"Pas 100 vitesh do pyesin dini gjë kush ka qenë Nano, Berisha, Rama... dhe të gjithë do ngrejnë supet"

3 Shkurt 2018, 17:30Politika TEMA

Namik Dokle ka përkujtuar sot, një vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli.

Ai thotë se Agolli do të mbetet një emër që do të kujtohet edhe pas 100 vitesh, ndryshe nga politikanët që ka Shqipëria.

Pas 100 vjetësh në një gjimnaz, nëse do të ketë gjimnaze atëherë në Tiranë, mësuesja do t’ju bëjë pyetje nxënësve: Dini gjë kush ka qenë Nano, Berisha, Rama etj, nxënësit të gjithë do të heshtin.

Më i zgjuari ndër ta do të japë këtë përgjigje: Mos janë ca politikanë që kanë jetuar në kohën e Dritëro Agollit?”, thotë Namik Dokle.(TemA)

3 komente në ““Pas 100 vitesh do pyesin dini gjë kush ka qenë Nano, Berisha, Rama… dhe të gjithë do ngrejnë supet””

  1. Epirioti II says:

    Sot jemi 100 vjet pas kohes se Esat Pashe Toptanit, dhe nxenesit e njohin shume mire ate si nje burre i keq dhe antishqiptar energjik, dhe nuk thone qe ka jetuar ne kohen e Fan Nolit dhe Ali Asllanit.

    Pas 100 vjetesh nxenesit do e dine shume mire se kush ka qene Sali Berisha, si nje burre i keq dhe nje antishqiptar qe i beri vendit me keq se Esat Pashe Toptani. Per Nanon e sigurte qe do te ngrene supet, kurse per Ramen historia nuk ka marr ende vendim.

  2. Shqiponja says:

    Gabim zoti Namik , do kujtohen ashtu sic do kujtohet Dritero Agolli per vepren e tij te pavdekshme , keshtu do kujtohen dhe keta , do kujtohen si tradhetare , hajdute , dhe kriminele . Sic kujtojme Avni Rustemin per aktin e tij patriotik , kujtojme dhe Esad Pash Toptanin si tradhetar te Shqiperise …………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje