Lulzim Basha, nga koalicioni i “madh”, tek i “vogli”

25 Janar 2018, 18:38Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në një studio televizive, Berisha deklaroi se bashkëpunimi politik i PD-së me LSI-në është jetik për rrëzimin e Edi Ramës. Edhe në 2009-ën, ai e quajti jetik bashkëpunimin politik të PD-së me LSI-në, për të qeverisur vendin. Dhe në fakt, bashkëqeverisi me LSI-në për katër vjet, deri në qershor të 2013-ës…

Edhe Basha, gjatë javëve të çadrës para kryeministrisë, dukej se e shihte si jetik bashkëpunimin e PD-së me LSI-në, por nuk e shpallte publikisht këtë gjë. Ai përdorte të njëjtat akuza ndaj Edi Ramës, që i kishin bërë paraprakisht ministra e deputetë të LSI-së dhe dukej se kishte të njëjtin objektiv si LSI-ja, të izolonte dhe rrëzonte qeverinë “Rama” para zgjedhjeve, e të bashkëqeveriste me LSI-në pas zgjedhjeve (jo para tyre).

Por natën e 17 majit, pasi Rama u vu para batareve të përfaqësuesve të partive kryesore (PD, LSI, PDIU etj), e thirri Bashën në një dhomë më vete, nga ku lindi marrëveshja e 18 majit.

Pas asaj marrëveshje, Basha e ndryshoi 180 gradë qëndrimin e tij ndaj LSI-së. Bataretë e përditshme të tij filluan të drejtoheshin ndaj kësaj partie (dhe në qytete të caktuara, edhe ndaj PDIU-së), ndërkohë që u harruan sulmet ndaj “kryekanabizuesit të vendit”, Edi Ramës. Ndërkohë, në mediat dhe kafenetë shqiptare, gëlonin zërat për një koalicion të madh paszgjedhor PS-PD, të ngjashëm me atë gjerman, mes CDU-së dhe SPD-së.

Nga mënyra si rrodhën ngjarjet dhe nga pikat e marrëveshjes Rama-Basha, mbi ndryshimet e ardhshme në kushtetutë dhe në ligjin zgjedhor, dukej qartë se Rama i kishte kërkuar Bashës bashkëpunimin për tkurrjen e LSI-së dhe të partive të tjera të vogla, në këmbim të një bashkëqeverisje katërvjeçare PS-PD. Por kjo, vetëm nëse PS-ja nuk do të arrinte të siguronte e vetme të paktën 71 mandate parlamentare. Përndryshe, Bashës do t’i duhej të priste zgjedhjet e tjera, për të patur një shans tjetër për qeverisje…

Fakti që Basha e pranoi atë marrëveshje, tregon se këshilltarët e tij statistikorë ia kishin mbushur mendjen se ishte e pamundur që PS-ja të merrte e vetme mbi 70 mandate parlamentare.

Në fakt, nga një sondazh që zhvillova para marrëveshjes së 18 majit, më rezultonte se për koalicionin e djathtë, ishin të vendosur të votonin rreth 660 mijë banorë të Shqipërisë në moshë për votim (në zgjedhjet e fundit lokale, kandidatët e djathtë për kryebashkiakë kishin marrë plot 670 mijë vota). Dhe në qoftë se koalicioni i djathtë e ruante atë kuotë deri në ditën e zgjedhjeve, PS-ja do ta kishte vërtet të vështirë kalimin e kufirit të 70 mandateve.

Por kur erdhi dita e votimit, PD-ja dhe PR-ja (si dhe partitë e tjera të vogla të përfshira në listat e PD-së) morën vetëm 460 mijë vota, 200 mijë më pak sesa më rezultonin në sondazhin tim të para 18 majit dhe 210 mijë më pak sesa kishin marrë kandidatët e djathtë për kryebashkiakë. Elektorati i djathtë nuk kishte mbetur i ngrirë… Dhe tkurrja gjigante ndodhi kryesisht në zonat urbane.

Deri më sot nuk është bërë ndonjë sondazh paszgjedhor, për të analizuar shkaqet e asaj tkurrje të partive të djathta, por disa hamendje racionale mund të bëhen.

Para marrëveshjes së 18 majit, elektorati i djathtë ishte i motivuar për të mundur PS-në në zgjedhje, me shpresën se ardhja në pushtet e Trump-it do të ndikonte në ndryshimin e politikave amerikane ndaj qeverisë “Rama”. Ky perceptim u përforcua nga disa takime të Bashës në Uashington, si dhe nga vizitat e disa figurave periferike republikane në çadrën e opozitës.

Por ideja se PD-ja do të bashkëqeveriste pas zgjedhjeve me PS-në, si dhe hartimi i listave të deputetëve në mënyrë personale nga Basha, duket se nuk u gëlltit nga elektorati i djathtë, kryesisht në qytete. Dhe rezultati ishte një tkurrje e koalicionit të djathtë prej 200 mijë votash, ndërkohë që PS-ja, bëri si bëri, mori pothuaj aq vota sa kishin pas marrë në 2013-tën partitë e majta (përveç LSI-së).

Dhe vijmë në ditët e sotme.

Tani Basha duhet të bindë elektoratin e djathë përsëri për një bashkëqeverisje me një parti të majtë; me LSI-në. Dhe situata është e ndryshme nga koha kur Berisha bëri të njëjtën marrëveshje. Atëherë, koalicioni i djathtë kishte arritur të siguronte vetëm 70 mandate dhe Berishës i duhej të bashkëqeveriste ose me PS-në, ose me LSI-në. Përndryshe, duheshin zhvilluar zgjedhjet nga e para…

Ndërsa tani, Basha po e bën koalicionin me LSI-në e majtë, shumë përpara zgjedhjeve. Dhe duket se këtë gjë nuk po e kapërdin kollaj elektorati i djathtë. Sipas një sondazhi që zhvillova ditët e fundit, një koalicion PD+LSI (plus bishtrat e tjera) do të merrte sot vetëm 700 mijë vota (ndërkohë që koalicioni PS+PDIU+PSD mund të marrë 770 mijë vota). Këto shifra tregojnë se elektorati i djathtë nuk është rikthyer në shtëpinë e tij natyrale.

Në kohërat para 18 majit, koalicioni i djathtë kishte potencialin për të marrë i vetëm 700 mijë vota, pa e shtuar fare LSI-në në shportë. Ndërsa aktualisht, 700 mijë votat i merr vetëm në qoftë se bashkohet me LSI-në…(AFP.al)

5 komente në “Lulzim Basha, nga koalicioni i “madh”, tek i “vogli””

  1. leone says:

    prape shume vota ke parashikuar se do marre ky konglomerat keqberes,qe i ka shkaktuar vendit kaq e kaq te zeza dhe nga i cili shumica e drejtuesve te saj histerike dhe aktuale duhet te vene para togave te zeza si keqberes dhe kriminele.

  2. Bushi says:

    Jo more jo! Nuk ja jep njeri voten pd-ke dhe LSI,se jane parti te keqe,qe sjellin shqiperise vetem te zeza,dhe asnje te mire.Ato parti,e ndertojne punen e tyre vetem nepermjet shpifjeve,mashtrimeve,radikalizmit,dhe perbaltjes.Te bardhes i thon e zeze,dhe nuk dine te drejtojne vendin se jane hajdute te medhenj.Jane parti terroriste,qe din te vrasin naten dhe te qajne diten.

  3. taraboshi says:

    O injorant a ça je ti po P .D dhe L .S .I se bashku do pergjysmohen ku sikur neser te zhvillohen zgjedhjet P.S merr 84 vota e vetme se ata kane grindje brenda llojit se shume nuk e duan Bashen dhe nuk do te shkojne te votojne .Pse vjedhjet e krimet e tyre 27 vjecare ku i çove .

  4. flutura says:

    Mire o Zaloshnja, marzhin e gabimit e ke patur fare te vogel, vetem me 200.000 vota diference. Hic asgje, se mund te ndodhte te ishte me i madh, sic do te te dale tani qe LSI-stat s’dijne nga te vene, s’dijne ku te futin koken, se me 2017 ua mbushi mendjen koketuli se do te ishin force e pare, prandaj i mbajten dhe ata te larguarit e PD, por kesaj radhe, hip maje thanes e shiko Stambollin.
    Mos mendo vetem si skraparlli se ne fund je analist me i sakte se nuk ke huqet e atij kokeboshit fodull s’ia mbaj mend emrin, se vetem origjinen e te pareve ke nga Skerapari, vete je rritur gjetke.

  5. Alban says:

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi I
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi ametiksnet kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit ametikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komsndues te urdherave kobezi te Sali Brrishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje