Ilir Yzeiri
Nga Ilir Yzeiri
Talk-show-t e mbrëmshme politike të kujtonin një vend si Iraku ose si Siria që janë në luftë dhe që jetojnë në një gjendje të shkallmuar psikologjikisht. Sharje, hakërrima, sherre kafehanesh të fshatit shqiptar, banda, krim drogë, shitje deti e të gjitha marrëzitë e një narrative që është bërë e padurueshme.
Duke mos respektuar asnjë princip mediatik, duke mos përfillur asnjë ndjeshmëri të publikut, këto shfaqje banale të medies sonë kanë zaptuar hapësirën më të rëndësishme të kohës televizive që është ajo e orës 21 e deri në 23 dhe derdhin aty gjithë llumin e një ligjërimi prej njerëzve të dalë mendsh që akuzojnë e shajnë, që vizatojnë një Shqipëri më të errët dhe më të pajetueshme se Iraku apo Siria ku bëhet luftë dhe publiku i ngratë është i detyruar që të marrë pjesë si spektator në këtë zdërhallje idiotësh e injorantësh dhe në fund i duket vetja se jeton në një vend të mbytur në mut, pa asnjë shpresë, në një vend ku nga mëngjesi në darkë dëgjohet vetëm fjala kriminel drogë, hajdut, vrasës dhe hashash. Media në tërësi dhe televizioni sidomos janë vendi ku projektohet jeta jonë e përbashkët, është vendi ku gjithësecili nga ne kërkon të gjejë vetveten, të identifikohet me ndonjërin apo me ngjarjet që tregohen aty.
Në të gjitha vendet e qytetëruara media është një institucion jetik që jo vetëm tregon atdheun, por edhe formëson shijet, edukon dhe krijon imazhin e një atdheu që duhet të bëhet i jetueshëm dhe i bukur. Askush nuk po thotë që të fshihen apo të mos denoncohen paudhësitë e qeverisë apo të atyre që shkelin ligjet apo që dëmtojnë jetën e përbashkët. Opozita dhe shoqëria civile janë rojtarët e vlerave të publikut dhe vigjëlojnë sepse i kanë të gjitha mundësitë që të marrin vesh të parët paudhësitë që mund të bëjë qeveria. Mirëpo, në të gjitha gjërat që bëhen e që ndodhin, ka një masë dhe ka një hierarki.
Njeriu nuk është një kafshë që ka nevojë të dëgjojë vetëm lehjet e atyre që e drejtojnë apo që janë në parlament. Njeriu ka nevojë të qeshë, të gëzojë, të flasë për gjërat e bukura që ka jeta. Një vend i qytetëruar dallohet sidomos nga vlerat në art, kulturë e sport që ai shfaq. Sot teatrot, kinematë janë vende që nuk grumbullojnë publikun e gjerë. Unë nuk e di për çfarë arsyeje, por në Tiranën tonë apo në Shqipërinë tonë mungojnë koncertet që mbushin stadiume e sheshe. Ne nuk kemi këngëtarë që të identifikohemi me ta, nuk kemi këngëtarë e poetë që të na këndojnë ndjenjat tona, kemi në të shumtën e herës ahengxhinj apo djem e vajza që këndojnë për qejf të vet dhe që zdërhallen nëpër dasma e lokale nate. Për të gjitha këto e për shumë e shumë arsye të tjera, televizioni mund të luante një rol të pazëvendësueshëm për ta rrëfyer ndryshe Shqipërinë.
Në televizionet tona mungon ironia, e qeshura, mungon humori dhe ajo që është më kriminalja, emisionet politike me debate të pështira transmetohen në orare të papranueshme, pikërisht atëhere kur para ekranit mund të jenë edhe fëmijët, adoleshentët e të rinjtë. Sherri ulërimat, sharjet po kthehen në një sport nacional që po i masakron edhe fëmijët. Në të gjithë vendet normale, këto lloj emisionesh transmetohen në atë që quhet mbrëmja e tretë, dmth pas orës 11 e 30.
Për fat të keq, në ekranet tona edhe kur jepen spektakle apo show të ndryshëm ato janë ca përsëritje banale të formateve të njohura që imitojnë në mënyrë të trashë një shfaqje që shqiptarët e njohin prej kohësh. Dhe edhe nëse ti vendos të ndjekësh ndonjë prej tyre, do të neveritesh si nga drejtuesit si nga ata që gjykojnë apo moderojnë për shkak të fodullëkut, humorit të shpëlarë dhe mungesës së natyrshmërisë dhe shtirjes. Mirëpo kjo është gjysma e së keqes. E padurueshme dhe jashtë çdo etike është vendosja e talk-show-ve politike në orare që ndotin atmosferën sociale dhe shkatërrojnë mendërisht fëmijët. Ndërsa gara pastaj për të parë se kush i fitoi shikuesit është shumë cinike. Është njësoj si të mburresh në një luftë civile se cili vrau më shumë njerëz, dmth cili çmendi më shume telespektatorë.
Te lumte. Edhe Italia programe si “Porta a porta” etj, i fillon ne 23.30. Po ku kan turp kta pronar mediash e kta funderina gjoja gazetar. Une kam neveri dhe nukl i shikoj por me vjen keq per pjesen e madhe qe shikon kto felliqsira.
SHUME E SAKTE… Jo vetem ne ITALI por edhe ne gjithe vendet tjera PERENDIMORE ! Deri kure do te vazhdojne te fshehin koken Dev -ja ! Mendoj se nqs ne votimet tjera votuesit shqiptare do veprojne si ne 2017, atehere do perfundoje TEPSIA!
Në shqipëri nuk ekziston gazetaria sipas kuptimit te bots së përparuar.
Gazetari është roja i pavarur dhe vigjilen kundër partive politike dhe pushtetit ne përgjithësi.
Kurse në shqiperi ka ca rrogetare palaço dhe servilë që i bëjnë fresk dhe thurin lëvdata cilido
kriminel,handut,drogaxhi qe i paguan.
?? Ke shumë të drejtë!
Por , kemi të bëjmë me një biznes të ndyrë , vrastar të shpirtit dhe të mendjes!
Më vjen vetëm të them :
E PAGUAÇIN, ME SHPIRTIN E TYRE DHE
ME ÇFARË KANË MË TË SHTRNJTË!!??
Shkrim real.Garë kush ti çmende albanezet me shume se ç’jane.
KAZANE MUTI !
90% E MEDIAVE JANE TE BLERA NGA SALIU . JANE HEDHUR NE SULM TE QEVERISE , SI RRALLE HERE . JAND PIKERISHT KETA GAZETAR ,QE PO E SHKATAROJNE KETE POPULL .
Ta harroni, nuk rregullohet Shqiperia nga shqiptaret, pervecse do behet me keq. Hajdutet e medhej, per te mbrojtur placken e vjedhur jane gati jo vetem te cmendin shqiptaret (dhe te huajt) me ato palacolleqe qe shohim e lexojme ne media, por mund ta cojne shtetin ne anarki te plote dhe popullin ne lufte civile. E harruat 97? Vetem forcat nderkombetare munden ta qetesojne sadopak situaten. Prandaj zgjidhja e vetme eshte Protektorati dhe Guvernatori i huaj qe do komandoje Rendin dhe Drejtesine. Eshte rasti me i mire qe edhe Kosova te bashkohet me Shqiperine.
Ta harroni, nuk rregullohet Shqiperia nga shqiptaret, pervecse do behet me keq. Hajdutet e medhej, per te mbrojtur placken e vjedhur jane gati, jo vetem te cmendin shqiptaret (dhe te huajt) me ato palacolleqe qe shohim e lexojme ne media, por mund ta cojne shtetin ne anarki te plote dhe popullin ne lufte civile. E harruat 97? Vetem forcat nderkombetare munden ta qetesojne sadopak situaten. Prandaj zgjidhja e vetme eshte Protektorati dhe Guvernatori i huaj qe do komandoje Rendin dhe Drejtesine. Eshte rasti me i mire qe edhe Kosova te bashkohet me Shqiperine.
Z.Ilir e keni thene kaq bukur cdo fjale.Ka humbur shpirti,humori i holle,ironia fine,arti ,kultura,spektaklet qe na mbanin dikur mberthyer dhe beheshin pjese e jona.Behej kultura jone,edukata .Kjo sepse ekranet jane ne dore te dallaveraxhinjve,hajduteve qe jane pa kulture pa din e iman..shkurt.Gjynah se dhe Enveri i conte artistet deri ne mal me kuaj te jepnin shfaqje,por ehe….i vajti mundi dem,Per ke i beri??