A mund të vijë opozita në pushtet para zgjedhjeve të 2021?

30 Janar 2018, 19:20Blog TEMA
A mund të vijë opozita në pushtet para zgjedhjeve të 2021?

Protesta e së shtunës që opozita mbajti në Tiranë nuk ka lënë asnjë hije pas. Me një podium të sajuar mes figurave të shoqërisë së djathtë civile dhe krerëve të pseudo-partive aleate, Lulzim Basha u përpoq të jepte idenë e një gjithëpërfshirjeje dhe barazie mes pjesëmarrësve.

Sot, dy-tri ditë pas mbajtjes së tubimit para zyrës së Edi Ramës, e gjithë ngjarja që u filmua nga toka dhe ajri po komentohet si një ‘shfaqje e mirë për aq kohë sa ishte e para dhe e organizuar në një kohë të shkurtër’.

Gjithësesi ka dy probleme që reflektohen nga organizatorët. Së pari, Partia Demokratike vijon edhe pas 27 vitesh retorikën me antikomunizma. Dhe mbi të gjitha, po e thellon referencën në kauzat e vjetra. Protesta e së shtunës u mblodh nën thirrjet kundër Frrokut, Prengës, Ndokës etj. Të gjithë këta ish-deputetë që kanë rreth 3 vite të larguar nga skena politike. Pra pak a shumë, si fushatat e ish-partisë së Fatos Nanos që i përmendte Berishës vitin 1997 edhe pas 8 vitesh. Për më tepër, bënte fushatë ne 97-ën edhe kur ishte vetë në pushtet, si në vitin 2005. Derisa u bë bajat…

Sikleti i dytë është Monika Kryemadhi. Arsyet e vjetra nuk ka nevojë të listohen, por retorika e saj në protestë ishte po aq qesharake sa betimi që bënte nëpër ekrane se nuk e falte gjakun e Floida Kërpaçit. A thua se Floidën e kish marrë plumbi i hasmit nga frengjitë e kullës përballë. Gjithësesi, Kryemadhi u përpoq të kërkonte falje për qorrsokakun që e kishte futur Shqipërinë duke i dhënë shumicën Ramës mandatin e parë. Kjo është më tepër sesa patetike. është diçka që nuk gjendet në fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe. Është diçka që nëse thua se të bën për të vjellë, s’ke thënë asgjë…

Por a ka rrugë tjetër demokratike përveç zgjedhjeve të vitit 2021 që opozita të vijë në pushtet? Sigurisht që po dhe ato janë dy. Në këto kushte, as Basha dhe as Kryemadhi nuk mund ta ngrejnë protestën në atë nivel saqë t’i përplaset Ramës si uragan në xhamat e qeverisë. Kjo sepse nuk ka kauzë reale. Frroku, Prega dhe Ndoka nuk janë kauza. Janë emra që morën ndëshkimin për atë që dyshoheshin apo kishin bërë. Opozita do kauzë të mirëfilltë që vetëm media mund t’ia dhurojë. Fjala bie siç Filip Çakuli i dha Ramës “21 Janarin”. Pra vetëm një investigim i fortë mediatik mund t’ia nxjerrë popullin në rrugë PD-së dhe LSI-së. Çështja është, a ka mbetur ndonjë media që t’i shërbejë opozitës duke investiguar kundër qeverisë?

Se dyti, përveç zgjedhjve të vitit 2021, opozita ka shans të vijë në pushtet në vitin 2019. Rama mund t’i japë opozitës një mundësi si produkt i një marrëveshjeje ose vendimi të njëanshëm. Dhe ai është: Zgjedhje parlamentare të parakohëshme, të cilat zhvillohen në një ditë më zgjedhjet lokale në vitin 2019. Arsyet e një vendimi të tillë janë të shumta… Nëse PD dhe LSI do të kenë zotësinë që për një vit ta bëjnë shumicën për vete pa Frrok e pa Ndokë, atëherë ka një shans.

Në të kundërt, Rama do të bëjë dy mandate e gjysmë, pra 10 vite si kryeministër. Dhe do të jetë në krye edhe kur Monikës t’i ketë dalë burri ish-president në pension. Edhe kur Bashës t’i jenë bërë burra e gra fëmijët që ka në grup parlamentar.

4 komente në “A mund të vijë opozita në pushtet para zgjedhjeve të 2021?”

  1. KJO E ASHTUQUAJTUR OPOZITE
    KA ME ARDH NE PUSHTET
    MBAS VDEKJES

  2. Toli says:

    ORE , TI DJALË, MOS SHKRUAJ MË PËR NJA 2-vjetë,
    SE ME KËTË SHKRIM, I KE THËNË TË GJITHA !
    ???????????????

  3. vito says:

    qofsh ti qe je o popull gkithmon do meritosh qeverin qe ke dhe kurr mos u qani , un per vete dike qe ka qen nje her ne qeveri apo deputet dhe ska ber as gje per se dyti nuk e votoj kurr , po nuk erdhen te ter te rinj te pa njohur por jo kta qe zgjedhin xhambazet e vjeter te politikes se kta nxensit e tyre sjellin shembelltyren e tyre me zurrat tjeter, nese do vepronim te ter ne unison keshtu zhvillimi dhe mirqenia nuk do njifte kufij tek ne , po ktu gjysma jan injorant gjusma matrapaz zullumqar e batakçinj ku shohin vetveten tek batakçinjt e politikes dhe keshto do jet gjithmon , ik saliu hec saliu ik luli hec luli dhe ai te gjithve do ja nguli.

  4. per te ardhur keq says:

    So far nuk ka as dhe nje chance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje