Varrezat e ushtarëve grekë sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave tanë

24 Janar 2018, 14:57Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Marrëveshja jopolitike dhe kundër dinjitetit kombëtar e kryeministrit Edi Rama për varrezat e ushtarëve grekë – sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave shqiptarë.

l.
Varret fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit.

Vorio-Epiri është ide e krijuar nga pushtuesit grekë që, me ndihmën e fuqive të mëdha, në vitin 1913, kanë pushtuar si aneksim tokat shqiptare nga Jania e deri në Prevezë në favor të Greqisë.

Risjellja në kujtesë e varreve të ushtarëve grekë, s’bën gjë tjetër veçse evokon sërish orekset pushtuese greke.
Por Tani, pas fuqizimit të Shqipërisë në Perëndimi, kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit aktual të Shqipërisë, që duket se është i trembur nga Reforma në Drejtësi.

Ky është një akt anormal për qeverinë shqiptare dhe për një kryeministër që niset për të mbrojtur Çamërinë dhe përfundon në fantazmën groteske greke të Vorio-Epirit.

Përpara se sa të flitet për varre ushtarësh pushtuesë; çdo qeveri shqiptare duhet të kërkojë varret e shqiptarëve të vrarë gjatë masakrës genocidiale kundër çamëve në Greqi; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar çam të vrarë në vitin 1945; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar që është shpërngulur nga trojet e veta etnike si dëm material; duhet të kërkojë dëmin material që i është shkaktuar shtetit shqiptar si pasojë e genocidit antiçam për strehimin e
Shqiptarëve etnikë të shpërngulur nga trojet e tyre mijravjeçare; duhet të kërkojë kthimin e të gjitha pronave të shqiptarëve etnikë çamë në Çamëri, kudo ku çamët i kanë pasur ato në Greqi; duhet të kërkojë kthimin në Çamëri të të gjithë shqiptarëve çamë të shpërngulur me masakër nga trojet e tyre; duhet të kërkojë autonominë e Çamërisë; dhe, në fund, të gjitha këto duhet t’i potencojë si kërkesë historike me anë të aleancës shqiotaro- amerikanë.

Padrejtësinë shqiptare e kanë krijuar fuqitë e mëdha: Franca dhe Rusia, se pushtuesit grekë shqiptarët i kishim mbytur dhe me gurë.
Por duhet të kujtohemi se shqiptarët sot janë në aleancë me fuqinë më të madhe dhe të vetme botërore.

Megjithatë, kuptohet se shqiptarët sot nuk e kanë një kryeministër që të potencojë dinjitetin shqiptar dhe të strukturojë skemën historike për bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç kuptohet që po e kërkon politika amerikane.

ll.
Shqipëria sot gjendet tamam si në vitin 1999, përpara se të fillonin bombardimet kundër Jugosllavisë; por edhe atëherë, që qeveria shqiptare të bashkohej me mendimin amerikan për bombardimet e Jugosllavisë, u desh të rrëzoheshin dy kryeministra rresht: Sali Berisha dhe Fatos Nano.

Politika amerikanë e kishte provuar atëherë se, me këta dy kryeminustra nuk mund të bëheshin bombardimet kundër Beogradit. Prandaj ajo i rrëzoi të dy.
Por duhet thënë se, deri tani, vetëm një kryeministër i është përgjigjur skemës amerikano- gjermane për ngritjen reale të shqiptarizimit në Ballkanin Perëndimor, si i vetmi aleat real amerikan në Ballkan – dhe ai ka qënë Pandeli Majko.
Ky ishte kryeministri shqiptar që iu dha udhë reale bombardimeve për çlirimin e Kosovës.
Të tjerët, në forma të ndyshme, kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues për të garantuar pushtetin e tyte; dhe, në fund, kanë rënë në korrupsion: kanë vjedhur mjetet monetare të shtetit shqiptar dhe kanë bllokuar zhvillimin; por të gjithë janë kryeministra-kunguj; që vetëm kanë vjedhë shqiptarët.

Po ky i sotmi?
Është e njëjta prerje me paraardhësit e tij, por, nëse do të vijojë kështu, duhet ndërruar.

lll.
Shqiptarët duhet ta dinë mirë sot se me një kryeministër që niset për Çamërinë dhe përfundon në fantazmogorinë pushtuese të Vorio-Epirit, nuk mund të kenë të sigurt asgjë.
Sëmundja e kryeministrave shqiptarë, që nga Ahmet Zogu deri te ky i sotmi duhet shrrënjosur në Shqipëri; sepse në të kundërt shqiptarët nuk mund të kenë perspektivë zhvillimi.

Sot që ka dalë në pahun e historisë aleanca shqiptaro-amerikane për politikën ballkanike, një kryeministër si ky që është, përbën vetëm pengesë dhe rrezik për zhvillimin shqiptar dhe për vetë aleancën me Uashingtonin dhe Berlini.

Çdo politike e re ka kohën e saj, ku ajo ose konsumohet, ose humbet. Shqiptarët duhet të nxitojnë se ky është një fat i madh historik për zhvillimin e tyre, por që ka afër tete vjet që po pengohet nga dy kryeministra fantazmë – Sali Berisha dhe Edi Rama.

Tani që të dy janë futur në udhën e likuidimi të tyre, por që, duke parë marrëveshjen e fundit për varret e ushtarëve grekë, kuptojmë se ende po vijon në Shqipëri vallja makabër e Esat Toptanit.

Po amerikanët çdo bëjnë?
Duhet të veprojnë si në vitin 1999; kur gjetën Pandeli Majkon dhe e çuan skemën deri në çlirimin e Kosovës.

Sigurisht, edhe maxhoranca socialiste duhet ta ketë parasysh këtë, sepse nuk e ka pasur të lehtë që të jetë partnere me politikën amerikane, por, përderisa tani e ka arritur këtë, duhet të dijë të manovrojë brenda frymës që po kjo mazhorancë, me kryeministrin e vet, në vitin 1999, diti të ndihmojë realisht në çlirimin e Kosovës.

11 komente në “Varrezat e ushtarëve grekë sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave tanë”

  1. Brueder says:

    P o c’thua more Spartak?
    Pse ka pasur qeveri me te vertete shqiptare dhe kryeministra qe t’i kene sherbyer Shqiperise.
    I kane sherbyer vetem karikeve te tyre.

  2. mirel says:

    Mire e thote Taku. Ramuti rrahu gjoksin per Camerine dhe perfundoi te varrezat greke.
    PiS milet. Kelysh zogisti.
    I shpallen lufte Heronjve dhe deshmoreve shqiptare te LANCl me Mero degjeneraten ne krye, dhe nderojne te “renet” greke.
    Me qelbesira nuk gjenden mbi dhe.

  3. Kozmo says:

    NE TE DY TAKIMET ME GREQINE , PALA SHQIPETARE ESHTE TREGUAR E DOBET , LILIPUT, PERPARA KOTZIAS . TE DYJA TAKIMET KISHIN PER QELLIM PLOTESIMIN E INTERESAVE TE GREQISE . NDOSHTA RAMA ,PRANOJ GERMIMET PER USHTARET GREK , PER TE BINDUR GREQINE, QE NUK KA USHTARE TE VRARE NE TOKEN TONE .

  4. Jak Boston says:

    Avokat Ngjela ke shume te drejte, po sot kemi nje ndryshim thelbesor nga viti 1999.
    Ai ndryshim eshte niveli intelektual i parlamentareve shqipetare sidomos ata socialiste ku nje pjese e mire jane me universitetet e kontrabandes, krimit dhe droges dhe korrupsionit.
    Kjo eshte nje pengese e madhe pasi Rama ngaqe vete eshte gjysem injoranti keta deputetet i ka zgjedhur injorante komplet. Po kete gje imitoi edhe Basha ne zgjedhjet e fundit.
    Pra Avokat i nderuar te dy drejtuesit shqiptare ne Shqiperi si Rama ashtu dhe Basha vazhdojne ne gjurmet e Enver Monstres udheheqesit te tyre shpirteror .
    Ndryshimi ketu eshte se Basha ka si udheheqes shpirteror Enverin dhe nje udheheqes mbrapa kurrizit qe eshte Sala.
    Kurse Rama ka Enverin si udheheqes shpirteror dhe Vucicin nga mbrapa.
    Po te shtojme dhe ciftin Like Floriri dhe Mona Cizmen, qe kane si udheheqes shpirteror luget e floririt dhe portretet e Enverit per Liken dhe Nexhmija per Moniken, situata duket mjaft e zymte.
    Nisur nga kjo gjendje e siperpershkruar Shqiperia eshte ne gjendje shume me te keqe Avokat edhe pse pinjollet e kuq kane harxhuar shume boje dhe makiazh mediatik per ta bere te semuren te duket e shendetshme.
    Avokat sinqerisht te falenderoj per kurajon qe jep tek shume njerez dhe uroj qe gjerat te ecin ne rrugen qe ju parashtroni, por une do them u be vetem pasi te behet dhe asnjehere perpara ose gjate procesit pasi e kemi pesuar me shume se nje here qe ndeshja humbet edhe ne minutat shtese.
    Gjithesesi shume falenderime dhe pershendetje nga ana ime per ju Avokat Ngjela dhe per te gjithe ata qe jane ne te njejten linje me ju duke perfshire dhe veten time ne kete kategori.

  5. Arjan says:

    Nje bravo e forte Spartak ,thyeja turinjte plehrave qe kujtojne Se behen me te medhenj Se zoti .Rahmuti e vulosi marreveshjen e rradhes ne dem te Shqiperise .Cohu shqiptare nga gjumi dhe zhdukeni kete klase politike kete deputete plehra duke fillu qe nga kerma Salimillosheviqi tek plehra e fundit ram rahmuti.

  6. Pellazgos says:

    Ky qenka i rrjedhur, per Zotin.
    Amerika ka njohur Sllavet e Shkupit me emrin Maqedoni dhe jo vetem kaq,por ka detyruar ne Epirotet,Ilyret qe ta njohim kete shtet me kete emer!
    Ku eshte dinjiteti,nderi,respekti per Epirin e Pirros qe ju si tradhetare dhe servile te amerikaneve kur dihet mire qe Gligorof e ka deklaruar fare qarte qe ne jemi Sllav dhe nuk kemi lidhje me Megas Aleksandros.
    Duam drejtesi per krimet e Greqise dhe Zerves kunder popullsise se pafajshme Came?
    Kjo eshte zgjidhja,larg armiqte e Kastriotit,te Pirros,Aleksandros,Axileas etj fashistet e Romes dhe Turqit.
    Te marre Greqia demshperblimet nga krimet e Gjermaneve,te borxhit pushtues qe e la Greqine pa para dhe tju jape juve zoti Ngjela.
    Ne vend te jemi te bashkuar me Greket kunder Gjermaneve,kunder Turqise,kunder Francezeve dhe Anglezeve qe nuk kane lere vend arkeologjik pa vjedhur nga Kombi tone Ilyro Epirote,ty po na tregon perrall me mbret.
    Epiri dhe Pirrua eshte nderi jone dhe jo juaji zoti Ngjela.
    Ju qe kini frike te perdorni emrin e lavdishem Epir,nuk jini patriote por tradhetare.
    Ky vend ka histori Helene dhe jo vend barbare sic thote turkoallvanosi Xhufi.

    1. {sit back and relaks} says:

      Qe kur u bere pellazgos ti o Karaxhaferr qe jeni me te zinj se dhe pakistanezet.Shiko fytyren e presidentit tuaj Pavllopulos dhe mendoje per pellazgos hahaha

  7. sali says:

    Ne na i kane marre pronat te tanet me shtepi e katandi dhe mbas renies se sistemit cubi Sali riberi reformen agrare dhe na i rimori per se dyti por kete radhe duke u bere vete pasha me troje e toka e pasuri te vjedhura me kafshet qe e rrethojne .dhe ju prisni nga keta qe te rregullojne pronat ne nje shtet tjeter. Edhe socialistet me origjine nga hici dmth.nuk kane patur pasuri se ishin brekegrisur tani po rregullojne pronat.ne keto vitet e hajduterise me shume jane vrare shqiptaret me njeri tjetrin per pronen se ne luften e dyte boterore.Avokati flet me te drejte per kete teme e shume te tjera por nuk degjohet.

  8. Ramuti na doli ma kec se Saliu says:

    Jua futi Kapter Ramiu me kec se Saliu. Kac kisha me thon . Hiq mire kjo pune . Ktu ka tradhti burra. O milet pis qe nderoni dhe levdoni tradhetaret dhe i lepieni puhtuesve ser a turk a grek dhe armiqve te kombit. Kapter Ramiu na doli ma kec se Shpellar Salehu. Mjer ju

    e vulosi detin. dekoroi vishon. beri presidentt koklopen. kryetar kriminelin ruci dhe i kerkoi fshatarve re mos shkojne ne kembe ne Tirane

  9. Lee lee says:

    E more Ngjala.Streha e fundit e maskarenjve e di kush eshte…Edi ti je patriotnacionalist prandaj e di.O loqe kujt u flet loqeve te 97.Jemi ne 2018 o Ngjala.

  10. @ says:

    Pasi i zgjidhi te gjitha problemet me te gjallet, Spartaku i Ngjelajve po mesyn te vdekurit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje