Horrori në Indi: Përdhunohet një bebe 8-muajshe

30 Janar 2018, 09:10Bota TEMA

Dhuna seksuale ndaj grave dhe fëmijëve nuk ka të ndalur në Indi. Viktima më e fundit është një vajzë vetëm 8 muajshe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin Nju Delhi, ku bebja është përdhunuar nga kushëriri i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua.

Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Kryetarja e Komisionit për Gratë e Delhit, Swati Maliwal, tha se fëmija duhet t’i nënshtrohet një operacioni 3-orësh, për shkak të plagëve të tmerrshme.

“Të qarat e saj dëgjohen në të gjithë spitalin. Ajo ka plagë të tmerrshme. Çfarë duhet bërë? Si mund të flejë Delhi sonte kur një fëmijë vetëm 8 muajsh është përdhunuar brutalisht në qytet? A jemi bërë kaq të pandjeshëm apo thjesht po e pranojmë këtë që po ndodh si fati ynë?”, shkroi ajo në Tuiter.

Maliwal i bëri apel kryeministrit Narendra Modi, për ashpërsimin e ligjeve dhe shtimin e numrit të agjentëve të policisë për të mbrojtur vajzat.

Dhuna seksuale ka shënuar vetëm rritje në Indi që prej vitit 2012, kur një grup djemsh përdhunuan një student 23-vjeçare në një autobus në Delhi.

Ngjarja u pasua nga një valë protestash, që e detyruan policinë të forcojë ligjet kundër përdhunimin, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje.

Por pavarësisht kësaj, sulme brutale me karakter seksual ndaj garve dhe fëmijëve regjistrohen pothuajse çdo ditë në të gjithë vendin.(BBC-TemA TV)

2 komente në “Horrori në Indi: Përdhunohet një bebe 8-muajshe”

  1. xx says:

    Islam hesapi.Gruaja objekt dhe vetem objet, aspak subjekt.OBJEKT i mbuluar me shami apo me burke qe ben femije.

  2. Arber says:

    Perdhunimi i vajzave te vogla nuk njeh kufizim moshe ne Indi dhe ne Arabi, eshte nje tradite e ketyre popujve. Lexoni librin “Rrethi i Princeshës Sulltana” dhe te tjereve te botuar me pas nga Jean Sasson se aty pershkruhen marredhaniet qe kane me femren keto kafshet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje