Arta Marku, “zonja e forte” që do të hyjë në historinë e Shqipërisë

3 Shkurt 2018, 21:12Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Koncepti amerikan i garancisë në teknikën legjislative, po triumfon.

Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër që të krijojë Seksione të Posaçme të përkohshme, në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe në Prokuroritë e Rretheve gjyqësore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Lezhë.

Dhe kjo strukturë do të funksionojë normalisht kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri sa të formohet SPAK-u

Tani mund të thuhet se Reforma në Drejtësi u vendos në shinat normale ku do të ecë e sigurt, sepse dje u gjet formula për të eliminuar bllokimin e saj.

Korrupsioni i lartë është në panik, se Prokurorja e Përgjithshme dhe Këshilli i Prokurorisë krijuan apendiksin e ri në strukturën e prokurorisë me prokurorë të rinj specialë në hetimin e korrupsionit shtetëror shqiptar, derisa të krijohet SPAK-u.

Të gjithë prokurorët e korruptuar dolën jashtë karakterit special të prokurorisë.

Në funksion të kësaj:

Prokurorja e Përgjithshme dhe ministri i Brendshëm nënshkruan protokollin e tyre të parë të rëndësishëm. Kurse ambasadori amerikan, Donald Lu, u takua gjithashtu dje gjatë me kryeministrin shqiptar në zyrën e këtij fundit.

Gjithçka kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Prokurorja e Përgjithshme e dha provën e dytë të madhe që është me ligjin – dhe, me shqiptarët e për shqiptarët.

Që nga viti 1924; kjo është zonja e fortë që shenjat janë se do të hyjë në historinë e Shqipërisë si inisiatorja e vendosjes së drejtësisë. Dhe kjo nuk është pak për karierën individuale të një personaliteti shtetëror. Në fakt, shqiptarët kanë mëse një shekull që po e prisni një individ të tillë.

Tabloja e krimit në Shqipëri është një rrjedhojë direkte e kulturës së papërgjegjshmërisë në qeverisjet shqiptare. Kjo lloj kulture antiligj e qeverisjeve shqiptare ka krijuar në Shqipërinë njëqind vjeçare korrupsionin kryeministror, i cili në fakt kërkon tani që të likuidohet nga skena e sundimit të tij më anë të Reformës në Drejtësi.

Nga të gjithë eruditët shqiptarë që sigurisht se e njohin qartë këtë kulturë sunduese në Shqipëri, ka pasur mosbesim logjik për vetë Reformën, brenda pyetjes: si mund ta kryejnë një reformë antikrim ata të cilët i kap kjo Reformë?

Në fakt, kjo ka qenë arsyeja bazë e skepticizmit të përgjitshëm në Shqipëri.

Sigurisht që pyetja është e drejtë edhe logjika është e saktë; por ajo që kapërcehet në këtë rast logjik është fakti i politikës si natyrë. E pra, kjo po ndodh dhe do të ndodhë se është brenda natyrës dhe filozofisë së politikës.

Cila është kjo natyrë?

Është arsyeja e frikës. Na duhet të kujtohemi në këtë rast se arsyeja e frikës operon me një pragmatizëm invers: midis dy të këqijave zgjedh të keqen më të vogël. Sepse, në rast se nuk operon kështu, vetë individi shkon në shkatërrim.

Po në Shqipëri sot, kush e sjell politikën e lartë të individëve në pushtet qeverisës që ta pranojnë Reformën në Drejtësi si të keqen më të vogël të tyre?

Politika amerikane.

Megjithatë të tremburit bënë çmos që të bllokonin Reformën, dhe deri tani e kanë bllokuar. Por dje u gjet dhe zgjidhja që u nënshkrua nga ministri i Brendshëm dhe Prokurorja e Përgjithshme. Të dy e kanë treguar më fakte që janë të palëkundur për Reformën ; atëherë duhet të pranojmë se tani gjithçka është e zgjidhur.

Reforma nuk pengohet se, në funksion të frikës, krijimi dhe funksionimi i SPAK-ut është frikë më e vogël nga skema e re e Prokurores dhe ministrit të Brendshëm.

Për këtë arsye tani gjithçka është e sigurt që do të miratohet, sepse në funksion të luftës kundër korrupsionit akuza aktuale shqiptare dhe mbështetja e Policisë së Shtetit nuk ka më asnjë pengesë.

Koha hyri më në fund në hullinë e vet konkretë të luftës për drejtësinë shqiptare dhe kundër krimit abuzues të pushtetarëve.

Po, a do të ketë reaksion nga arradha e korrupsionit me pushtet. Po, do të ketë, por asgjë nuk do të bëjë dot. Në këtë luftë fiton ai që ka policinë me vete.

Koha për drejtësinë shqiptate, duket se ka mbërritur me akte konkrete, më në fund.

12 komente në “Arta Marku, “zonja e forte” që do të hyjë në historinë e Shqipërisë”

  1. Taku says:

    o Torollaku Taku, le nom, or tej…je dhe avukat ti? vetem ti se paske kuptuar qe AdriatikLLlal nuk ka ikur akoma…?

  2. K shume te drejte Spartaku says:

    O spartaku Avukati, cu ba me detin, o Take,apo ka tradheti ktu e burr?

  3. Ollga Toronto says:

    Panik ne kampin opozitare,Lesh e Lija dhe PD-eja jane ne konfuzion total,Lulushi me Monken po flasin percart,Saliu po shehe ender me revolucion dhe permbysje per te shmangur hekurat qe po afrohen.E keni kote o te mjere,thote Ngjela,nuk shpetoni dote.

  4. vaso says:

    Rrofte peshkatari Lu!

  5. Simon Vrusho says:

    HUTIM… PANIK… ANKTH…

    Investimi në korruptim, trafiqe, kontrabandë, falsifikim, tenderim, emërim, zaptim dhe abuzim në shtet e pushtet, investimi në parti, zgjedhje e vjedhje, investimi në vila, resorte dhe lloj-lloj biznesesh gjithandej, investimi në diploma false dhe gjetje karakteresh kallpe e kallpazanë, investimi në krim dhe inkriminim, vjen një ditë, një orë, një çast, një moment e ndalet, stepet: Hutim… Panik… Ankth…
    Ndëshkimi bën apel…
    Të gjithë që kujtuan se i kish ndihur fati, kanë harruar se, ndërkohë, i ndiqte dhe fataliteti…
    Ndëshkimi të rrëzon jo vetëm nga posti, kolltuku, por edhe nga pesha, të lehtëson nga ndërgjegja…

    1. VetinguVetetingu says:

      Si keshtu mo Simon, paske endrra shume te bukura…ka jeton ti tash, ne Albanistan apo USA te jesh kaq optimist.Apo,je i vetmi qe skupton qe veting do te thote veting, allashqiptar?

  6. Shoku " Shpati " says:

    Shum I sakte Taku ! Taku komentuesi jo Torrollaku avokat …Po kush prokuror I korruptuar iku mo avokat qe tani do fillojme te fleme me dere hapur ne ? Ka patur te drejte komandanti per tipa si puna jote .

  7. Koba says:

    Ne mos qofte u sajofte!!.Sidoqofte analiza eshte e sakte.Na pelqen.Duam te shohim Zuzaret ne hapsane.Te dorezojne paret e vjedhura.Eshte sekelldisur shume si Sali krimineli ashtu dhe Mona baxhella.Se keta peshq qe po fillojne te paguajne ,kane qene ne sherbim te tyre dhe llokmen ma te madhe e kane dorezuar ne oborret respektive te sali Gerdecit dhe Mona Baxhelles.
    Ti komentues Tak. shiko mbrapa se po te hyn dhe ty Huri i Vetingut.Peshqesh nga DAJ SAMI.

  8. hila says:

    Agriatik llalla se shpejti ne Rec mbas hekurave me salushin e zenushin, urojme edhe Metushi me to bashke se bejne nje dore Domino per te kalu kohen.

  9. Bushi says:

    Zoti Ngjela ka analizuar shume bukur situaten e sotem ne drejtim te prokurores Arta Marku.Ajo po bene ç’mos qe te luftohet korrupsioni,dhe po bene nje organizim shume te mire neper rrethe me prokurorit.Ndryshe nuk behet.Opozita,kryesisht Berisha,Basha,Meta dhe Monka çizmja,jane te vendosur qe organet KLP dhe KLGJ te mos ngrihen,dhe si rrjedhoje reforma ne drejtesi te mos behet.Kjo tregon friken e madhe qe i ka zene,se e din qe do shkojne ne burg.
    Zoti Ngjela e tha shume mire, se, reformen ne drejtesi nuk mund t’a bejne te korruptuarit.Per kete Zonja Marku si kryeprokurore,po mendon rrugezgjidhje te tjera efikase.Shume mire e ka.I urojme suksese.

  10. a.f. says:

    @Ngjela
    Ke disa vjet qe i bie fyellit ne te njejten brime..
    Nderroje te pakten melodine, se ambjentin nuk e ndryshon dot..
    Parashikimet e tua javore dhe mujore, po spostohen me vite.. Deri kur??

  11. guri bicolli says:

    Dikur avokati pat thene per Sali Berishen ,ne shoqerine tone jane dy lloj politikanesh,nje lloj per tu pasuruar nga politika dhe nje lloj tjeter per te bere historine.Sali Berisha hyn ne llojin e dyte,njesoj sic thote tani per prokuroren Marku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje