“Përdorimi i armëve bëthamore nga Koreja e Veriut do të ishte vetëvrasje”

30 Janar 2018, 17:39Bota TEMA

Nëse Koreja e Veriut vendos të përdorë armë bërthamore, ky do të ishte një akt vetëvrasjeje. Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Song Young-moo, gjatë një forumi për sigurinë që u mbajt në Singapor.

“Regjimi i Koresë së Veriut mund të zhduket nga harta nëse vë në përdorim armët bërthamore kundër Koresë së Jugut ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ai e hodhi poshtë hipotezën se kërcënimet e Koresë së Veriut për sulme bërthamore janë thjesht propagandë dhe jo diçka që mund të ndodhë vërtet.

“Ka një ide anakronike se Koreja e Veriut do t’i përdorë armët bërthamore për bashkim”, tha ai, duke vlerësuar përpjekjet e qeverisë së Koresë së Jugut për dialog.

“Mund të jetë një rrugë e vështirë që kërkon kohë. Por unë mendoj se mund t’ia dalim vetëm me durim”, tha ai.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje