Skandali i gjigantëve gjermanë të automjeteve, BE: Jemi të shokuar, duhen masa urgjente

31 Janar 2018, 09:28Bota TEMA

“Jemi të shokuar si çdokush tjetër nga lajmi për përdorimin e njerëzve dhe kafshëve në testimet e makinave. Është detyrë e autoriteteve kombëtare të përballen me këtë çështje”.

Kështu është shprehur dje zëdhënësi i komisionit të BE, Margaritis Schinas, në një reagim lidhur me skandalin ku janë përfshirë disa kompani të njohura gjermane të prodhimit të automjeteve.

Schinas ka theksuar se kjo çështje kërkon një aksion urgjent nga ana e autoriteteve gjermane.

Ndërkohë, në lidhje me skandalin është “prerë” koka e parë.

Volkswagen ka pezulluall Thomas Steg, menaxher i përgjithshëm për marrëdhëniet me publikun në kompani.

Skandali i testimit të gazrave të emetuara nga makinat u zbulua pak ditë më parë nga gazeta “Bild”.

Kjo e fundit zbuloi se për të testuar efektet negative të gazrave që shkakohen nga makinat e tyre, tre emra të mëdhenj të prodhimit të makinave në Gjermani kanë bërë eksperimente me njerëz dhe majmunë.(ANSA-TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje