Nga Abdurahim Ashiku
Në Korçë, këto tri ditë të fundjavës së tretë të janarit 2018, vazhduan bisedimet shqiptaro-greke, vijim nga Kreta, për të “sheshuar” siç thonë, problemet midis dy vendeve fqinjë historikë. Nuk dua të hyj mes fletëve të zverdhura të historisë që na lidh, e as të jap mendim për njërin apo tjetrin problem.
Dua të pyes: A është vënë në tryezën e bisedimeve një ngjarje e madhe historike që nuk ka pse të mos jetë e të “dy palëve”, e “shumë palëve”, “mbarë evropiane”, pse jo “botërore”, më thjesht “e tre kontinenteve”, 550 vjetori i vdekjes së Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut, shikuar në një mendim e veprimtari të përbashkët?
A do të japë shteti grek një shesh për t’i ngritur një monument këtij trimi që me shembullin e tij të madh u dha kurajë popujve nën pushtimin osman, i dha “barut të thatë” kryengritjes popullore greke në revolucionin që nis më 25 mars 1823? Po japim hektarë tokë për varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, por pse të mos jepen disa dhjetëra metro katrorë tokë për një monument të Skënderbeut, “Pionier i mbrojtjes së krishterimit”, pse të mos ketë një “VIT TË SKËNDERBEUT” për mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe për grekët që e duan atë si “hero të tyre”?
Një pyetje që më ka mbet në gojë dhe vazhdoj e vazhdoj ta bëj pa marrë përgjigje as andej e as këndej, as nga shteti im, as nga shteti grek dhe as nga tubimet e shoqatave shqiptare, Federata në Athinë e “Nënë Tereza” në Selanik. Vërtet a do të vijë, ose më thjesht të them, a do ta sjellin Gjergjin e Gjon Kastriotit, kordhëtarin e madh të shekullit të 15-të në një shesh me emrin “Skënderbeu” dhe me një shtatore mbi kalin e tij legjendar me shpatë drejtuar lindjes otomane, në Athinë? Nuk e sollën në 600 vjetorin e lindjes përveçse nëpërmjet një sesioni përkujtimor organizuar nga një shoqatë shqiptare në emigracion. Nuk e sollën as në 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, të Shpalljes së Pavarësisë…
Tash është shansi i fundit, 550 vjetori i vdekjes së heroit legjendar që në krye të një populli të vogël në numër, për njëzet e pesë vjet i qëndroi si e sa askush në kontinentin evropian ushtrisë më të madhe të kohës, ushtri që ngadhënjente në Azi, Afrikë dhe Evropë duke dridhë edhe fëmijën në bark të nënës. Tash ka një “VIT të SKËNDERBEUT”, vit që duhet të hapë krahët e të fluturojë më fort e më lart se kurrë. Në Romë, Paris, Detroit, Neë York, Prishtinë, Dibër të Madhe, Shkup…
Ai, shpatari i madh shqiptar, mendjendrituri i madh, që i tha ndal për më se një çerek shekulli urdisë më të madhe dhe të kobshme të mesjetës, Perandorisë Otomane, është i derdhur në bronc, përveçse në Athinë, përveçse tek fqinji ynë jugor bëmat e të cilit i dhanë jetë qëndresës dhe krahë Revolucionit Grek (1821-1828) për çlirimin nga rrjeta e hekurt otomane. Tash, pas kaq vitesh betejë historianësh për origjinën e Gjergj Gjon Kastriotit, “përroi” i rrjedhës sllave e helene për origjinën e Kastriotëve mund të themi me bindje se është tharë. “Burimet” që e furnizonin atë nën emra “Georgij” e “Jorgjis” nuk rrjedhin më, përveçse tek ndokush që i ka marrë koka ujë.
Grekët… siç citon studiuesi kosovar, i ndjeri Shkëlzen Raça, në kumtimin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në historiografinë greke të shek. XIX” pjesë e librit të tij voluminoz “Gjurmime në historinë shqiptare” … “në botimin e gjashtë të “Historisë së kombit grek” të Paparigopullos, në përkujdesjen redaktoriale të historianit të njohur atëherë grek, Karolidhit, bëhet e pranueshme prejardhja shqiptare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.” (f.160) Kristo Zharkalliu, një njohës dhe studiues i historisë dhe marrëdhënieve historike midis dy popujve në shkrimin polemizues “Disa sqarime, disa përgjigje” (Plus Gazeta Athina 13 janar 2012 f.14) thekson: “Grekët nuk e konsiderojnë Gjergj Kastriotin të tyre dhe le ta quajnë ”Jorjios” por megjithatë e nderojnë së tepërmi.
Mjafton të themi, se në muzeun historik, në ish Parlamentin e vjetër grek, në hyrje të tij, në mure janë vendosur portretet e heronjve të Revolucionit. Portreti i parë dhe më i madh është ai i Gjergj Kastriotit, ku shënohet vetëm emri i tij pa asnjë shpjegim nacionalist”. Që Gjergji i Gjon Kastriotit ishte dhe mbetet shqiptar kjo tashmë është e padiskutueshme. “Përrenjtë” dhe “burimet” e të kundrës janë tharë.
E vetmja gjë që ende nuk është “tharë” janë “burimet” krahinore, “burime” të cilat sado që kërkohen sa në Dibër, në Mat, në Has përsëri rreth qendrës “gjeografike shqiptare”, rreth “zemrës” së trupit etnik shqiptar rrotullohen. Autori i këtyre radhëve, bazuar në historianin e madh skënderbegas Kristo Frashëri i cili siç thotë studiuesi dibran Murat Koltraka … “ është i vetmi, që veç të tjerave, ka shkelë me këmbë çdo pëllëmbe të territoreve të Çidhnës, që lidhen me Kastriotët”, në Toponiminë dibrane për origjinën e Kastriotëve nxjerrë në dritë nga studiuesit Hazis Ndreu, Ali Hoxha dhe të tjerë, në udhëtimet e tij një jetë të tërë atyre vendeve, në faktin se 18 nga 26 betejat e mëdha fitimtare të Gjergj Kastriotit u zhvilluan në Dibër, ka bindjen se Gjergji i Gjon Kastriotit ka lindur në Sinë të Dibrës, është rritur në Dibër për tu bërë më vonë trashëgimtar legjitim i hapësirës nga Maqedonia në Dibër, Krujë e Bregdet, hapësirë nën zotërimin e të atit, Gjon Dibranit siç e quan R. Voltarrano.
Nuk dua të zgjerohem më tej pasi këto i kam përmendur në një kumtim timin në Athinë në janar 2005 në sesionin jubilar organizuar me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit të Madh të Kombit Shqiptar. Çështja që shtroj dhe shtrohet është në se duhet të ngremë zërin tonë për hapjen e një sheshi dhe ngritjen e një përmendoreje për Gjergj Gjon Kastriotin në Athinë. Me “ngritje zëri” nënkuptoj në radhë të parë “Kërkesën me zë dhe me shkrim” të shtetit shqiptar dhe strukturave të tij zyrtare, në bisedime me shtetin grek dhe strukturave të tij zyrtare, për krijimin e një hapësire fizike për të hapur një shesh e për të vënë në qendër të tij përmendoren e Gjergj Gjon Kastriotit.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj, shoqatat, shoqëritë, lidhjet, federatat, tubimet me karakter krahinor e kombëtar shqiptar që të bëhen strumbullari i aksionit për ngritjen e sheshit dhe të përmendores me emrin Skënderbeu në Athinë si dhe të busteve e memorialëve të tjerë në Selanik apo vende të tjera ku dokumentohen bëmat e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut. Me “ngritje zëri” nënkuptoj degët e partive politike shqiptare në Greqi, degët e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim etj., drejtuesve dhe asambleve të këtyre partive që në lidhjet e tyre me partitë politike homologe në Greqi të kërkojnë legjitimin e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë nëpërmjet hapjes së një sheshi dhe ngritjes të një monumenti, në emërtime rrugësh e institucionesh shoqërore e shtetërore.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj veprën e shkrimtarëve, gazetarëve, artistëve të skenës e të ekranit, muzikantëve, piktorëve, skulptorëve, armatës së madhe të intelektualëve të të gjitha moshave që të bëjnë hapa vrapues për emërtimin e një sheshi dhe ngritjen e një monumenti për Gjergj Gjon Kastriotin-Skënderbeun në Athinë. Veprimtaritë në kuadrin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, VITIT TË SKËNDERBEUT, krahas të tjerave, t’i lidhin, mes të tjerash, me Heroin tonë Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin-Skënderbeun.
Sesionet shkencore e përkujtimore duhet të përfshijnë tërë Greqinë, në stere e në ishuj. Me “ngritje zëri” nënkuptoj “një të katërtën” e popullit shqiptar që punojnë e jetojnë si emigrantë në Greqi, nënkuptoj të gjithë biznesmenët në Greqi, njerëz atdhetarë për të hapur e për të depozituar në një llogari publike bankare paksa nga kursimet e tyre për të bërë të mundur të gjitha shpenzimet për hapjen e sheshit dhe ngritjen e monumentit të Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë.
Kryebashkiakun e Tiranës Eron Velia, që e shoh çdo ditë me lopatë në krah duke mbjellë pemë, e mira e të mirave është që një ditë ta shoh në Athinë, të takohet me homologun e tij grek dhe së bashku të mbjellin një ulli, simbol i paqes dhe begatisë në një shesh në krah të monumentit të Skënderbeut. E di që ekstreme nga segmenti i shoqërisë greke do ta kundërshtojnë ardhjen e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë ashtu siç di se ekstreme nga segmenti i shoqërisë shqiptare, e kanë quajtur Skënderbeun “tradhtarë të islamit”.
Injorimi i tyre, shumëzimi me zero, përbën urën lidhëse evropiane për sot dhe për të ardhmen. Së fundi një ftesë për dy kryetarët e dy tubimeve më të mëdha shqiptare në Greqi, Ermal Sulaj i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe Arjan Cara, kryetar i Shoqatës “Nëna Terezë” në Selanik: Është koha që pikë të parë në programin e këtij viti të vini sjelljen e Skënderbeut mes emigrantëve, jo pak por një e treta e shqiptarëve në mërgim.
Kjo eshte tja futesh pordhes kot, monument i Skenderbeut ne Greqi!? Nga juvijne keto idera ore miq!
greket nuk i lidh asnje gje me Gjergj Kastriotin,,
kur Gj.Kastrioti me arberit e tij I luftonte osmanet,greket mbushnin harremet e sulltanit me vajza nderkohe kisha greke ishte bashkpuntorja e ngushte e sulltanit
duhet theksuar se greket gjate 450 vjet Perandori Osmane nuk kane bere nje kryengritje te vetme kunder osmaneve,perjashto revolucionin,dhe kete e udhehoqen shqiptaret..
Gjergj Kastriot-Scanderbeg mbart virtytet e larta te kombit tone…ai eshte personifikimi i rraces vitale shqiptare
per fatin tone te madh,greket e kane patur te pamundur ta ‘grekezonin’ Skenderbeun sic kane bere me Aleksandrin,Pirron,Boçarin(edhe shtangistin Piro Dhima hahaha)etj,pasi per origjinen e tij eshte shkruar e dokumentuar shume,pra e gjithe bota e njeh per shqiptar
kjo eshte edhe arsyeja qe ne Greqi nuk ka as edhe nje bust, nje shesh a nje rruge me emrin e tij..
bravo Theatrical
Ky eshte edhe motivi pse historia e sundimit osman ne greqi eshte grope e zeze sepse skane bere asgje
Ata e duan skenderbeun jo vetem ata por dhe serbet por me pare duan qe shqiptaret ta mohojne pastaj tu kaloje atyre prandaj po investojne ne qarqe ekstremiste kunder figures se tij
d.didani,
nuk i intereson grekeve heroi i shqiptareve o zoteri,sepse nuk i lidh asgje me shqiptaret..grekeve iu krijon alergji heroi I shqiptareve,ashtu siç i krijon alergji kombi shqiptar ne pergjithesi…Gjergj Kastrioti eshte epitomi i luftetarit shqiptar ne shekuj dhe jo i pederastit te pabese grek,i cili preferon me mire shtratin e ngrohte te Sulltanit sesa shpaten ne dore
me statistike,perqindja me e madhe e grekeve te sotem jane turq(ortodokse) te erdhur nga Deti i Zi(Ponti),Anadolli,Istanbuli madje edhe nga Qipro Veriore ka plot
paralelisht me figuren e heroit tone Gjergj Kastrioti,shkon edhe çeshtja e flamurit tone kombetar,
kini vemendjen,
jo ne pak raste po te degjosh nje pjese te ketyre kurdeve te anastasit qe thone,flamuri shqiptar,[shqiponje e zeze dykrenare me fushe te kuqe ne sfond] eshte flamur grek,ortodoks-bizantin,sic eshte edhe “iorgos kastriotis”,por çuditerish ky flamur i terbon greket,
kete flamur e fyejn,djegin e mallkojne,I gjuajne me Kalashnikov..madje nuk e lejojne as krah per krah flamurit grek ne nje shkolle ne Krete ku pretendohet se po mesohet shqip
hahaha
edhe dicka tjeter,
cfare iu kushtonte grekeve ta vinin Gjergj Kastriot-Scanderbeg ne nje monedhe apo kartemonedhe dhrahmie sic kishin Marko Bocarin,Aleksandrin,e disa te tjere qe nuk i mbaj mend?
nuk mund ta vinin sepse Gj.Kastrioti nuk luftoi per grekun por per Arberin…kur ra Kostandinopoja ne 1453,Skenderbeut as nuk iu krruajt loqa fare hahaha
Abdurrahman…e di sa koka abdurrahmanesh ka prere gjergj kastrioti?
Bravo,shume mire e ka artikullshkruesi,qe edhe ne greqi t’i ngrihet nje bust,se Gjergj Kastrioti Skenderbeu,ishte mbrojtesi me i madhe i popullit shqipetare,por edhe i krishterimit ne pergjithesi.
Do ti thoshje Hipokritave Turk-Arnaut te tipit Abdurahman, perse nuk ka nje bust ose nje emer rruge per Marko Bocarin, Mjauli, Karaiskaqin, Pirron e Epirit, Mega Aleksandron….. qe Arnautet pretendojn qe jane Shqipetar dhe disa prej tyre fihura me te medha se Skenderbeu.
Sa per kryengritjet Greke nen zgjedhen Osmane jane te pa numerta, ju kujtoj vetem kryengritjen e viti 1611-es nga mitropoliti Dionis Filozofi nga Paramithjaja e Thesprotis, qe kriminelat Cam me Camin Asllan Pashen e kapen, duke e pjekur per se gjalli ne hell dhe trupin e tije (ne hell) e ekspozonin deri ne Kostandinopoj.
Lexoni me shume ne internet ne gazeten metropol.
Lexoni gjithashtu per Dionis Filozofin si mburen kriminelet Cam, ne linkun “Zeri i Cameris”.
duhet nje bust per pirros dhimas.
Dhe kjo na duhet, te sjellim Skenderbeun ne Athine!
nje qe e ka emrin Abdurrahim, duhet ti ndalohet me ligj, qe te shkruaj per keto gjera.
Ti je nje kryeinjorant se ti kam lexuar komentet…
Jevgjiterit neo grek pretenddojne dicka nga Gjergj Kastrioti, mbrojtes i europes ne shekullin e 15.
Pse mos te ngrihet kjo statuje?
Abdurrahmon,vertet beson se ti dhe gjithe ata si ti jeni pasardhes te heroit te KRISHTERIMIT G.Kastrioti!!!??
Je ti o jevgu Karraxhaferrit qe te kane prure ng Anadolli.
Lufta apo revolucioni i 1821 ishte nje lufte civile midis Ortodokseve dhe myslimaneve shqiptare.
Ishte lufte midis Arvanitasve, zoter te jugut te ” greqise” se sotshme dhe myslimneve dhe mercenareve shqiptare qe drejtonin Perandorine Osmane dhe ishin gardianet mborjtes te Osmaneve ne ballkan.
Kombi ‘ grek” eshte nje perzierje rracash qe u krijua me urdher nga lart ne 1831, me heronj shqiptare dhe fustanelle shqiptare
Pra z.ilir
Sipas teje shqiptaret mysliman turq dhe ortodokset shqiptar shqiptar te vertet??
Nuk e di si eshte e verteta ne 1821 por shoh ralitetin sot qe shqiptaret mysliman arriten te themelojne nje shtet te vetin nderkohe arriten te mbijetojne si etni ne mal te zi,serbi,maqedoni,e gjithashtu dhe greqi te vetmit qe u zhduken ishin ata qe mburre ti suliotet trima
Pra do vazhdojme te flasim per fe apo per ind etnik
Ai qe don te identifikoje shqiptaret me perkatsi fetare ben politiken shekullore serbe e greke qe e ka origjinen te ivani i madh i rusise ku planifikoi se si do ishte ballkani gjer ne jeruzalem
Duhet. patjeter. Gjergj Kastrioti I ben nder jo vetem Athines por gjithe Europes. Duhet punuar shpejt pa u shqetsuar per lehjet e ekstremit nga cdo krah. Arberi, o arvanitis , arbereshi, shqiptari 24 karat I Skenderaj ose shqip zoti Aleksander, eshte teper I madh per nje ballkan te vogel. Jemi fix ne kohe.
abdurahim arabo turkeliu qe kush se ;iu na thote se duhet shtatore e skenderbeut ne ditroit e ne athine ik freskoje njehere thiben me gjethe fiku
Gjergj ksztrioti i madhe ti ngritet shtatorja ne athin,ben edhe nuk eshte mire.pse: ben ti ngitet statusi i heroit qe tregon historin shqiptare ne ish iliri,tani greqi,por greket me vone e falcifikojn histori si qdoher,dhe per gjeneratat tjera e bejn hero grek.gjergjin dhe nne teresen deshen te na e vodhin edhe serbet e maqedonet,nene teresen, magje edhe italia i futi hundet,se tha,nene teresa ka qen ne itali,e me vone ber italiane,por reagoj ateher kryeministri berisha.pra jo bustin ne greqi,por ne zagreb kroaci,se kroatet jane korrekt me shqiptare.
Zoti Ashiku
Hodhe nje ide te mire dhe nuk mendoj se do kish njeri problem me permendoren e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut ne Greqi. Fare mire mund te vendosej ne Selanik, eshte dhe afer malit Athos qe kishin lidhje Kastriotet, dhe do nderohej dhe nga shqiptare dhe nga greke. Nuk mund te te shpjegoj me qartesi pse do jete e veshtire te vendoset ne Athine, kete mund te ta shpjegonte ndonje meditues i Athines, por po te jap ca shembuj. Ne Athine nuk ka nje permendore te Aleksandrit te Madh. Ka ne Korinth ku formoj aleancen e grekeve kunder perseve, por jo ne Athine. Edhe permendorja e Kostandin Paleoplogut, perandorit te fundit bizantin u be me plan te vendosej ne nje shesh te madh, por perfundoi ne nje cep te padukshem te sheshi perballe katedrales ortodokse te Athines. Po ashtu pengohet ndertimi i nje katedraleje te re madheshtore ne Athine. Nuk e di pse, por Athiniotet shfaqin nje neveri per kohet mesjetare bizantine.
Po po poooooo…
Nje shkrim qe cdo dy rreshta perserit rreshtat e pare.Nje shkrim qe zgjat shume per te thene” hiçin” per te thene komplet” asgje”.
Mos se te degjon LUBONJA SE KA LEXUAR Frojdin dhe Jungun dhe e kane bindur per kotesine dhe nacionalizmin e ulet te shqiptareve (mendimi i Lubonjes). Biles Lubonja tha se Skenderbeu kishte te meta dhe prandaj nuk mund te qe hero.Pastaj tha se nuk eshte historian por di me mire se historianet fale leximeve psikoanaliste dhe se Pellumb XHUFI nuk mund ta ndaloje ate te deheroizoje Skenderbeun se ka studiuar Jungun dhe Frojdin,te cilet i kane spieguar perroin e ndergjegjes dhe ai e lidh me shqiptaret.Prandaj mos e zini ne goje Skenderbeun se ju degjon LUBONJA..Pastaj ate do ta ftojne tek NEW 24 dhe atje do ta magjepsi prap ate vajzen e lajmeve ,e cila ne fund tha se edhe degjuesit do jene magjepsur” nga katrahura e Lubonjes.Ata gjithmone Lubonjen therrasin per tju zgjidhur te veshtirat. Biles Lybonja tha se cfare duhet te bente delegacioni shqiptar” qe te mos ecnin fare bisedimet” me delegacionin grek. A me kuptoni sadopak????Sepse po perpiqem ta lidh me JUNGUN.
Jane shtuar shume grekerit qe flasin shqip. Shenje e mire kjo, e fillojne me gjuhen dhe pastaj avash-avash do ndjehen shqiptare….
Vendosja e bustit te Skenderbeut ne nje shesh te Athines duhet te behet kryeinisiative e qeverise per Vitin e Skenderbeut Eshte me i pakti detyrim i grekeve ndaj nesh qe u kemi vene ne dispozicion gjithe ato hapesira per ish ushtaret e vrare ne vendin toneKjo te behet pjese e axhendes se bisedimeve aktuale’
Ky qeka super psikopat.Çfare shkrimi idiot ka shkruajtur.
Kur shteti Grek te demokratizohet me te vertete dhe bisedimet me ne ti beje ne baze te mirkuptimit reciprok dhe zgjidhjes se mosmarveshjeve, perfshire minoritet, ti beje me reciprocitet si antar i BE, si dhe si evropian, te eliminoj nga kushtetuta ssundimin mesjetar te fese, atehere po, vetevetiu Athina do behet si kryeqitet europiane dhee monumentin e Skenderbeut nuk do ta ngrere si te nje kryqitari, por si nje prekusori luftarak i Rilindjes se Qytetrimit Antik ne Europe.
Abdurahim byrazer, po si u be frymezim Skenderbeu per re olucionin grek te 1821?? 1468 vdiq skernderbeu pas 350 vjetesh u be frymezim per grekerit?! Ai spo behet per ne shqiptaret dhe u be per greket.?! Mblidh mendje Abdurahimmmm se perandoria turke njssoj ishte per ne dhe turkit una faca una raca. Po te qe ishin bere dhe greket muslimane por besoj se neve jemi te ardhur ne albania ose ngelem ketu.
Kesaj o zoti Ashiku, ne situaten qe kalojme, kur po i falim grekut cdo gje qe ka kerkuar kete cerekshekulli, i thone “Kerko vajzen e priftit kur ti s’te fusin fare ne fshat”.
Asnje qeveri kuislinge ne kohen e pushtimeve gjermanne ne Europe nuk ka bere leshime te tilla.
Ne qofte se di dikush ndonje qeveri kuislinge qe u ka bere leshime kombetare gjermaneve le te ma thote.
Kesaj o zoti Ashiku, ne situaten qe kalojme, kur po i falim grekut cdo gje qe ka kerkuar kete cerekshekulli, i thone “Kerko vajzen e priftit kur ti s’te fusin fare ne fshat”.
Asnje qeveri kuislinge ne kohen e pushtimeve gjermanne ne Europe nuk ka bere leshime te tilla.
Ne qofte se di dikush ndonje qeveri kuislinge qe u ka bere leshime kombetare gjermaneve le te ma thote.
Nje gje duhet te behet e qarte, kur luftonte Gjergj Kastrioti kunder Osmaneve nuk kishte Greqi, pra logjikisht nuk ka asnje lidhje midis tij dhe Greqise, keshtuqe mos ia fusni gazrave kot.
Pse jo ? Kur Athina te filloj te flas shqip ,pa tjeter qe duhet te shkoje edhe heroi i shqiptareve atje,prane bashkekombseve! Jane disa etapa qe nuk duhen kapercyer!…Mund te vij dita qe vet Athina ta pranoj si kalorsin e krishterimit…..por jo ta pranoj se eshte i tyre ,eshte grek!
nuk i intereson grekeve heroi i shqiptareve o zoteri,sepse nuk i lidh asgje me shqiptaret..grekeve iu krijon alergji heroi I shqiptareve,ashtu siç i krijon alergji kombi shqiptar ne pergjithesi…Gjergj Kastrioti eshte epitomi i luftetarit shqiptar ne shekuj dhe jo i pederastit te pabese grek,i cili preferon me mire shtratin e ngrohte te Sulltanit sesa shpaten ne dore
me statistike,perqindja me e madhe e grekeve te sotem jane turq(ortodokse) te erdhur nga Deti i Zi(Ponti),Anadolli,Istanbuli madje edhe nga Qipro Veriore ka plot..ketyre iu vuri fshesen turku
paralelisht me figuren e heroit tone Gjergj Kastrioti,shkon edhe çeshtja e flamurit tone kombetar,
kini vemendjen,
jo ne pak raste po te degjosh nje pjese te ketyre kurdeve te anastasit qe thone,flamuri shqiptar,[shqiponje e zeze dykrenare me fushe te kuqe ne sfond] eshte flamur grek,ortodoks-bizantin,sic eshte edhe “iorgos kastriotis”,por çuditerish ky flamur i terbon greket,
kete flamur e fyejn,djegin e mallkojne,I gjuajne me Kalashnikov..madje nuk e lejojne as krah per krah flamurit grek ne nje shkolle ne Krete ku pretendohet se po mesohet shqip
hahaha