Të protestosh në epokën e dronit

27 Janar 2018, 20:31Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Problemi i çdo proteste është ajo që ndodh kur fjalimet mbarojnë dhe kur oratorët duhet t’i gjejnë një fund sa më dinjitoz finales së tubimit. Dhe kur vetë protesta është shitur tek opinioni publik si “nëna e të gjitha protestave” (ku do të futeni në 27 janar?!), sfida bëhet edhe më e vështirë.

Protesta e 27 janarit filloi dhe mbaroi brenda 90 minutave, si çdo protestë e ngjashme në një vend të qytetëruar. Një meritë e opozitës që protestoi në paqe dhe e shtetit që nuk tregoi muskujt.  E parë si ngjarje “kronike”, protesta ishte një sukses i padiskutueshëm. Tirana kaloi një fundjavë të zhurmshme, por asnjë xham nuk u thye. Mijërat që erdhën në paqe, ikën të qetë.

Megjithatë Lulzim Basha e Monika Kryemadhi nuk i mblodhën përkrahësit e tyre poshtë zyrës së kryeministrit, vetëm për të treguar se janë liderë politikë që nuk mbështeten tek dhuna. Në një vend ku godina e qeverisë është shënjestruar me antitank, apo ku janë vrarë njerëz, kjo është medoemos një meritë. Por protesta e sotme kërkonte para së gjithash të ofronte një sfidë shifrash ndaj Edi Ramës. Tentohej të jepej edhe grafikisht idea madhore se tashmë Rama nuk gëzon më mbështetjen popullore dhe se qeveria e tij është një ishull i rrethuar nga një oqean zemërate dhe urrejtjeje politike. Këto teza Basha dhe Kryemadhi kanë javë që i përçojnë nga mëngjesi në darkë, sa në media, parlament, apo në turet që kanë ndërmarrë së fundi nëpër qytetet e Shqipërisë.

Le të jemi të qartë dhe të pranojmë atë që e panë të gjithë: kjo tentativë nuk pati sukses. Vërshimi jo impresionues i njerëzve në bulevard, ishte më shumë një manifestim politik i opozitës, sesa një protestë popullore që transmeton pakënaqësinë masive kundër qeverisë. Një protestë e zakonshme, siç janë parë të tjera në të shkuarën.

Dy parti që kanë marrë, njëra 460 mijë vota, e tjetra mbi 220 mijë në 25 qershor, shoqëruar nga një listë siglash të tjera politike, nuk e kanë të vështirë të thërrasin përkrahësit e tyre me autobusa, makina, lista e telefonata, për një orë manifestim poshtë zyrës së kryeministrit. Në Shqipërinë e sotme të celularëve e internetit dhe me rrugët kryesore të shtruara, kjo është një ndërmarrje jo e vështirë. Të njëjtat mjete informimi të cilat nuk të lenë të gënjesh as për shifrat e pjesëmarrjes, as për sasinë e njerëzve në të gjithë gjatësinë e bulevardit. Në epokën e dronit nuk është e lehtë të shtosh zerot e protestuesve.

Protesta e 27 janarit nuk është apogjeu i opozitarizmit, megjithëse u shit si e tillë nga ata që e organizuan. Për pasojë, duke mos qenë e jashtëzakonshme nga përmasat, është e vështirë që të provokojë edhe pasoja të jashtëzakonshme. Opozita doli e kompaktësuar kundër qeverisë, duke kërkuar rënien e kabinetit Rama dhe krijimin e nje qeverie të re. Ky është një fakt që duhet ta marrim shënim edhe formalisht si një ngjarje që u prodhua sot në bulevard. Sa për ambicjet e rrëzimit të qeverisë nga “dallga opozitare”, kjo është një gjë që duhet të presë ende një tjetër moment. Opozita erdhi dhe iku brenda një ore e gjysëm, në vendin ku një vit më parë ngrinte një çadër katërmujore. “Lesson learned” (leksion i mësuar) siç tha të premten Berisha në televizion.

6 komente në “Të protestosh në epokën e dronit”

  1. Kombi says:

    KJO DITE KA QENE DITE E MIRE PER TREGETARET E VEGJEL .
    ATA LUTEN TE KETE GJITHMON TUBIME .

    1. as andej as ketej says:

      bravo KOMBI vetem ata paten pak pun kete te shtun

  2. shvejku says:

    Opozita erdhi hengren qoftet me panine,i futen nje shurre ne Lane dhe iken si te dhjere neper rrethe!
    _Ah,ne ardhsha me une per proteste si kjo ne Tirane- bertiste nje protestues veshur me opinga gome!

  3. bregdetari says:

    MESAZHI I OPOZITES ME PROTESTEN E SOTME ISH :
    – AMAN RAME IK NGA QEVERIA SE VIJME NE NE VEND TEND SE NDRYSHE ME VOTA S’TA MARRIM DOT DHE PO E MORREM NE (NQS NA E JEP TI QEVERINE) ATEHERE JA TRRGOJME VENDIN REFORMES NE DREJTESI AMB.LU DHE VLAHUTIN PERNDRYSHE MORREM FUND ME.KETE RRUGE QE KE NIS…!

  4. agroni says:

    Mir Tregtaret e vegjel fitun diqka por si i behet me te papunet,qfar fitojn te papunet! Per kete sfid e Shtetit esht rritja e ndimes Sociale! Shteti,te mos nevleresoj kte qeshtje,edhe i papuni i pergjigjet Shtetit,duke e sfiduar,psh-nuk hedh mbeturinat,ven e pa vend,ne menyre vullnetare,del jasht,dhe mbledh mbeturinat,Njerezit qeshin dhe thon,shiko psikopati,ben punen e tjeter kujt! Por Psikopati kerkoj pun e nuk gjeti,kerkoj Shef e nuk gjeti,dhe si Ai ka shum te Tjer! Pra kush eshte pergjegjes per te ashtuquajturin psikopatin,Shteti,ti gjej Shef,e Shefi i jep prespektiven,Psikopatit i kishin thene,kurr prap,i papun,por psikopati,tentoj te punonte,dhe e bente punen mir,por shefi nuk shikonte,sepse kishte tjeter ndjesi per perspektiven,dhe psikopati ngeli prap pa shef.

  5. Opa says:

    Force pare e pa pare lsi. ..por nga fundi. …dhe u zhduk. ….papritur. ..hajdutet u hodhe me pd….por kot. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje