Arrestimet, dy standartet e LSI-së

6 Shkurt 2018, 14:24Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Të gjithë figurat kryesore të LSI-së janë hedhur në një sulm frontal për ta paraqitur si politik arrestimin e një drejtori të rrugëve që ishte pjesë e kësaj partie. Po të lundrosh në rrjetet sociale, që prej fundjavës së shkuar e deri më sot, do të bombardohesh nga statuset e deputetëve që e konsiderojnë arrestimin politik, të urdhëruar nga Edi Rama, e madje, madje, nuk ngurojnë të kërcënojnë as prokurorët që po i hidhnin këto hapa.

Natyrisht, që të kesh dyshime për mënyrën se si po degradon drejtësia nën trysninë manipulative të Edi Ramës dhe nën bashkafajësinë symbyllur të diplomatëve të huaj, nuk është ndonjë mëkat. Metodat e përdoruara nga shumica për kapjen e paligjshme të  Prokurores së Përkohshme dhe zinxhiri i skandaleve që po i lënë vend njëri – tjetrit për të zeruar dosjen Tahiri – Habilaj, kanë ngritur kohët e fundit shumë pikëpyetje. Ato gjithnjë e më tepër po shtojnë shqetësimin se “reforma në drejtësi” ishte një proces që në vend të na vinte vetullat na nxori edhe sytë. Se ajo që u paraqit si hapi i madh për shkëputjen e prokurorisë dhe gjyqësorit nga duart e politikës, po degradon në kthimin e tyre në vitet 90, kur ato përdoreshin si armë në luftën brenda llojit.

Por, pavarësisht këtyre frikërave për përdorimin nga Edi Rama të një kundërpushteti që supozohet ta kontrollojë atë vetë, në fushatën e fundit të LSI-së vërehet një mungesë e theksuar koherence. Në deklaratat e saj atakohet direkt Prokuroria e Krimeve të Rënda, si e kapur nga kryeministri. Dhe ky qëndrim ka shpërthyer vetëm pas arrestimeve të fundjavës së shkuar.

Deri para tyre, LSI ishte pozicionuar pro kësaj prokurorie dhe kundër Edi Ramës, që nuk i lejoi asaj arrestimin e Tahirit. Po të afrohemi më shumë në kohë, partia e Monika Kryemadhit e shndërroi me të drejtë në problem kombëtar ektradimimin e paligjshëm të financierit të bandës së Habilajve, Nezar Seiti. Vetë kryetrarja e LSI-së kërkoi “arrestimin” e Ministres së drejtësisë që kishte hedhur firmën për të penguar hetimet.

Pra, nënteksti i gjithë kësaj beteje ishte i qartë. Pushteti donte t’a hiqte qafe Seitin se ai po zbërthehej përpara prokurorëve të krimeve të rënda. Pra se këta të fundit ishin në “anën e së mirës” dhe Edi Rama, Etilda Gjoni e kompani në “anën e së keqes” që donin të pengonin hetimin.

Por, pa u zbehur ende ekoja e këtij angazhimi, sapo disa njerëz të saj përfunduan pas hekurave (askush nuk mund të thotë ende me apo pa të drejtë), nga heronj të drejtësië, prokurorët e krimeve të rënda u pikturuan nga LSI-a si të kapur nga Edi Rama. Krerët e saj nxituan të flasin për arrestime politike, fiks ashtu sikurse kish bërë Edi Rama në rastin Tahiri. Monika Kryemadhi i harroi të gjitha përbetimet që kish bërë në studio televizive, se ajo nuk do ekthente forcën e saj politike në strehë të ish zyrtarëve të dyshuar, pasi ata duhet të mbroheshin vetë.

Eshtë, kjo mungesë e plotë koherence që rrezikon ta shndërrojë në nul opozitarizmin e fortë të LSI. Sepse ajo, jo vetëm shkakton konfuzion te publiku, por dhe e zhvesh aksionin opozitar nga çdo lloj parimësie. Ajo vetëm se shton shijen e keqe që shqiptarët kanë për këtë klasë politike që sillet gjithmonë sipas devizës: “është e drejtë ajo që më shkon për shtat mua”.

Pikërisht këtë bëri kësaj radhe LSI-a, duke u sjellë njësoj si Edi Rama dhe duke përsëritur gabimin tragjik të të gjitha opozitave tona që mundohen ta luftojnë dëshpërimisht pushtetin me të njëtat armë që përdor ai. /Lapsi.al/

14 komente në “Arrestimet, dy standartet e LSI-së”

  1. Guli says:

    Bushati, gjëja e vjedhur, është HARRAM!!
    Më shumë se të gjithë politikanët në pushtet, kanë vjedhur LSI-stat.
    Do të shpaguajnë.Si mbron dot njeri.
    Ti , vërtitu si gjithmonë.Ti je Ti.!
    Ke vendin tënd,por mos humb dinjitetin , si ZHEJI!
    ??

    1. Zenua says:

      Ore po a nuk filloi me socialistet kjo faza e arestimeve. A e harruan Saimirin keta? Ik Haxhi e beju Nasto atje ne biruce.

  2. O Bushat na çave bythen. Sa te ka rene niveli o burre. Orientoje busullen se ke humbur rrugen.

    1. I.Hoti says:

      Bushati eshte nje ‘kastravec’ i papjekur …Tani edhe vuan se ka qene femije i bllokut! …dhe sulmon Ramen!!!!!! duke mbrojtor ate qe i ka bere vaksinen e fshire bithen..’.Berrrishen…demakraci’..Turp i te pa turpeve1 A thua e ha popullu! Une personalisht them JO! HAJDUTET E CDO NGJYRE PARA DREJTESISE!

  3. Fred says:

    Ore nuk e kuptoje ka gazetare investigative ne shqiperi apo jo eshte e thjeshte more merni projektin e rruges Elbasan Gjinar dhe shkoni ne terren e shikoni a eshte kryer ndonje punime apo thjeshte jane hapur tendera e jane kryer punime imagjinare vetem ne letra dhe arrini ne konkluzione eshte ngritur akuze e vertete apo politike shume e thjeshte apo eshte shume larg Elbasani dhe eshte e pamundur te shkoni atje se ska rruge nuk e kuptoje cfare hyn politika ketu jo Edi po prokurorja brockulla ska faj ai qe u thote kazan.

  4. undefined says:

    Ti je si muti ne shi.Ste ka mbetur adpak yndyre.

  5. zi says:

    Te paskan vonuar pagesen o tru shpelare?
    mbaroi thesi i pordheve,
    me cudit fakti pse nuk ben krahasimin midis llojit?
    atje do te gjesh lavire,hor bulevardi,edhe 3000 do te vrisja po te ish nevoja,
    te ekzekutuar pa gjyq,revolucion,lista te gjata te vraresh qe smbarojne kure,
    apo te premtuan se kotherja nuk do te pritet?
    neveria e njeriut per gjerat qe na rethojne ka nje kufi,
    neveria ndaj jush ka kaluar cdo cak llogjik,mendor, njerezor.

  6. shkodra says:

    Drejtesia po degradon edhe “nen bashkefajesine e diplomateve te huaj” – thote Bushati.
    Bushat nuk je brezi qe u indoktrinua nga komunizmi, por ne fakt je shume me i indoktrinuar se komunizmi.
    Per cilet diplomate te huaj e ke fjalen? Per ambasadorin amerikan dhe ate te BE-se sigurisht. Domethene je në nje akord me Librin e famshem te Enver Hoxhes “Rreziku Anglo Amerikan per Shqiperine”.
    Duke qene se kete e ke thene nja dhjete here, praktikisht je i pandreqshem si produkt komunist.
    Te qofte per hajer!

  7. shkodra says:

    Drejtesia po degradon edhe “nen bashkefajesine e diplomateve te huaj” – thote Bushati.
    Bushat nuk je brezi qe u indoktrinua nga komunizmi, por ne fakt je shume me i indoktrinuar se komunizmi.
    Per cilet diplomate te huaj e ke fjalen? Per ambasadorin amerikan dhe ate te BE-se sigurisht. Domethene je në nje akord me idene e rrezikut imperialist Amerikan per Shqiperine – ideja themelore e Enver Hoxhes.
    Duke qene se kete e ke thene nja dhjete here, praktikisht je i pandreqshem si produkt komunist.
    Te qofte per hajer!

    1. King Bardhyl says:

      Ti ti nje cope idioti faktikisht qe beson qe konglmerati BE-Amerike eshte nje bashkim i ardhur nga qielli…

      sigurisht qe kjo vjen nga IQ-ja jote e ulet dhe injoranca jote teper e madhe.

      Enver Hoxha kishte te drejte, vetem se kishte te drejte per te mbrojtur pushtetin e tij.

      Konglomerati zionist cifut qe zoteron bankat me te medha ne perendim, dhe qe krye fuqine e tij e ka ne amerike, eshte rrezik per gjithe kombet ne bote, e sidomos kombet europiane.

      Prandaj gjithe ideja e Amerikes dhe Be-se eshte kapja e shtetit shqiptare krejtesisht dhe vazhdimi i axhendave te tyre, nje nder te cilat eshte edhe pederastia dhe ketu do jemi.

      Cifutet dhe amerikanet kane gjetur rruge te shtruar ketu ne shqiperi me katunare si puna jote.
      /
      A nuk e e ke zgjauresine te kuptosh sesa mire i kane shkuar punet shqiperise keto 26 vite bashke me ”’ daj samin”?

  8. Tarrasi says:

    Z. Andi. Me keto qe shkruan dukesh qe nuk ke bere asnje hap perpara… Duhet te ndryshosh qendrimin kundrejt lexuesit. Ska me budallenj qe nuk kuptojne se ku do te dalesh. Inati jot me Ramen nuk duhet te erresoje syte dhe ndikoje mendimet. ?‍♂️

  9. donika muco says:

    ore se kuptoj si mund te besh edhe ti analiza kur deri dje familja jote ronte nen hijen e hysniut,gjyshi hysni,,,po ik ore u bete ju te na beni analiza qe flin akoma nen ofiqe ,nen para te gjakut te popullit ,uuuuu mjer ky populll qe spati nje her e zdo kete kur nje bur te ndershem ,,,,,,,,

  10. prendi dedja says:

    Po pse o Bushat kerkon te bejsh paralelizem e rastit Tahiri me Dash xhiken etj…
    Eshte e denushme trafikimi i kanabisit,por ceshtja nisi nga hetimi dhe arrestimi i disa kusherinjeve te larget te Saimir tahirit .
    Mungese provash ku behej fjale per pergjime copera bisedash ku disa trfikante e halabake permendin emrin Saimir ? u kerkua arrestimi i ish ministrit dhe duke na servirur se kerkohej arrestimi nga gjykata e Katanias dhe kur nuk u siguruan prova dhe gjykata e katanias deklaroi se Saimir Tahiri nuk ishte i pandehur ,hetimet u shtrine mbi nje biznesmen Sota per te sajuar nje lidhje me te ,u hapen e u kontrolluan tenderat e zhvilluar gjate kohes kur Saimiri kryente detyren e ministrit.Deri me tani nuk vertetohet asnje leke i pervehtesuar apo keqeperdorur prejtij
    ndersa ne rastin e Dy ish drejtoreve te rrugeve behet fjale per shperdorime ne shuma te medha te fondeve publike dhe disponohen kontrolle proces verbale .

  11. BUJARI JU DEGJON says:

    Mos ja zere me goje Edi Rames,or mut!!!
    Te kam thene 1 mije here!!!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje