara kishin menduar se personat që i kishin sulmuar ishin militantë, ka raportuar agjencia Associated Press.

Këta zyrtarë ushtarakë kanë folur në kushte të anonimitetit, meqë nuk ishin të autorizuar të flisnin për media.

Ushtria e Irakut ka urdhëruar hetime për këtë incident të rëndë.

Për më tepër se tri vite, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e ka mbështetur qeverinë e Irakut në fushatën masive për t’i dëbuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, nga Iraku.

4 komente në “Sulmi amerikan me bomba vret gabimisht shtatë irakianë”

  1. mergim tari says:

    GABIMISHT APO ………. “GABIMISHT”
    SE KETA AMERIKANET KUR BEJNE SULME, E KANE ZAKON QE VRASIN GABIMISHT.
    JU KUJTOHET KUR VEANE….. “GABIMISHT” KOSOVARET QE ISHIN NE NJE KOLONE ME ZETORE GJATE LUFTES.

  2. kontekstualizmi says:

    kjo eshte fytyra e vertete e aleatit tone te madh!!

  3. kontekstualizmi says:

    kjo eshte fytyra e vertete e aleatit tone te madh!!!!

  4. ushtar besnik i komandantit says:

    E bejne per te thyer syrin e keq (si thone plakat) ….. ose ..ose … ai qe drejton dronin ne vend te nje “vize” ka thithur ndoshta dy apo tre “viza” keshtu qe i bie te kete qene ne gjendje te “dehur” !!!!! Dasem pa mish nuk ka apo jo … ??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje