Nga Pandeli Majko*
Vota e shtetasve të Shqipërisë jashtë vendit është një diskutim i cili ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Ai përbën një risi të diskutimeve politike në vend dhe po ashtu është një reformë elektorale e cila kërkon një diskutim të hapur.
Vota e shtetasve jashtë vendit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komuniteteve shqiptare në vendet e ndryshme ku ata janë vendosur. Ajo është shprehje e evoluimit dhe ndryshimit strukturor të migracionit të ri shqiptar pas viteve 90-të. Ata nuk janë emigrantët e paligjshëm të djeshëm por qytetarë me status juridik të rregulluar në vendet pritëse dhe një diasporë e re Shqipërisë në Perëndim.
Tashmë shqiptarët e shpërndarë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe deri në Australi kërkojnë të jenë pjesëmarrës në fatin politik e atdheut të tyre. Kjo është një kërkesë e natyrshme. Pjesmarrja dhe kontributi shtetasve jashtë vendit ishte thelbësor në shpëtimin e Shqipërisë nga kolapsi ekonomik. Prurjet finaciare të remitancave të shtetasve jashtë vendit në vendlindje tejkalon cdo ndihmë financiare që vendi ka marrë nga ndonjë institucion ndërkombëtar.
Shqipëria në muajt e fundit ka ecur me shpejtësi në vlerësimin e reformës së krijimit të një politike të re shtetërore për diasporën. Në Kuvendin e Shqipërisë, në Komisionin e Politikës së Jashtëme u krijua Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin. Ndërkaq, me Vendim të vecantë të qeverisë shqiptare është krijuar Komiteti Shtetëror për Diasporën i cili drejtohet nga Kryeministri.
Në dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi i Shqipërisë miratoi për herë të parë Ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës. Ndërkaq, pranë Kuvendit është dërguar për miratim nga qeveria Projektligji “Për Diasporën”. Ai do të rregullojë shtyllat kryesore të organizimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën e tij.
Për marrëdhëniet me Diasporën, qeveria shqiptare ka nënshkruar dy marrëveshje me shtetin e Kosovës në nivelin e Kryeministrave. Po ashtu, po negociohen marrëveshje të kësaj natyre me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Reforma Elektorale në kuadrin e të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit ka një rëndësi madhore për reflektimin në organizimin e brendshëm të shoqërisë shqiptare. Ajo do të sjellë një freski politike elektorale, do të rrisë përgjegjshmërinë e politikëbërjes sa edhe do të rrisë presionin pozitiv për standarte në qeverisjen e vendit. Nga ana tjetër, vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit do ta lidhë edhe më fort të ardhmen e vendit me procesin e integrimit europian të vendit. Pas kësaj reforme elektorale do të kemi qeveri të cilat do ta mbështesin legjitimitetin e tyre edhe në votën e shtetasve të vet në Perëndim.
Një arsye tjetër që nxit një vendimarrje sa më shpejtë në Kuvendin e Shqipërisë në këtë drejtim është edhe rregullimi i rregjistrimit të shtetasve jashtë vendit. Ky proces kerkon një kujdes të vecantë administrativ.
Rregjistrimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ka një rastësi pozitive i cili është plotësimi i afatit 10 vjecar të dokumentave te identifikimit. Kjo do të thotë që ato do të ripërtërihen për të gjithë shtetasit shqiptarë. Ky është një moment administrativ shumë i rëndësishëm. Shtetasit shqiptarë kur të aplikojnë pranë zyrave
përkatëse në Shqipëri apo në konsullatën respektive të shtetit ku jetojnë, për tu pajisur me letërnjoftim elektronik apo pasaportë biometrike, të shtetit shqiptar, për herë të parë, apo kur i ka përfunduar afati i vlefshmërisë 10 vjecare së dokumentit apo është deklaruar i humbur, sipas Kontratës Koncesionare, duhet të deklarojnë të gjitha të dhënat e kërkuara përfshi edhe adresën e saktë të vendbanimit në shtetin e huaj ku ata jetojnë (sipas formularit përkatës).
Patur parasysh mangësi të ndryshme në procesin e mëparshëm të rregjistrimit shteti shqiptar ka një shans që në kushtet kur është duke u plotësuar afati 10 vjecar i dokumentave identifikuese, ripërtëritja e tyre të kryhet i saktë. Kjo do të japë një pasqyrë të qartë edhe të rregjistrimit të shtetasve jashtë vendit patur parasysh realizimin në 2021 të zgjedhjeve parlamentare.
Në këtë drejtim vlen të theksohet rëndësia edhe cilësia e marrëdhënies me kompaninë koncesionare në procesin e rregjistrimit për këtë cështje. Shpresoj se kontarata koncesionare do të zbatohet sipas ligjit dhe pa shmangie.
