Nga Zef Mazi*
Koncepti gjeografik dhe politik i Epirit ka qenë – Epir i Vjetër dhe Epir i Ri. Ndarja dhe përcaktimi i Epirit në Epir të Veriut dhe për rrjedhojë edhe në Epir të Jugut nuk ka vërtetësi historike.
Ka afro 100 vjet që politika greke ka filluar dhe vazhdon edhe sot propagandimin e kuptimit apo të përfytyrimit Epir i Veriut (Vorio Epir) dhe të pretendimeve për të. Propaganda tepër intensive e deri e pasaktë, gjithëkund përfshin masivisht mediat dhe sferat politike dhe ka bërë që kuptimi “Epir i Veriut” të përvetësohet dhe të përdoret sot edhe nga zyra të ndryshme Europiane e të tjera. Por ai përdoret në kuptimin e vet jo të vërtetë; ai trajtohet si një dukuri që egziston, që përbën shqetësim dhe që kërkon një farë trajtimi dhe zgjidhjeje pa u thelluar në vërtetësinë historike.
Ndoshta jo krejtësisht në këtë kuptim, por thjesht si term referues për një territor gjeografik i banuar nga nje popullsi e caktuar greke, përsëri pa u thelluar sa duhet, ai është përdorur edhe nga autorë të ndryshëm perendimorë, përfshirë edhe Robert D. Kaplanin në librin e tij “Greqia, dashnorja e perëndimit, gruaja e lindjes”. “Njoftimet e mediave në vend që të shpjegonin Greqinë moderne, nuk bënë gjë tjetër veçse hodhën dritë mbi injorancën e Perëndimit për shtrirjet më të gjëra dhe më të rëndësishme të historisë greke”, shkruan Kaplan. Prandaj është gjetur me vend përfshirja këtu e disa sqarimeve themelore për këtë çeshtje.
Deri në vitet 1912-1913, me ndarjen e Ballkanit sipas linjave që vendosi Kongresi i Berlinit më 1878, termat apo kuptimet Epir i Veriut (Vorio Epir, Northern Epirus) dhe vorioepirote (Vorioepirotes), siçi quajnë grekët sot popullsinë që jeton atje, nuk janë përmendur absolutisht në asnjë dokument. Kjo pasqyron një të vërtetë, sepse termi Vorio Epir nuk përfaqëson ndonjë kuptim gjeografik të Epirit si territor. Për të kuptuar drejt problemin e kufijve jugorë të Shqipërisë duhen studiuar me vëmendje ndarja administrative e Perandorisë Bizantine para pushtimit otoman, si dhe emërtimet që morën këto territore në organizimin e shtetit otoman në shekullin XV e më tej. Në këtë kuadër, vend të posaçëm merr edhe Epiri, për të cilin përmbledhtazi pa pretenduar zbulime të reja disa gjëra kryesore mund të thuhen me saktësi historike të provuar.
Epiri përbën një krahinë dhe njërin nga shtetet e Ilirisë të Jugut. Ai shtrihej në malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe në rrjedhën e mesme të Vjosës, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. Si emër i përveçëem gjeografik ai fillon të njihet nga fundi i shekullit VI p.e.r., deri sa në shekullin IV p.e.r. mori edhe kuptim të përcaktuar politik.
Fiset që banonin në këtë trevë ishin Tesprotët, Kaonët dhe Molosët. Ato fise dolën në histori si forma politike më vete në Luftën e Peloponezit (432-404 p.e.r.) dhe ishin aleatë të Spartës më 429 p.e.r. Sundimtari i Molosëve, Tarypa, krijoi edhe shtetin që u quajt Lidhja e Molosëve. Pas mesit të shekullit IV p.e.r., ata përfshihen nën ndikimm maqedon, por sundimtaret vendas vazhduan proçesin e bashkimit më tej derisa erdhën tek Aleanca Epirote, një shtet federalist i kohës se Aleksandrit Molos (342-31 p.e.r.). Etapa e tretë është sundimi i Pirros (307-272 p.e.r.), i cili shtiu nën zotërim edhe pjesë të Maqedonisë, Tesalisë dhe disa krahina të Ambrakisë, Amfilokisë dhe Akarnanisë.
Shteti monarkik epirot humbi rëndësinë në vitet 30 të shekullit III p.e.r. dhe u kthye në shtet republikan i njohur me emrin Lidhja Epirote. Në vitin 167 p.e.r. ajo ra nën sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. u bë pjesë e provincës maqedone. Me reformën e Dioklecianit (fundi i shekullit III e.r.), emërtimi Epir shtrihet deri në brigjet e Vjosës dhe u quajt Epiri i Ri (Epir Nova) për t’u dalluar nga pjesa tradicionale që u quajt Epiri i Vjetër (Epirus Veins). Në trevën e Epirit të Vjetër, në fillim të shekullit XIII, u krijua i quajturi Despotati i Epirit dhe nga shekulli XV nuk bëhej më dallim ndërmjet Epirit të Ri dhe të Vjetër. Pra, Epiri i Ri u krijua si provincë e prefekturës së Ilirikumit -Ilirise, nga reformat e Dioklecianit. Ai përfshinte krahinat e Shqipërisë së sotme, qendrore dhe jugore, nga lumi Mat deri në lumin Vjosa dhe qeverisej nga një konsullar e kishte si qendër Dyrrahiumin. Edhe Epiri i Vjetër përfshihej në prefekturën e Ilirikumit dhe shtrihej nga lumi Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë, qeverisej nga një hegjemon dhe kishte si qendër Nikopolin (Prevezën e sotme).
Shumë autorë të lashtë si Herodoti, Tukididi, Straboni, të cilët mbahen si baballarët e historisë greke, kanë arritur në përfundimet për përcaktimin e Epirit si territor dhe si popull duke dëshmuar se kjo hapesirë (Epiri) nuk përfshinte pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia kufizohej me Akarnian (sot malet e Pindit) dhe me gjirin e Ambrakisë n Veri, si dhe me territorin e quajtur Epir të banuar nga barbarë, siç i quainin grekët e lashtë të gjithë ata që nuk flisinin greqisht. Pra, i takonin një race tjetër, “barbarëve”. Ka jo pak autorë dhe shkencëtarë serioze Europianë që kanë dëshmuar se Epiri nuk ka qenë ndonjëhërë grek. Mund të përmenden edhe disa harta zyrtare të botuara në Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari në shekujt e kaluar ku përdoret termi Shqipëri e Jugut dhe jo përcaktimi Epir.
Prandaj, koncepti gjeografik dhe politik i Epirit ka qenë ai që përshkruam, Epir i Vjetër dhe Epir i Ri. Ndarja dhe përcaktimi i Epirit në Epir të Veriut dhe për rrjedhojë edhe në Epir të Jugut nuk ka vërtetësi historike. Termi “Vorio Epir” është një përfytyrim, një kuptim politik, falsifikim i së vërtetës historike për Epirin, për trashëgiminë dhe gjeografinë e tij. Ai është krijim i atyre qarqeve të cilët si platformë politike shtetërore në Asamblenë Kombëtare të Greqisë më 1844, përmes gojës së kryeministrit Jan Koteli, shpallën Megali-Idene (Idenë e Madhe) si themel të egzistencës së Greqisë. Synimi ka qenë krijimi i një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine, ku do të përfshiheshin edhe popullsi të tjera ballkanike, si shqiptare, bullgare, maqedone, etj.
Ndër të tjera, objekt i kësaj platforme ishte përfshirja në shtetin grek të një pjese të tokave shqiptare, e thënë më saktë edhe krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës (mundësisht edhe më shumë), që Fuqitë e Mëdha Europiane i njohën si pjesë të shtetit shqiptar pasi i dhuruan Greqisë rajonet më jugore shqiptare në Epir, si Çamërinë dhe krahina të tjera, si Janinën e Kosturin. Për arritjen e këtij synimi u krijua, u përdor dhe vazhdon të përdoret pasaktësisht përfytyrimi i ashtuquajtur “Vorio Epir”. Kjo ka qenë baza e politikës greke gjatë shekujve XIX dhe XX në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fatkeqësisht, ajo edhe sot duket se mbizotëron drejtimin e politikës greke ndaj Shqipërisë, pavarësisht se me çfare velloje dhe etiketimi përpiqet të mbulohet.
