Nga Artur Ajazi
Ja dhe protesta mbaroi, ashtu siç nisi edhe u bitis, siç thotë populli “si puna angari”. Kishin kurajon, guxuan dhe tentuan të dilnin në bazë, të takonin të harruarit, ti ftonin në protestën e madhe “popullore” për të rrëzuar qeverinë Rama, i sollën me autobuzë dhe forgonë, u mbajtën fjalimin e mërzitshëm, dhe i përcollën me buzëqeshjen hipokrite.
Asgjë nuk ndryshoi, asgjë nuk ishte menduar të ndryshohej, asgjë nuk pritet të ndryshonte në fushëbetejën e asaj që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi e pagëzuan si “opozita e bashkuar”.
Kjo pasi, kjo opozitë nuk ka as bashkim, as mision, kjo opozitë nuk ka as besueshmëri as seriozitet, nuk ka as liderë por ka veç kryetarë të pazgjedhur.
Kjo është opozita e rreme e milionerëve, kjo është opozita e fundit që Shqipëria dhe shqiptarët kishin fatin e keq ta provonin, pasi këtej e tutje ata do ti nxjerrin përfundimisht në pensionin politik, ndoshta punë muajsh.
Në sheshin e protestës erdhën ndoshta për herën e fundit, ata që besuan se “Luli dhe Monika e kanë seriozisht vendimin e tyre për ta rrëzuar qeverinë Rama”.
Por ata u gabuan, ata u zhgënjyen edhe më shumë kur në tribunë hipën një e nga një kryetarët e biznespartive dhe u folën për “korrupsionin, dhe varfërinë e shqiptarëve” atyre që kishin ardhur me autobuzë të parapaguar.
Shqiptarët e ndershëm (dhe jo bashibozukët) nuk gënjehen më, ata e duan vendin e tyre, ata e duan familjen e tyre duke kërkuar rendin, qetësinë, ekonominë, dinjitetin, integrimin, rrugët e hapura drejt Europës, mbështetjen ndërkombëtare, pasi nuk duan anarshinë, nuk duan destabilitetin, nuk duan rrumpallën dhe krismat e armëve, pasi duan punësimin e ndershëm dhe jo punësimin e paligjshëm, pasi duan zbatim të ligjit dhe jo shkeljen e tij nga pushtetmbajtësit e çdo ngjyrimi politik.
Protesta “e fuqishme popullore” mbaroi, duke lënë pas shijen e hidhur të takimeve tinzare të milionerëve opozitarë, që i shërbejnë me zell vetëm xhepave të tyre, edhe pse zbritën në rrethe për të takuar ndoshta për herën e fundit si politikanë dhe drejtues partish bazën. Kjo pasi ata i pret pensioni politik, ata nuk janë më opozita, ata nuk janë më të besueshëm pas dështimit në protestën e 27 janarit para Kryeministrisë.
Asnjë prej tyre nuk foli me protestuesit, të gjithë folën për karriget e pushtetit, të gjithë kishin sytë ziliqarë nga zyra e Ramës, jo nga hallexhinjtë e ardhur me autobuzë nga rrethet.
Në atë protestë foli edhe Monika, duke u kujtuar hallexhinjve se “se Edi Rama është vetëm, ne jemi shumica”.
Kaq të dëgjoje dhe tja mbathje nga ai shesh. Si mundet që Monika të japë leksione antiqeveritare, kur ajo dhe Ilir Meta prej 20 vitesh janë pjesë e të gjitha qeverive deri në 25 qershor 2017, kur ju pre çdo burim fitimprurës nga pushteti.
Si mundet që ata që mbushëm atë shesh në emër të “demokracisë” të dëgjojnë Monikën t’ju flasë për “krimin qeveritar, për korrupsionin, për përmbysjen e qeverisë Rama”, kur ajo dhe shpura e saj qeverisëse të paktën për 8 vitet e fundit, janë sot objekti i akuzave, denoncimeve nga KLSH dhe Prokuroria.
Protesta e 27 janarit, ishte më tepër një garë force mes PD-LSI, se një protestë e cila “do të rrëzonte qeverinë Rama”.
Duke mos harruar faktin se Monika e LSI në protestën që u bë në sallë dhe jashtë Parlamentit, ishte më aktive se Luli, frika e këtij të fundit ishte se ndoshta e njëjta gjë do të ndodhte dhe më 27 janar, ku LSI u përpoq të faktorizohej si partia kryesore “opozitare” por pa sukses.
Ndërkohë edhe pse Luli kishte urdhëruar që “militantëve tu vihen në dispozicion autobusë falas”, baza e zhgënjyer e PD nuk ju përgjigj, duke i hapur rrugën jo vazhdimësisë, por pensionit politik të kryetarit të 22 korrikut.
Analize me gjuhen e fakteve
ALI KOMIKET E SALI LUL CIZME… VIDOVDANIT …
Aresyeja kryesore e deshtimit te ” Bandes se Gangstereve”…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
… Trupat tona po dermojne agresoret amerikane ne te gjitha frontet, deklaronte telalli i Sadam Huseinit, Ministri i tij i Informacionit Ali Komiku .
Cila ishte e verteta?
Shperthimet e raketave dhe predhave amerikane mbi Pallatin presidencial te Huseinit gjemonin ne sfond.
Kryeqyteti i Irakut, Bagdati kishte rene .
Sadam Huseini ia kishte mbathur si lepur neper tunelet e ujerave te zeza….
Fitorja e Sales dhe festa makaber e Vidovdanit ! …
Te njejten gje po degjojme sot nga Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasil Shkollperlumi, Edi Palokari… e krejt “Banda a Gangstereve” dhe Kapot e ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” per protesten e 27 janarit.
Te gjithe shpallin fitore!
Te gjithe festojne fitoren!
Po te ishin ne pushtet me siguri 27 janari do te shpallej feste kombetare, Festa e Vidovdanit !
Eshte festa me makaber ne Bote… Festa kryesore kombetare e Serbise !?
Cfare perfaqeson ajo ?
Disfaten me te madhe e me rrenimtare ne historine e Serbise. Diten kur ushtria serbe e udhehequr nga Car Llazari u shpartallua keqazi nga hordhite turke ne Vidovdan.
Mbi 100 mije eushtare e oficere te vrare e masakruar.
500 vjet roberi otomane !
Ndaj protesta e djeshme e opozites laramane shqiptare ishte nje deshtim me sukses te plote njesoj si ajo e 18 dhjetorit 2017. Fitorja e djeshme ishte Fitorja e Pirros, domethene Fitorja e Sales
Festimi i saj eshte njesoj si festa makaber serbe e Vidovdanit ! .
Pjesemarrja sipas saktesise gjermane te droneve ishte 8- 10 mije veta… Njesoj me 18 shkurtin e “Cadres” se krimit !
As nje e njezeta e aneterise se deklaruar nga vete lideret e partive pjesmarrese. Pra me pak se 5 per qind e anetaresise se tyre mori pjese.
Hiq kureshtaret, kalimtaret e rastit… Kokoshi katandiset ne me pak se nje thele!
E te gjithe kapot e “Bandes se Gangstereve” dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” bucasin Fitorje !
Pse!?
Pse-ja e kesaj “total failure” deshtimi total ?
Pergjigjen e dha sot kryeavokati i Berishes dhe familjes se tij Z.Genc Gjokutaj ne ” 360 Grade” te Artur Zhej Kazanit mediatik te Sali Putinit “Ora News ” ku perballe argumenteve te Elisa Spiropalit u detyrua te pranoje se aresyeja kryesore e protestes ishte heqja e Adriatik Palles dhe zevendesimi i tij nga Kryeprokurorja e perkoheshme Arta Marku.
Edhe me i qarte u tregua po ne kete emision Arjan Cani kur tha se ” Ata nuk kishin rruge te tjeter ! Duhet te mbrojne kokat e veta nga drejtesia “.
Pra protestes i mungonte motivimi real qe eshte shpirti i cdo levizje popullore!
Krejt e kunderta.
Si mund ti perkrahte populli, perkrahesit apo anetaresia e painkriminuar kokat e krimit te organizuar, te kesaj
“Bande Gangesteresh”( “The Times” e “Independent” e Londres 7 mars 1997 ) te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit ” ( “The New York Times”15 mars 2008 )
Si mund te mbahej ne detyre qofte edhe nje ore nje kryeprokuhor si Adriatik Palla me diplome te falsifikuar !?
Falsifikimi eshte nje krim i rende per nje ordiner. Kur behet nga nje kryeprokuror eshte megakrim !
Shtoj atij edhe te pakten 7 krime e vepra penale te tij kur grushtoi ne sy te qindra prokuroreve shqiptare kryetarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise, Z. Shkelqim Hajdari, zhduku provat e genjeu!
Bashkangjiti atyre edhe heshtjen e Presidentit sakat nga trute i PDSH-se Bujar Nishani. Zhvejku i Sali Gerdec Otrantos, ai qe duhej te ishte garantuesi i Kushtetuetes se Republikes, Bujar Perishani jo vetem heshti, por mbuloi dhe beri protektorin e ketij krimi madhor per llogari te Kryepresidentit de facto Sali Berisha dhe bandes se tij.
A mund tu besohet ketyre Ali Komike… Nastradineve !?
Pse!? Berisha i katapultoi te dy ata ne ato poste jo per te bere detyren ndaj shtetit e shqiptareve por per te bere protektorin e tij e te bandes dhe Mafias se tij familjare e politike sic ka vepruar gjithnje ne keto 27 vjet te sundimit te vet Salikracise.
Shtoni edhe”qetesine e dashurine” per “gjysmagjelin 50/50 me Berishen”, Adriatik Pallen te kreut te Kuvendit Ilir Meta dhe buka behet mal krimi!
Tepsia behet Kazan !
Kazani behet Cisterne krimi e korrupsioni ….
A nuk vepronte keshtu edhe Mafia! e dale krejt jashte kontrolit e Al Capones, Corleones, Toto Rines, Lucianos e… fijet e te cilave arriten deri tek Il Capo dei Capi Xhulio Andreoti e co.
Kujt ti besojme !?
Sali , Lul, Mona Cizmes…e co.!?
Nastradin Saladinit apo syve tane !?
Ali Komikeve apo te vertetes lakuriq!?
A mund tu besohet Ali Komikeve Sali Lul Like Cizme Vasili, Palokari… pjelles bastarde te Vidovdanit e Beogradit, Athines Moskes , Dreqit e te bijve te tij qe ua bene Shqiperise e shqiptareve ate qe asnje pushtues e barbar as Pashici e Venizellosi, as Rankovici e Zerva, as Sllobodan Milloshevici e as Chinchizkhani… askush nuk do tua kishin bere ?
E rrenuan mbi 7 here dhe zhbene te pakten tri here shtetin shqiptar ne keto 27 vjet te Salikracise rrenimtare !
Enough it’s enough !
Shqiptareve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes me keta bandite, me keta gangstere e me keta mafioze atdheshites e atdherrenues !
Boll me !
Kupa e durimit te shqiptareve eshte derdhur …
Boll me !
Aman se kur flet ky koktuli te ben qe ta shurrosh ne artikull.Tur Ajazi gazetar servil dhe shume i paafte qe per poshtersi eshte ne gare me nje Tur tjeter’,ky nje cope katundari qe ka nje pacavure gazet