Shtetasit që jeton jashtë vendit i duhet bërë e qartë që në plotësimin e dokumentave të reja identifikuese (pasaportë dhe kartë identiteti) të mos vendosë adresën e “vjetër” apo të shtëpisë së prindërve në Shqipëri por atë të vendqëndrimit në vendin pritës. Cdo shmangie duhet konsideruar fallsifikim dhe e paligjshme apo edhe si mosrespektim i marrëdhënies që shteti shqiptar ka me kompaninë koncesionare për këtë qëllim.
Të nderuar pjesëmarrës.
Në Shqipëri pasionet politike shpesh kanë qenë shtysa që vendimarrjet e reformave zgjedhore të kenë qenë të vonëta ose të shpejta me konsesuse të momentit të fundit.
Prej muajsh kam depozituar pranë komisionit të reformës zgjedhore një dokument i cili përmbledh eksperiencat dhe
këndvështrimet ekzistuse të vendeve të ndryshme për të drejtën e votës së shtetasve që jetojnë jashtë shtetit të origjinës.
Sot, falë edhe ndihmës së zyrës së OSBE-së në Tiranë dhe nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, ky është diskutimi i parë në publik. Ai do të jetë i hapur për cdo kontribut të shoqërisë civile.
Shpresoj që kolegët deputetë në Komisionin e Reformës Zgjedhore të gjejnë gjuhën e përbashkët për cështjen e votës së shtetasve jashtë vendit. Kjo vendimarrje është një mënyrë e re të bërit të politikës përballë publikut dhe shoqërisë. Po flasim për votues të majtë dhe të djathtë të cilët do të fitojnë një të drejtë të munguar. Kjo reformë e votës do të ndryshojë raportin e politikës me shtetasit që e votojnë. Ajo do të ndryshojë edhe vetë politikën shqiptare.
E drejta e shtetasve tanë jashtë vendit për të votuar ekziston dhe funksionon. Nuk po falim dhe sajojmë gjë. Thjesht duhet të kuptojmë se kemi ndryshuar dhe nuk mund ta përkufizojmë politikën me kufij gjeografikë. E drejta duhet të shkojë tek shtetasi dhe jo e kundërta.
*Fjalimi i mbajtur në tryezën për të drejtën e votës së emigrantëve
O Pandi, po mire mo ti dhe ata shoket tend duan me doemos qe te votojne emigrantet po juve a i keni pyetur ndonjehere keta emigrantet duan te votojne apo jo.Se shumica e emigranteve jane integruar ne shtetet ku jetojne dhe as qe ju behet vone se cfare beni juve ne Shqiperi.Vini here mbas here takojne te afermit dhe kaq…juve vidhni e genjeni gjithe diten ( PS dhe PD ) dhe pastaj doni vota! Dil njehere neper bote dhe shiko sa veta do te vijne te te takojne ! Pastaj tregoju kaq i sigurte sikur emigranteve po ju digjet barku tju votojne juve (PS apo PD).
Emigrantet kudo qe ndodhen po tu jepet e drejta e votimit jashte, do te votojne,
per te ndryshuar politikanet, politikat dhe te ardhmen,
ne vendin qe jetojne te afermit e tyre qe e shesin voten per nje thes mjell,
per te miren e tyre dhe per deshiren qe ndjejne per tu mekembur dheu i zhuritur i tyre.
Jepni te drejte emigranteve te votojne, pastaj kush nuk voton eshte pune e tyre. Por ju siguroj se cdo emigrant qe i bie radha te shkoje ne sportelet e sherbimeve ne shqiperi nuk do humbase rastin te votoje pro apo kunder nje fprce politike. Atehere dhe politika e jashtme e shqiperise do jete me pergjegjeshme se sa eshte tani.
Shi kush flet, karagjozat kriminele politikane qe ja kane friken emigranteve se ata nuk ja kane interesin dhe ja dine me mire lekuren sa i vlen.Prandaj, Edrama ka frike ti japi voten emigrantit.Jeni komediane sharlatane te gjithe o kelyshat e komunizmit e demokracise fallco.
Pandi o Pandi, a e ke menduar mire qe kerkon te na imponosh te shkruajme adresen e vendit ku jetojme ne dokumentet shqiptare ? Nuk te ka shkuar nder mend se sa probleme do te na krijohen kur te duam te kerkojme diçka ne Shqiperi ,neper zyra ,thjesht per faktin se nuk do te rezultojme rezidente aty ?! Bile shkon deri edhe ne kercenim,qe ,o te bejme keshtu ose jemi shkeles te ligjit, falsifikatore etj etj !!! Po ta them qe tani ,mardhenia e shtetasit me shtetin e vet nuk duhet te jete kjo e kercenimeve dhe e prepotences KATUNDARESKE . Ne kete pike,une zgjedh te mbaj shtetesine e vendit ku jam rezident dhe ti shko e kerkoji votat aty ku ta pranojne kete sjellje mesjetare .Cili do te ishte hapi tjeter o Pandi pas ketij detyrimi, edhe ndonje detyrim tjeter per te paguar kushdi çfare ?! Ndonje takse te fshehte per tunelin nen Adriatik ?!
E mer Ceni nga Bostoni, ti ske pas munsi per te votu, se tu jepte ty munsia i pari kishe shku me votu. Qe ne oren 7 te mjesit bile. Po kush te beson po the qe kur ulesh ne kafe atje ne Boston me shqipot e tjere nuk i fut i dore muhabet per politike. E kemi ne gen ne shqipot. Vete fakti qe ti lexon dhe komenton gazeten e Meros ta cjerr masken e menefregistit qe se rrun per memedheun.
Hajt tani kur te shkosh ne shqiperi mos harro te marresh leternjoftimin.
Po sikur qeveria t’u vere nje takes emigrimi, psh 250 euro ne muaj dhe ta paguajne emigrantet qeveise shqiptare qe ka aq shume nevoje per para. Vetem ne kete menyre duhet tu lejohet emigranteve to votojne. Pra edhe paguajne edhe votojne. Rrofte shoku Edi Rama.
Kur erdha vjet ne Shqiperi dhe aplikova per Karten e Identitetit, duhej te paisesha me Çertifikate Familjare, shkova per ta mare ne Zyrat e Gjendjes Civile dhe atje me kerkuan te paguaja nje 5000 leksh per taksen e pastrimit te ambientit rreth baneses. U thash qe une nuk kam fare banese ne Shqiperi. Do ta paguash se s’ben, me thane, sepse eshte vendim i Bashkise qe kete takse ta paguajne te gjithe, dhe meqenese shume nga ata nuk e paguajne, eshte vendosur tu merret me detyrim te gjithe qytetareve, pa perjashtim, kur te kerkojne te pajisen me Çertifikate Familjare. Po ç’pune kam une te paguaj per pastrimin rreth baneses kur une nuk kam banese ketu, u thash. Nqs nuk paguan, nuk nxjerr dot Çertifikate, me ultimatuan. Pagova, sepse isha ne hall per te nxjerre Karten e Identitetit.
Dhe sa raste te tjera te ngjajshme ka per emingrantet? Pse nuk shpjegohet se ç’perfitim kane emigrantet nga kjo reforme elektorale? Qofsha i gabuar, por kam pershtypjen se emigrantet do kene humbje nga keto reforma qe behen ne Shqiperi, sepse atje e kane mendjen ku t’i rrjepin emigrantet e jo t’i favorizojne. Nqs eshte vetem per te drejten e votes, nuk eshte ndonje humbje e madhe, sepse ai qe do te votoje, shkon e voton ne Shqiperi.
MJERE KOMBI PER POLITIKANET QE KA.
TI USTA PANDI HYNE NE TE “URTET” QE GABIMISHT I QUAJNE EDHE “TE MIRE”
ESHTE VESHTIRE TE MOS U OFENDOSH NE MANYRAT ME BANALE PER TALLJET ME POPULLIN ( EDHE EMIGRANTET ) DHE NIVELIN QE KINI PER TE QENE DREJTUES NE ATE VEND. SHIKO SE SA I MENCUR JE TI I URTI DHE I MIRI E MERE ME MEND PER RRUGACED E DEKLARUAR QE DREJTOJNE ATE VEND. DISA SUGJERIME OSE PERGJIGJE I KE MARRE KETU. -======= POR MOS JEP SHUME MEND POR PUBLIKONI PROJEKTLIGJET PARA SE TE SHKOJNE NE KUVEND DHE DO SHIKOSH SA TE MIRA DO TE JENE LIGJET NGA SUGJERIMET E PUBLIKUT BRENDA E JASHTE VENDIT======= MOS U HIQ PRAPE I ZGJUAR TE THUASH SE BENE ASNJE VEND KETE.
ARANITASI
O politikane hajdute dhe legena!
Pse asnje nga ju nuk e permend qe ne emigrantet te kemi deputetet tane ne parlament ?! Ata do te jene zeri yne ne parlament por jo I ketij parlamenti te mbushur me hajdute dhe kriminele. Shembulli pe I mire per kete eshte Italia. Emigrantet italiane neper bote kane deputetet e tyre ne parlament. Eshte e thjeshte por diku tjeter fle lepuri. Ju grabisni shqiptaret ne Shqiperi por doni te grabisni edhe shqiptaret ne emigracion. Ju garantoj une se kjo nuk ka per te ndodhur kurre. Flijeni mendjen