(Pjesë nga parathënia e librit “Greqia, dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes”)
*Diplomat i vjetër në profesion
Ju lumte Zef Mazi. Une kam idene qe Evropes duhej thene prere: “Ne jemi Evrope se shkruajme me alfabet te Evropes, kemi luftuar per Evropen, por nuk mund te hyjma ne Bashkimin Evropian perderisa brenda tij qendron nje shetet i pademokratizuar, shovenist dhe zbatues i ideologjise agresive te quajtur “Ideja e Greqise se Madhe”, s’ pranon te adaptoje alfabetin latin, s’pranon te distancohet prej politikave agresive, ndaj veprimeve teroriste brenda Shqiprise, ga barbarizmat e bera ndaj Shqiptareve brenda Greqise, ndaj mos pranimit te njohjes se minoriteti te Shqiptareve ne Greqi, me aplikimin e politikes genocide fetare ndaj Shqiptareve. Rrofte Aleanca Atllantike e themeluar nga Mreteria e Bashkkuar (UK) dhe Amerika (USA), ku qendrojme aktive dhe me krenari”.
Epiri I Veriut eshte term gjeografik,te cilin e perdorin greket,ne perdorim Shqiperia e Jugut..
*qe nga kohet e lashta Epiriotet konsideroheshin barbare nga greket,njesoj si Maqedonet,
*ne Epir eshte folur gjithmone shqip,edhe sot me gjithe presionin e shtetit grek,në fshatrat e Epirit te Jugut flitet akoma shqip
*Gjergj Kastriot-Scanderbeg ishte shqiptar,dhe si I tille mbante titullin “mbret i shqiptareve,princ i Epirit”
*Gjergj Kastriot-Scanderbeg si shqiptar,e konsideronte veten pas-ardhes I Pirros se Epirit
*emri Pirro,eshte I perhapur nder shqiptare,ndersa në Greqi nuk egziston
*arbereshet epiriote qe emigruan në Itali,jane shqiptare,flasin e kendojne shqip,krenohen me flamurin e Skenderbeut
*nqs zona e Epirit te Veriut/Shqiperise Jugore do ishin greke,sot do ishin nen Greqi
*rilindasit shqiptare te Epirit/Shqiperise se Jugut zgjodhen pikerisht fjalorin me germa latine,duke u shkeputur perfundimish nga obskurantizmi greko-bizantin
*ne 1912,perfaqesuesit e trevave te Shqiperise se Jugut,pra Epirit te Veriut,vendosen unanimisht te qendronin nen Shqiperi,
*por edh e atje ku influenca greke ishte e madhe si në Himare e Gjirokaster,po aq I madh ishte edhe reaksioni anti grek,popullsia e ketyre zonave perqafuan me te madhe shqiptarizmën
endrra prej budallai per te ashtequajturin vorje epir,eshte thjeshte nje lloj ngushellimi per nje popull te vogel te pa shprese,per te mbajtur sado pak gjalle platformen e “megali ideas”…
Platform qe i ka dale boja e kallaj bashke me kohe vari kkkk sec prrallisin kolonet jevgjite te anadollit dhe disa segmente arvanitesh te pabese pune zgjebsish e b..q…
Greqia mbetet dhi e zgjebosur me bisht perpjet ne Bashkimin Evropian, ndersa Shqiperia e Shqiptareve qendron ne trojet e veta larte krenarisht permbi eren qe ndot Evropen Megalloidea Terroriste e Klerit Kryqetar.
Epiri plotësisht nuk i takon Shqipërisë, është thjesht i pushtuar nga prapambetje otomane, Shihni Himarën zonat Epirote ku nuk u gjymtuan përpara Perandorisë Otomane, edhe pse taksat i paguajnë dyfishtë, edhe pse skishin të drejtën për të mbajtur armë, edhe pse shumë prona të tyre kaluan në dorën e Turkaxhinjeve shqipfolës ku përfshihen në Λαμπουρια. Edhe pse nuk kishin të drejtë të jepnin mësimdhënie në gjuhën Hellene. Ja që pasi perandoria Osmane rra edhe që mes të humbej ky territor nga dora e perandorisë, u shpik pavarësia e Shqipkarr- ise, me një simbol bizantin, sa për ti hedhur hi në sy ndërkombëtareve se këtu sapo lindi një shtet I rri, përbërja e tij përfshinte company of Muslims bashkë me Orthodox edhe Katolikët ku ishin një pakicë në atë kohë. Ndërgjegjja juaj atdhetare të dashur Shqipkarr është një mashtrim, një flluskë që u ka plasur nëper dorë. Këto territore të rrëmbyer do kthehen shumë shpejtë në zotët e vet.
Kur turqit mbrrinin ne Himare himarjotet “trima” kishin kohe qe kishin marre bithen ne dore e ishin zhdukur ne Itali te jugut apo Korfuz nen mbrojtjen e Venedikut more copa hajvanit ku pyeste turku per 5 himarjote bythece ishte fuqi e kohes more vesh mora thuaj kastravec Serash
Ore under pordhe ore kopil arabi..kto ti ka mesuar imami I lagjes ?la gojen kur te flasesh per Himaren ore bajge? Kur bashkesia e himares luftonte stergjyshin tend ,ata te tute çonin pese here ne dite bythen perpjete.
Ik more pidhurjot me morra se kur vinte Aliu grate I linit në fshat vete ju ja fusnit me not ne Korfuz
Hidhi nje sy vetes ne pasqyre shiko dhe emrin dhe mbiemrin qe ke dhe do kuptosh se cilat gra jane abuzuar nga turqit ne te kaluaren.plehre!
Ore under pordhe ore kopil arabi..kto ti ka mesuar imami I lagjes ?la gojen kur te flasesh per Himaren ore bajge? Kur bashkesia e himares luftonte stergjyshin tend ,ata te tute çonin pese here ne dite bythen perpjete.
.
..
Diku dikur dikush..O zoti Zef te jem kundra per dicka qe e dini me mire se une no sens po qe dicka stonon lumit shkumbin si i thoshte Herodoti….dhe si quante fiset barbare qe jetonin atje dhe pse e permende kete lum si kufi.Nese shume larg vajta.Romaket ose ciceroni me sakt ca thoshte per keto vende ?.Po afrohem prape larg jam.Sa osman jane ngulitur ne keto treva dhe sa ishin deri me12/kur nocioni shtet shqipetar/doli ne sken.Spo permend sllavet qe edhe Bistrica ka ngelur akoma si emer lumi .Prandaj them dicka me stonon
Sipas historise:
“EPIRUS perfshin krahinat qe shtrihen nga lumi Aos (Vjosa) dhe Akrokerauneve ne veri deri ne gjirin e Ambrakise ne jug; nga deti Jon deri ne malet e Pindit. Permendet si nocion gjeografik ne shek VI p.kr., ndersa si nocion politik ne shek IV p.kr. Krahinat kryesore te tij jane Thesprotia, Kaonia, Molosia. Organizimet me te permendura ne trajte shteti, greqisht quheshin Koinone, ne Epir jane Amfiloket, Kasiopet dhe Prasaibet. Sipas autoreve antike, fiset epirote flisnin gjuhe te ngjashme me gjuhen e fiseve maqedone, te cilet nga ana e tyre flisnin dialekte te greqishtes. (te gjitha dokumentat dhe gjetjet arkeologjike jane ne greqisht) Me pushtimin romak te gadishullit ballkanik, kemi gradualisht dhe renien e mbreterive te Epirit. Ne shek III te eres sone, ne kohen e Dioklecianit jane krijuar dy provinca romake:
Epirus Nova me shtrirje nga Vjosa e deri ne Mat dhe nga Adriatiku e deri ne Lyhnid (Ohri). Qendra administrative ishte Dyrrahu. (ky emertim nuk perfshin territore te Epirit Antik)
Epirus Vetus me shtrirje nga Vjosa e deri ne Ambraki dhe nga Joni e deri ne malet e Pindit.
Qendra administrative ka qene Nikopolis.
Ne shek. IV te eres sone, keto dy provinca, u perfshine ne Prefekturen e Illyricum-it”.
Sa siper, shume percaktime te diplomatit nuk perputhen me historine. Te pakten ceshtja kryesore qe Epiri eshte Iliria e Jugut eshte nje trillim dhe fantazi qe nuk gjendet askund ne dokumentat historike. Keto te dhena jane deri ne mesjete. Me vone pushtimi otoman ka ndryshuar shume gjera te cilat eshte e udhes qe historianet e papolitizuar te hedhin drite mbi te vertetat historike.
Jam kurjoz te imagjinoj sikur ne vend te shqiperise ne “vorio epir”
te ishte turqia si do të kishin shkuar punët dhe kufijt.
Shih Qipron.
@ dicka me stononte flm qe me sqarove mua dhe shume te tjere sidomos shokun e janulles Underfined
Sipas teje ku hidhet drite ne histori duke thene genjeshtra !? Epiri ska qene kurre i greqise dhe s’ka per te qene kurre .
@ po butrinti si klasifikohet antik grek apo romak.Po pate kohe dhe mund te shkruash dicka .
@Lee lee
Me sa di une Butrinti, Apolonia, Durresi. Lezha, etj. ne brigjet e Adriatikut dhe me gjere, per nga datat e themelimit te tyre si qytete i perkasin kolonizimit grek. Ndikimi romak eshte disa shekuj me vone. Ato konsiderohen koloni greke.
Ne historine e Evropes Jeorgios Kastriotis njifet si Prijesi i Epirit pasarrdhes i Pirros dhe Aleksandros.
Ne qofte se ju Sulejmanet dhe Zefat ne qofte se “historia” juaj fillon ne 1912te si nje vend myslimane (ashtu tha miku juaj Bushi) atehere mu kini shume te drejte
Ca pret o pellazgos .Akoma sfasin per historin e 1914 -1917 po shkojne 2000 vjet mbrapa per te thene cfarSe jane Etrusk ..Batoja beri 2 kryengritje .Dhe me vone Agroni /jo ai i xhamllikut/ ber 3 te tjera.Keto jane te dokumentuara per zotin
Studime gjenetike – dmth shkence dhe jo çudira shoviniste dhe mite ideologjike – tregojne per tre Haplogrupe kryesore nder shqiptare: Y- ADN E-V13 ardhur nga Afrika, rreth 25.000 vite me pare. R1b me origjine nga Azia perendimore rreth 15.000-18.000 vite, sot i pranishem gjeresisht nder europianet perendimore. J2b2 me origjine nga Mesapotamia dhe nje pjese e Kaukazit, rreth 20.000 vite me pare.
EV13 dominon te shqiptaret e veriut, Kosoves dhe Maqedonise dhe ruan frekuencen me te larte nder gjithe popujt aktuale te Europes gjeografike.
R1b gjendet me teper ne Shqiperine e mesme.
J2b2 shtohet ne perqindje sa me teper zbresim ne jug dhe ne Greqine veriore.
Pra Shqiptaret sot trashegojne gene afrikane, mesdhetare dhe te azise perendimore. Kjo na dallon thelbesisht nga Sllavet!!! Nga Shqiperia e mesme e poshte deri ne Çameri na afron me Greket veriore, Rumunet, nje pjese e maqedonasve jo sllave, dhe europianet perendimore. Ata qe i quajme “maloke”, veriore, kosovare dhe shqiptare maqedonas jane kryesisht EV13 me perqindje gjermanike dhe kelte ne genet e tyre. Bjonde. Sykalter. Kuqo. Nga Shkumbini e poshte shfaqen tipare më mesdhetare, brune, zeshkane, sygjelber, syzinj, kaçurele.
Me pak fjale, gjenetikisht jemi kusherinj me greke veriore, maqedonas jo sllave, europiane perendimore dhe te larget me gjermane nder verioret. Kulturalisht jemi nje tmerr i perzjere me barbare ilire, trakë, romake, bizantinë, osmane e sllave, pra ballkanas. Per kedo qe eshte kurioz te marre vesh origjinen e Y-ADN, dmth linjen e baballareve e gjysherve shekuj me pare, testi i Haplogrupit kushton rreth 300 dollare. Sidoqofte jemi me te vjeter sesa Iliret edhe pse ndajme me ta frekuenca gjenetike.
Genetics ? .no coments.ZOTI ZEF ku i kishim fjalen.A po.Ke krasitja e ullirit dhe perpunimi i kungullit.