Nga Artan Fuga
T’u japim vend edhe fakteve madhështore, por edhe fakteve të turpshme në historinë tonë.
Kjo është histori « objektive », t’i lemë pasionet e mbështetura në zbukurimin e së kaluarës.
Vetëm këto dy shekujt e fundit kemi bërë gjëra heroike, por edhe gabime kolektive që i kalojmë ashtu shkarazi, “hajdutshe”, si vogëlima pa rëndësi
Cfarë do të na thoshte dikush nga jashtë nëse do të kishte vrojtuar veprimet tona historike?
Ja që mjaft shqiptarë në kohën e Luftës së Parë botërore pajtoheshin me qira si ushtarë në ushtritë e huaja që gjendeshin te ne dhe luftonin me njeri tjetrin për pesë kacidhe ora e luftës.
Po, ja që mijra shqiptarë nën udhëheqjen jo vetëm të Haxhi Qamilit minonin ngritjen e flamurit të pavarësisë.
Po ja që kishte pjesë të elitave politike, fetare, artistike që mezi prisnin pushtimin italian të vendit dhe që nuk bënë asnjë veprim kundër pushtuesve, veç mbretit që iku si zog.
Po ja që dhjetra deputetë shqiptarë, bij të « familjeve të mëdha », u bën pro-pushtues dhe shumë prej tyre vajtën në Itali dhe i dhuruan perandorit kurorën e mbretërisë shqiptare që u bë nën-mbretëri.
Po ja që parlamenti shqiptar pa pikë turpi i shpalli luftë Greqisë fqinje dhe historianët nuk e botojnë vendimin e tij fashist.
Po ja që gazetat kryesore në vitet 40, ishin pro Hitlerit dhe nazizmit dhe antiçifute ? Ne përkujtojmë që ne, si popullsi, jo si elita, i kemi mbrojur çifutët dhe kjo duhet të na bëjë të harrojmë gjithçka tjetër, edhe ndonjë mendësi të vockël genocidiste në mediat e kohës.
Po ja që pas Luftës së Dytë botërore, gazetat komuniste ishin sllavofilë, duke i quajtur kombet sllave si më të lartat, dhe antieuropiane?
Po ja që në konferencën e Parisit pas Luftës së Dytë botërore, Greqia donte të na shpërbënte, kurse Jugosllavia na mbronte. (Sigurisht për hesap të vetë, pse kot?)
Po ja që u dorëzuam serbëve gjithçka, me ushtri, me pare, me sekrete, me të gjitha duke u bashkuar de fakto dhe se po të mos ishte ai diktatori me mustaqe në Rusi, do të ishim bërë qytetarë të Maqedonisë. Askush nga ne nuk lëvizi.
Po ja që në kuadrin e traktatit të Varshavës u dhamë rusëve të drejtën që sa herë të donin të hynin ushtarakisht në Shqipëri madje pa pyetur kërkënd. Askush nuk tha jo.
Po ja që pati mijra shqiptarë që u bënë spiunë dhe kishe frikë të thoshe një fjalë se spiuni dëgjonte. Ku janë këta spiunët?
Po ja që aty nga vitet ‘60 e shekullit të kaluar u bëmë prapë me Titon nga frika e muzhikut që zbriti me tankse në Pragë dhe kosovarët ishin titistë?
Po ja që për 50 vjet jetonim me thërimet që na jepnin jugosllavët, rusët, kinezët?
Po ja që gërthisnim me histeri, rroftë ky e rroftë ai, në mitingjet masive të viteve ‘50 apo ’60 të shekullit të XX.
Po ja që mijra të rinj hipën në çatitë e kishave dhe xhamive në mesin e viteve ’60 duke ju hequr tjergullat, nuk e dini?
Shihni dokumentarët, ka plot.
Po ja qe merrnin nisma fshatshe e qytetshe për të ulur rrogat e vetvetes?
Po ja që donin ta fitonim jetën pa punuar, nuk e kishte fajin Sudja, dhe u bëmë si pinoku që mbolli lekët dhe prisnim të rriteshin si pemë.
Po ja që shitëm me dhi e katandi për të vendosur lekët në firmat piramidale e marrë interesa që në fakt ishin paret e komshiut.
Po ja që pasi u vramë me njerin tjetrin thirrëm në ndihmë kalabrezë, rumunë, turq, grekë që të na ndanin në vitin 1997 sepse po i hanim kokën njeri tjetrit.
Po ja që kurrë nuk kemi bërë zgjedhje të ndershme sepse sa herë dikush fiton tjetri e quan hajdut votash.
Po ja që nuk kemi industri dhe askush nuk shkon të punojë askund se i duket se është bërë vetëm për të qenë sociolog, historian, ekonomist, a pianist.
Po ja që si asnjë popull tjetër sado në vështirësi, morëm anijet dhe lamë pendët duke ikur sa më larg, larg, braktisur gjithçka.
Po ja që kemi vite dhe pasi ëndërruam me shekuj bashkimin kombëtar, tani me Kosovën, jemi si çift i ftohur në prag të divorcit ! Edhe kosovarët që vijnë në plazhet e Adriatikut dhe Jonit na rënden.
Po ja që gjithmonë kemi gjetur shpëtim duke u lidhur pas qerres të perandorive të mëdha, romake, osmane, austro-hungareze, ruse, kineze, etj.etj, dhe sapo kemi parë fundin e njerës, hop, jemi hedhur te gjiri i tjetrës, duke ndryshuar fe e besë masivisht.
”parlamenti shqiptar vendosi ligjin e luftes me Greqine………….”
plehra turkoshake,jeni te peshtire….nder shekuj keni luajtur vec ”viktimen”!
o Re….. mjaft se more ere.
Anonimia nuk eshte burreri !!!.
To onoma su tha to dhimosievso……
Teleftea proidhopiisi…..
Po tani o…. profesor pas ciles qerre jemi lidhur , nuk na e the apo ste vjen zeri …..?????
edhe ti o profesor i shitur te janullatosi????
sepse ne shqiperi cdo kush qe ka mendie normale , cdo kush qe ka lexuar 2 libra te tjere vec kuranit , cdo kush qe i thote te vertetat si jane, patjeter qe eshte i shitur te janullatosi.
ti profesor je nje njeri kot.
po ca mund te presesh nga njerez si ti o profesor
qe shkon ne france dhe nuk shet te pakten nje kile te bardhe
ne shqiperi nuk je denuar as per vjedhje as per rrahje as per perdhunim
vjet nuk arite te beje as 1kg hashash.
vrasje ose plagosje kuptohet qe nuk ke bere.
dhe tani nje njeri si ky mesiper mer guximin dhe ju tregon shqiptareve ca te bejne??????
jeni nje dore ju si ti e ben blushi e ca te tjere qe duhen internuar ose burgosur njerez kot!!!!!
Me ne fund lexova diçka me mend nga ky Fuga.
Ky po lajthit.
Per tu dukur dhe per te qene prezent kudo shkruan cdo dike dicka. Te gjitha pa vlere. Ky eshte dhe akademik, dhe profesor, dhe shoqeri civile. Gjithcka
te lumte “PUSHKA” o Artan Fuga.Te verteta qe gjithmone jane fshehur ne librat tone te historise ose jane prshkruar e komentuar ne menyra aspak bindese duke synuar te na nxjerin nga fajtore ne te pafajshem,nga te turperuar ne krenar;nga te humbur ne fitimtare etj.etj.!!!! Tamam stili i Institutit te studimeve Marksiste Leniniste qe kur i kundervihej Frojdit apo ideologeve te tjere,na nguliste ne mendje theniet e tyre ,ndersa nga kundervenia nuk ngelej asgje ne koke vetem argumente nuk ishin.Megjithate nje te mire e kishte se duke i mbledhur theniet e Froidit ashtu te cunguare ne tekstin e Materializmit Dialek mesonim dicka qe nuk mund te e gjenim ne forma te tjera.Nejse ,”ISHALLAH”(fjale meorigjine Arabe a Osmane e me pasaporte Shqiptare ,qe e perdorim te gjithe te krishtere muslimane e ateiste), do te vije dita qe ta kemi ne duar nje histori te tille qe ta vendosim perballe “krenarise “tone te shpifur qe na ben te besojme qe jemi zanafilla e qyteterimit dhe e gjuheve te Botes.
O po qe e ka mire ky,Fuga…
Popullit I ka mbetur edhe gje e fundit pa bere dhe qe Nuk na e thote,Fuga:
Te mos zbatoje modelin e sotem te zgjedhjeve,sepse sistemet i kane bere klasat politike te kohes dhe ju kane sherbyer atyre.Zgjedhjet duhet ti fillojne nga fshati,I will te zgjedhe njeriun e tij me te mire me te ndershem dhe me te arsimuar.Keta te tillet ne rang rrethi,te zgjedhin,me te mire midis tyre,pa marre parasysh perkatesite partiake.Numuri I ketyre te zgjedhurve te jete ne perpjestim me popullin ne nivel Kombetar.Keta do jene deputetet e Kuvendit.Me I moshuari prej tyre te ndjeke gjithe procedurat parlamentare.Kuvendi,nga propozimet e ketyre deputetet te zgjedhe Kryeministrit dhe gjithe institucioneve Pushtetin te shtetit.Para seete zhvillohet e gjithe kjo procedure,le te behet zgjedhje nga populli e Presidenti,I will do te monitoroje proceduren e mesiperme…
Vetem keshtu do te kemi nje parlamentin te zgjedhurve nga populli dhe do flase gjykoje ne emer te tij dhe Jo te partive.Mos keni frike nga njerzit qe do zgjedhe populli,do te jene me me integritet seebed let e zgjedhurve nga partite apo me keq akoma nga kryetaret e tyre.Ne se zgjidhen intelektuale si me super,ata njohin njerzit me aftesi te duhura per te na drejtuar…
Keto jane te gjitha fakte te njohura. Nuk ka ngelur asgje pa lexuar se jane shkruar me kohe. Mos derdellit kot se nuk na the asgje te re. Kujt i intereson historia e Shqiperise i njeh te gjitha keto njolla ne te shkuaren tone. Kurse injorantet edhe te jene te shkruara nuk kane per t i lexuar, se dija u vret syte. Ose nuk u leverdis, se ne jemi mesuar ta perdredhim pas çdo stuhie
Me ne fund e gjete edhe ti nje tromobil dhe i hipe, se ngele maj motorit! Bravo!