Dy mite dhe një e vërtetë, a ka një “Kal Troje” në bisedimet me Greqinë?

31 Janar 2018, 12:56Blog TEMA

Nga Drini Kuqo

Le ta themi që në fillim, në tryezë me Greqinë, Shqipëria dhe interesat e saj kanë më shumë se një shekull që dalin me kocka të thyera. Asimilimi brutal i arvanitësve, 1913-ta famëkeqe, genocidi çam, pretendimet absurde për Epirin e Veriut, ligji i luftës dhe në kohën e demokracisë, “çeku i bardhë” për Athinën Zyrtare në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

E përballë kësaj që Migjeni do e kishte quajtur “kafshatë të pakapërditshme”, natyrshëm Greqia sot ndjell një antipati të fortë popullore. Ndaj, çdo tentativë hapje, çdo përpjekje për t’u ulur në tavolinë me ta për të biseduar mosmarrëveshjet tona historike vishet menjëherë me këtë tis të fortë dyshimi.

Sikur të mos mjaftonte, përballë saj mbivendosen edhe dy mite që politika shqiptarë është në gjendje t’i koklavisë në mënyrë të pazgjidhshme.

E para, më e pandershmja, është miti i opozitës. Për ta, biseda me Greqinë është një provë se këta që janë sot në pushtet nuk janë më të mirë. “E shihni, edhe ata i tradhëtuan interesat kombëtarë…”. Fjalia mbaron me tre pika, që zëvendësojnë “ashtu si ne në 2009-n”. Asgjë për t’u çuditur, fushata negative njihet qartë në të gjithë librat e dialektikës politike. Një opozitë që nuk ka një mbështetje të fortë popullore natyrshëm përpiqet të vendosë shenjën e barazisë mes saj dhe qeverisë, për të treguar se këta nuk janë më të mirë se ne.

Miti i dytë. Është një mit i kultivuar vazhdimisht nga elementë të shoqërisë civile, e gjithashtu politikës. “Shqipëria po fal detin, që Greqia të mos vendosë veton mbi hapjen e bisedimeve tona për integrimin”. Kjo premisë sjell një artikulim të shtrembërt të sovranitetit kombëtar dhe nuk merr parasysh faktin se Bashkimi Europian është një organizëm ndërkombëtar, i cili nuk fokusohet në interesat e ngushta kombëtare të një prej anëtarëve të tij.

Greqia pa dyshim mund të vonojë integrimin tonë, pasi është e vërtëtë që ka të drejtë vetoje. Ama po aq e vërtetë është që çështja e detit është një çështje e ndarë, që nuk justifikon një veto të mundshme. Sllovenia dhe Kroacia, sa për të dhënë një shembull, janë edhe sot në Gjykatën Ndërkombëtare për ujrat e grykëderdhjes së Pirinit, por kjo nuk e pengoi Kroacinë t’i bashkohej Unionit në 2013-n. E fundit, le ta themi troç, vërtet mund të mendoni se Greqia, me gjithë problemet e saj të njohura nga të gjithë mund të vendosë veton, nëse Gjermania apo Franca, dy kreditorët e saj kryesorë, thonë që Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE-së?

E nëse biem dakord të çmontojmë mitet, ajo që mbetet është e vërteta. E nëse biem sërish dakord që askush prej nesh nuk gëzon monopolin e së vërtetës, e vetmja gjë që mbetet janë faktet.

E para, më e rëndësishmja, marrëveshja sjell shfuqizimin e ligjit të luftës. Dhjetëra mijëra çamë dhe pasardhësit e tyre, tanimë mund t’i drejtohen Gjykatave Greke pa asnjë pengesë. Është një proces që do të kërkojë kohën e tij, por në fund të tunelit, janë miliarda euro prona që potencialisht do t’u rikthehen pronarëve të tyre të ligjshëm.

Në lidhje me detin, fakt është se dy vendet tona ende sot nuk e dinë ku e kanë kufirin. Po e vërtetë, deri më sot ka ndodhur një demilitim mbi bazën e barazlargësisë, në përputhje me ligjet ndërkombëtare të detit, por kjo pengon të dyja palët të shfrytëzojnë plotësisht zonat e tyre detare. Ndaj një marrëveshje duhet. Por, ndryshe nga marrëveshja e 2009-s, kjo marrëveshje e re merr parasysh epërsinë e shelfit kontinental mbi ishujt, si dhe bashkangjitet me një marrëveshje për kufijtë tokësor, që Greqia nuk i njeh ligjërisht. E kjo, do të bëjë që edhe ujrat bashkangjitur skajit tonë jugor, të kalojnë “de jure” nën sovranitetin tonë shtetëror.Ka edhe një detaj tjetër, varrezat greke. Në këtë vend ku kemi varreza gjermane, amerikane, italiane, angleze, franceze e shumë të tjera, dy varreza greke në Këlcyrë dhe Bularat shihen me frikë. Për disa, ata do i japin Greqisë një pretekst që do të varet si shpata e Arkimedit mbi kokën e shqiponjës sonë dykrenare.

Thënë këtë, të gjallët, për një arsye gati mistike, gjithmonë i frikësohen të vdekurve, e ky argument nuk është plotësisht i pabazë. Por, ndërhyrja apo jo e Greqisë në punët tona nuk varet nga varret… ajo varet nga sa e fortë është Shqipëria. Një vend rrumpallë, si ai i viteve 1990, kur shqiptarët trajtoheshin në kufi si bagëti do të jetë gjithmonë i nënshtruar, me apo pa varreza greke. Një vend që artikulon qartë interesat e veta kombëtare dhe e sheh në sy Greqinë si të barabartë, nuk do të nënshtrohet, me ose pa eshtra greke…

Marrëveshja duket se ka edhe disa pika të tjera. Pensionet për emigantët, më e rëndësishmja midis tyre.

Le t’i themi gjërat deri në fund. Shumë prej nesh ndihen ende të ngazëllyer nga video e Enver Hoxhës, që në 1973-n i drejtohej Greqisë duke thënë se “mëngjesin e hamë në Sarandë, e drekën në Athinë. Po të na provokoni ju kthejmë në kërma, e ashtu do t’i qërojmë mirë padrejtësitë historike”. Unë, jam njëri prej tyre…

“Por, jam gjithashtu i vetëdijshëm që kjo nuk është një rrugë zgjidhje. Një Kryeministër që del sot dhe flet me gjuhën e irrendizmit merr peng të ardhmen në emër të të shkuarës. Po, ne na duhet një marrëveshje! Po, përse atëherë nese eshte ne favorin tone, grekët po flasin me të madhe në mediat e tyre për përfitimet e saj.

Por, çfarë mund të bëjnë ndryshe? Të thonë haptazi se me Shqipërinë, pas 150 vitesh tashmë flasim si të barabartë. Të thonë që duam apo s’duam do të njohim të drejtat e çamëve apo të thonë që kjo marrëveshje e detit, është shumë më e keqe se ajo e 2009? A vallë mendon dikush që nëse do të thonin këtë, qeveria greke do të rrinte në këmbë edhe një ditë më shumë?!

Kjo është e vërteta. Pastaj, shumë do të vazhdojnë ta shohin ndryshe. Veçse këtë radhë, pas eshtrave nuk fshihet një “Kal Troje”. E nëse “Djalli” fshihet në detaje, këto detaje, për herë të parë, flasin një shqipe të kulluar, po aq sa ajo e atyre arvanitësve që mos t’ia themi atyre matanë kufirit (ishin ata që themeluan kombin grek).

12 komente në “Dy mite dhe një e vërtetë, a ka një “Kal Troje” në bisedimet me Greqinë?”

  1. , says:

    kali i trojes dihet.opozita shqup dhe lobi grek ne shba.

  2. shushica says:

    Ne kujtimet e sekretarit personal te Ribentropit ,thuhet nje shprehje tipike per diplomacine…Molotovi eshte si nje rul kompresor ,gjithçka qe diskutohet ,deri eche detaji me i vogel ,analizohet ne menyre matematike .E pra ,nuk jam i sigurte se Bushati eshte nje …rul kompresor ,…aq me teper qe eshte teper i ri per kuptuar kompleksitetin e cdo lloj marreveshje me vende si Greqia àpo Serbia.Natyrisht cdo marreveshje ka kompromisin ,por ne asnje menyre kompromisi nuk duhet te krijoje nje realitet ku humbja eshte me e madhe se perfitimi .Ne logjiken matematike ,ne se ti ben leshime me nje marreveshje jo te qarte per detin ,humbet pergjithmone ,nderkohe qe leshimet ligjore qe bejne greket ne favor te personave ,qofshin edhe miliarda ,nuk kane vlere te perjeteshme .Me nje ligj tjeter ato mund te fshihen ,por hapsiren qe humbet mund ta rimarresh vetem me lufte .Nderkohe duhet ngulur kembe per te drejtat e cameve ne menyre te barabarte sic ngulin kembe greket per minoritaret .Ndryshe asnje marreveshje .Kjo duhet te jete kategorike ,ketu nuk ka vend per leshime .Nje pasqyre qe u dhurohej indianeve ne kembim te arit ishte nje mashtrim i bukur .Edhe ne nuk duhet te mashtrohemi bukur .Nuk do te vdesim ,ka te tjere vende qe mund te investojne ne Shqiperi ,ato qe jane larg dhe kane interesa te medha dhe nuk futin hundet ne problemet tona .Ketu duken burrat e shtetit .Shikoni me vemendje vendet e Vishegradit ,,,po ia bien koken verdalle BE ,por edhe serbet ,greket ,portugezet ,po bejne loje te shumefishte ,ne interes te tyre .Vetem barazimi i te drejtave te cameve me minoritaret dhe zgjidhja e problemeve te hapsires detare absolutisht sipas ligjeve nderkombetare mund te jete nje marreveshje e pranueshme .Ne se ministri ka firmosur pa keto kushte ,duhet te largohet ,bile edhe kryeministri te mos humbase kohe me FB por te punoje me eksperte vendas dhe te huaj ,te paguar mire ,sepse askush nuk punon falas .

  3. orrote says:

    Drini shpata ishte e Damokleut jo e Arkimidet. Arkimedi kishte leven.

  4. N. KITA says:

    I nderuari autor i shkrimit!
    Varrezat e shpifura greke janë GOZHDA e anekdotës së Nasredinit. Mos e merr këtë punë për shaka
    kurnajozësh. Nuk do kalokë shumë kohë, do t+ i NDIEJMË DAULLET.
    Të fala, Nexhat Kita, Gostivar

    1. zhaku I pamposhtur says:

      Ore po çfarë bëhet mor zot? Po këta legenat tanë paskan dalë në fushat të na mbushin mendjen që çdo gjë është ok under control. ..del p milo dhe mbron grekët del ky delli që e kemi për ministër të jashtëm dhe rri si trangull e nuk tregon mbi bisedimet, del ilir koklopa dhe thotë që e kontrollojmë situatën…ndërsa grekët ndajnë medalje për shefin e tyre të diplomacisë…ne e shajmë kot Greqinë sepse ata janë shumë në rregull ne na e kanë fajin këta toptanët tanë. .këtyre u do q.r nëna para dhe mbrapa që na kanë instaluar asfalian greke si puna e shushunjave në trupin e shqipes ..

  5. llaman says:

    Ne fakt duhet dalluar se kush ka alergji per Greqine, nje tufe gazetaresh qe bejne karriere me tema nacionalista nga njera ane dhe me se nje milione shqiptare qe kane zgjedhur te jetojne ne Greqi nga ana tjeter. Te thuash se ketyre gazetareve dhe qeverise ju ftoh barku per emigrantet askush nuk ta beson. Qeveria shqiptare vetem probleme ju ka sjelle atyre. Mjafton te kujtojme se per nje vule ne ministrine e jashtme greke ne fillim nuk paguhej asnje cent, kurse ambasada shqiptare u mirrte emigranteve shumen ekuivalente te 20 euro. Atehere, pasi u mesua kjo gje edhe ministria e jashtme greke aplikoi te njejten takse (kur nuk te do yti, do te doje i huaji?).
    Ky gazetar ndoshta duhet te beje up-date njoftimet e fundit te Bushatit i cili theksoi se ligji i luftes i 1940 nuk ka lidhje me pronat e cameve qe administrohen me nje ligj te 1946. Edhe para abrogimit formal te ligjit te luftes askush nuk i ka penguar camet te shkojne ne gjykata per te kerkuar pronat e tyre ne se nuk jane sekuestruara.
    Por, po te kemi parasysh se deri tani vete Shqiperia nuk e ka zgjidhur ceshtjen e pronave per banoret brenda Shqiperise, si mund te pritet nje gje e tille te ndodhe ne nje shtet tjeter, kur titujt e pronesise pas 70 vjetesh nuk kane me fuqi ligjore?
    Sa per pensionet per emigranet kjo mund te zgjidhet vetem kur te futet Shqiperia ne EU dhe kjo prek ata qe kane me pak s e15 vjet siguracion. Por cdo emigrant qe ka 15 vjet siguracion e lart e ka pensionin te garantuar e merr ose do e marre normalisht edhe ne se nuk ka marreveshje.
    Ne se ndokush mund te mendoje se Greqia do detyrohet nga Gjermania dhe Franca per te mos vene veton (medemek kreditore te saj- ne fakt gambiste), do ngelet i zhgenjyer. Greqia aprovoi marreveshjen e Asocijim -stabilizim te Shqiperise pa asnje lloj detyrimi te Shqiperise duke besuar se synonte sinqerisht ti afrohej familjes europiane. Te jeni te sigurt se nuk do perseritet e njejta gje. Pa zgjidhur problemet ne baze te parimeve te fqinjesise se mire te adaptuara nga cdo partner i EU, asnje lloj fqinji nuk do pranohet .

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Ata shqiptare qe punojne e jetojne ne greqi nuk jetojne me meshiren e qeverise greke po bejne nga dy-tre pune nderkohe qe greku i paguan me paga mjerane. Ata vertet jetojn atje prej shume vitesh, por pronat, shtepite e varret e te pareve i kane ne shqiperi dhe koken e kane mbrapa. Nqs sot ndihen te pasigurte dhe te frikesuar se mos perkeqesimi i klimes midis dy vendeve do sjelle pasoja tek ata kjo vjen ne rradhe te pare si pasoje e politikes se pengmarrjes qe zbaton qeveria greke duke mbajtur peng emigrantet per te fituar terren ne negociata nderkohe qe jetesa dhe qendrimi i shqiptareve ne greqi garantohet nga karta e lirive dhe te drejtave te njeriut ku askush nuk mund te trajtohet si qytetar i dores se dyte apo te trajtohet ne menyre te diferencuar bazuar mbi fene, rracen, perkatesine kombetare etj. Flas per ata qe jetojne dhe punojne ne greqi ne menyre te ligjeshme, per ata qe jetojne si ilegale cdo vend ka te drejte ti ktheje mbrapsht sic po ben franca, hollanda, gjermania etj me azilantet shqiptare atje dhe kjo nuk perben problem, problem perben fakti qe keta shqiptare q epunojne ilegalisht ne greqi lejohen qellimisht te jetojne ne greqi pa probleme per tu perdorur me vone si peng ne raste kur shqiperia kerkon reciprocitet ne negociata apo bisedime. Dhe qellimisht propaganda greke dhe e grekofileve i fryn ne vesh kesaj kategorie emigrantesh qe ne nuk duam t’ju debojme, por eshte qeveria e Tiranes ajo qe me sjelljen e saj po na detyron te marrim masa. Eshte turp per nje shtet te BE-se, nje shtet qe konsiderohet si djepi i humanizmit dhe demokracise te perdori te tilla sjellje bizantine kundrejt kategorive vulnerabel dhe pa mbrojtje, ashtu sic u soll me camet duke i perzene, vrare e djegur pasi nuk arriti te merrte jugun e shqiperise ashtu po sillet njesoj, as me pak e as me shume me emigrantet shqiptare ne greqi. Eshte turp per Greket dhe Greqine dhe turp per BE-ne qe lejon nje vend anetar te saj te sillet ne kete menyre banditeske me fqinjin e saj. Ne kerkojme qe Greqia te njohi genocidin cam, ne kerkojme qe serbia te njohi genocidin mbi kosoven, ne kerkojme te jetojme si qytetare te barabarte ne maqedoni dhe nuk kemi degjuar deri me sot qe greket, serbet apo maqedonasit te akuzojne shqiptaret per genocid kundrejt tyre apo per trajtim te pabarabarte te pakicave ne shqiperi, perkundrazi minoritaret ne kohen e komunizmit ishin me komuniste se vete komunistet dhe kane jetuar me mire se shumica e shqiptareve fale politikave te asaj kohe. Prandaj mos na shit dengla me zemergjeresine greke.

      1. undefined says:

        Pse lodhesh kot me nje zagare qe nuk ka respekt per vetveten si puna ketij @llaman vk pune bastardesh

    2. pirdhuni ne qipro ! says:

      PORDHA GREKISSSSS !!Kushdo tjeter ne EUROPE nuk flet e vepron si keto hiena! Ua ka ndierbitha lageshtiren!

  6. bregdetari says:

    KJO ESHTE DIPLOMACIA DHE GJUHA E SAJ.
    NUK E NJEH CESHTJEN CAME POR LIGJIN E LUFTES DO E HEQE.
    A E DINI PERSE ENDE QENDRON NE KEMBE LIGJI I LUFTES DHE CFARE CESHTJESH MBAN TE NGRIRA ?
    A E DINI SE NEPER AUDITORET E KATEDRAT AKADEMIKE GREKE POR EDHE NEPER MEDIAT KRYESORE GREKE FLITET HAPUR DHE BEHET DEBAT PER CESHTJEN CAME SI NJE CESHTJE QE DUHET TE GJEJE ZGJIDHJE.
    ENDE ESHTE I PERKULSHEM OPINIONI 50% ME 50% POR NESE PAK DO TE ANONTE NE FAVORIN TONE ATEHER EDHE POLITIKA DO TA KISHTE ME TE LEHTE PER TE VENDOSUR.
    NUK ESHTE KOLLAJ PER ASNJE VEND TE PERMBYSE OPINIONIN E NGULITUR DHE BERE BINDJE NDER BREZA PER X CESHTJE.
    EDHE PER NE NUK DO TE ISHTE ELEHTE

  7. mirel says:

    O na rrofsh bythen o Drini..me gjithe teorite e tua te pordhes se Ramut tradhetarit.

  8. Jak Boston says:

    Fryma e re ne bisedime duhet te ishte pasqyruar edhe nga ana e grekeve dhe jo vetem nga ana shqipetare.
    Nje fshatar na kishte nje gomar leshator ( me lesh te gjate ) , por leshi i pengonte shikimin sipas mendjes se pronarit, keshtuqe vendosi ta shiste dhe te blente nje tjeter.
    Shkon tek tregu i bagetive dhe gomarin ia blejne disa gabel.
    Nderkohe shitesi i gomarit po shikonte per te blere ndonje gomar tjeter.
    Mbas disa kohe vijne disa gabel me nje gomar qe na e pelqeu zoteria dhe e bleu, po ishte ca me shtrenjte se ai qe shiti, por ngaqe gomari ishte i urte dhe i dashur vendosi ta merrte.
    Mbas disa muajve gomari filloi ti ngjasonte me gomarin e dikurshem. Derisa kur iu rrit leshi plotesish i zoti e kuptoi qe ia kishin futur dhe kishte blere gomarin qe shiti vete dhe ato parate me teper i kishte paguar si hak qethje dhe krefje qe i kishin bere gabelet gomarit.
    Qe greket jane ne poziten e gabelit as qe e ve ne dyshim, por a do shkoje Rama ne poziten e atij fshatarit kjo mbetet per tu pare. Pasi ne Surrel ka shkuar ai, por a do e bleje gomarin qe ka shitur Berisha me Lulin kjo ngelet per tu pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje