Baton Haxhiu i përgjigjet Albin Kurtit: Politikan me petkun e kriminelit

26 Janar 2018, 18:53Blog TEMA
Baton Haxhiu i përgjigjet Albin Kurtit: Politikan me petkun e kriminelit

Baton Haxhiu i është përgjigjur Albin Kurtit, përmes r Gazetës Express. Përgjigjja e Baton Haxhiut, mjaft e ashpër, tregon raportet e tij me Kurtin ndër vite. Gjuhën e Kurtit, ndër të tjera, e quan të ngjashme me atë të Vojsllav Sheshelit.

Nga Baton Haxhiu

Mbrëmë e shikova një intervistë të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Një përgjigje për gjithë intervistën do ia jap më vonë, por tash dua të deklarohem shkurtimisht për disa gjëra.

Nga pikëpamja e deklaratës së Kryetarit të VV-së nuk do të duhesha të flisja fare. Televizioni im është i të gjithë shikuesve. Edhe i këtij njeriu. Është e kotë të tentohet të bëhet një skandal, sepse ky njeri që nga fillimi ka synuar që me skandale të mbetet në skenë.

Profesionalisht jam i obliguar ta kem ekranin të hapur edhe për të, siç e kam pasur në të kaluarën.

Herën e fundit kur ishte mysafir në Klan Kosova, gjatë fushatës zgjedhore, e kemi pasur një përplasje për shkak të sjelljes së tij të pashije. Nuk dua të tregoj se çfarë i kam thënë.

Për ta neutralizuar skandalin brenda partisë, pra për vetveten, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nga mbrëmë e ka gjetur një shënjestër për radikalët e çmendur. Mua.

I pafuqishëm, i dobët, herë-herë irracional në rrëfim, ai ka ndërtuar një tregim që ngjan me atë të secilit injorant në kafenetë e këqija provinciale. Aty ku është streha e fundit e horrave. Aty ku, nga mbrëmë, përfaqësohet edhe ai.

E njoh gjatë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, por asnjëherë nuk kam pasur përplasje të madhe direkte. E di që e kishim një letërkëmbim në vitin 2001, për shkak të një gënjeshtre të tij publike, dhe më pas konsideroja se kisha të bëja me një wannabe kryetar të kamufluar.

Kam qenë unë, bashkë me disa miq dhe kolegë, që e kemi shndërruar në person publik më 1997. Dhe për këtë ka faj edhe grupi ynë në Koha. Por, kjo është e kaluar.

Ai nuk më njeh nga afër dhe s’di asgjë për mua. As për familjen dhe as për të kaluarën time.  Dhe, pranoj se jam fajtor që e kam ndihmuar një person në imazhin publik për flokët dhe jo për dijen e tij dikur. Sot dijen që e krijuar e ka për rrënim.

Ne mund të jetojmë në epokën e pasvërtetës, por në fund të fundit, asgjë nuk na shpëton nga e vërteta. Qëndrimi për të vërtetën ishte dhe mbetet gjithmonë misioni im.

Profesionin tim nuk ka të bëjë me të qenit neutral, pa pasion, pa qëndrim. Ka të bëjë me qëndrimin për versionin më të mirë të mundshëm të së vërtetës. Në rastin tim, kjo e vërtetë ishte ajo që ka kontribuar në bërjen e shtetit të Kosovës, me aq sa kam mundur, dhe kjo do të kontribuojë edhe në të ardhmen e saj. Këtu fillon dhe përfundon përgjegjësia ime.

Unë nuk jam përgjegjës ndaj politikanëve. Por, ndjehem i obliguar që ta analizoj politikën e tyre që bëjnë. Pra, edhe të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë drejtim, të gjithë akterët në këtë lojë do të gjykohen gjithmonë sipas kontributit të tyre në të ardhmen e Kosovës. Ndoshta kemi versione të ndryshme të asaj të ardhme. Sepse nuk jam as vrasës, as pengues dhe as pretendues i kalljes së institucioneve.

Sepse është shumë e lehtë t’i mashtrosh njerëzit me zemërim dhe urrejtje. Me sulme brutale, me gënjeshtra, me minimin e të gjitha institucioneve që janë në ndërtim e sipër dhe ende nuk kemi arritur t’i përfundojmë në këto 10 vjet.

Unë e di që në këtë moment ju dhe Lëvizja Vetëvendosje keni nevojë për të gjetur një armik më të madh se sa problemi juaj.

Ju keni nevojë për një objektiv të ri për ta larguar vëmendjen nga gabimet e juaja.

Nga mungesa e vendimeve të lidershipit, të krizës së identitetit në Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak se anëtarësia ka nevojë dhe dëshiron në këtë moment të jetë diçka më shumë sesa thjesht një lëvizje anti-pushtet, ju vazhdoni ta përdorni ndjenjën popullore vetëm për ta sfiduar çdo respekt te tjetrit.

Tash, brenda Vetëvendosjes keni njerëz që duan të respektohen.

Ju nuk mund t’i heshtni ata, kështu që duhet të krijoni zhurmë më të egër.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me vendimet e reja dëshiron t’i kthehet rrënjëve politike, në primitivizëm, në sulm në emër të sulmeve, në manipulim me të vërtetën.

Ju duhet ta ndani kombin edhe më shumë, përtej pajtimit, për ta thyer lojën në të cilën po humbni fuqinë dhe me këtë ta bëni veten përsëri të nevojshëm.

Kështu që ju keni nevojë për mua që ta krijoni atë zhurmë të pakuptimtë, pa mëdyshje shumë primitive, bazuar në nevojat e juaja dhe jo në fakte. Ju keni nevojë për mua që të jeni ju, pra, që të bëni betejë të humbur brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, unë nuk kam nevojë për ju.

Dhe ju e dini këtë.

Unë kam nevojë për politikë përgjegjëse, për lojën që nuk ka të bëjë me pozicionet dhe fuqinë e zhveshur, por me të ardhmen dhe dinjitetin e kombit. Ndoshta ju keni disa ide për të ardhmen, por nuk kemi parë shumë dinjitet ne idetë që i përfaqësoni.

Ashtu siç i keni përmendur disa akterë të së kaluarës, mos harroni se në vitet 1990, unë kam pasur kundërshtarë më të egër dhe më të fuqishëm se ju. Por, besoja, siç besoj tash, se kam qëndruar dikur dhe vazhdoj të qëndroj i tillë për të ardhmen reale të Kosovës. Ajo ka vlerën dhe fuqinë e vet, pa marrë parasysh se çfarë është kostoja.

Dhe e rrejshmja është e rrejshme, pa marrë parasysh sa me zë të lartë thuhet.

Nuk është patriotizëm ai, i cili në të vërtetë punon më mirë për ata që nuk kanë interes për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pavarur. Dhe nëse doni të flisni për spiunë, le të flasim për këtë. Kur te doni. I hapim të gjitha letrat dhe detajet e angazhimeve tona publike.

Unë nuk fsheh asgjë. As nga e kaluara ime, as nga familja, as nga gjyshërit e mi dhe prejardhja ime. Jemi aq larg në çdo gjë, në të gjitha zhvillimet e epokave, sa nuk krahasohemi dot.

Ju, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të jeni politikan dhe rebel i vazhdueshëm pa shkak. Keni hyrë në lojën politike dhe qëllimi juaj përfundimtar është ta fitoni ndeshjen. Por, kjo përfshin edhe rrezikun e humbjes. Edhe me peshën e pafuqisë duhet ta duroni dhe nuk iu lejohet duke bërë lojën e politikanit me petk krimineli.

Kështu nuk mund ta fitoni betejën për pushtet.

Veçanërisht nëse ajo për të cilën po flisni nuk qëndron në realitet.

Kjo mund të funksionojë me afat të shkurtër, por qytetarët e Kosovës janë me mbingarkesë të gënjeshtrave, urrejtjes dhe zemërimit.

Ata duan diçka tjetër. Ata kanë nevojë për diçka tjetër.

Dhe unë gjithmonë do të qëndroj për këtë aty që t[ kontribuoj pozitivisht duke mos fshehur asgjë.

Në Kosovë është e patolerueshme përsëritja e të njëjtave gabime. Një vend me kaq vuajtje nuk mund të mbajë politikanë kriminelë. Dhe një politikan me diskurs të Sheshelit.

Është vdekje politike, bashkë me besimin e gënjeshtërt që jeni munduar ta krijoni prej kaq vitesh.

9 komente në “Baton Haxhiu i përgjigjet Albin Kurtit: Politikan me petkun e kriminelit”

  1. Genti says:

    Qe je pak spiun jeee Baton, qe je pak sekser korrupsioni jeee, qe i rri pas bythe cdo te korruptuari anej e kendej kufirit po ashtu qendron. Qe dhe serbet te kan me qef po ashtu qendron. Po me sa duket po harxhihen fisheket. Thaci po bie, ilir meta po bie, gruevski pran burgut eshte. Rama te ka ngel vetem….

    1. Gjakovari says:

      T’i përgjigjesh Albinit me shkrim përmes gazetës më kriminale nuk është e njejtë sikur të debatohet drejtpërdrejt në ndonjë emision televiziv. Batoni e mban mend mirë debatin me Edi Ramën në një nga emisionet Opinion të Blendi Fevziut. Le të jenë të thirrur në emision tjetër Batoni dhe Albini dhe do ta shofi se ç’do i ndodhi Batonit kundrejt Albinit.

  2. pena says:

    Eshte mjerim e llaftari te lejosh nje plehre si kjo fytyre e percudnuar qe te shkruaj e jap leksione morali e atdhedashurie kur e verteta e figures se zeze te tij njihet nga te gjithe.Kjo hije e mocme si gjthe don kishotette ashtuquajtur anal-iste te shtypit tone vuajne nga deliri i madheshtise a thua se ata na japin te drejten te marrim fryme.Do te ishim njemijehere me dinjitoz e ne rruge te mbare pa to.Ketij kameleoni i ka ecur puna vaj se ka ditur te gjej strehe aty ku e dine te gjithe a ma spari ai vete .Mos te merzitet se tefteret aty jane e nje dite do te jape llogari per te gjitha Keta lloj cakejsh qe ushqehen me kockat qe u fal ustai per meshire as tek thembra n ju aviten tribuneve si Albini.Dihet se qeni leh atje ku han,

  3. Nik says:

    Baton Haxhiu eshte krrejt i njeanshem, ai nuk mund ta beje rolin e moderatoit te nje emisioni. Ai dhe Tomorr Qela jane njelloj!
    Nik

  4. Albert says:

    Kurse koke-betoni,
    Kriminel i korruptuar me petkun e gazetarit.

  5. Jak Boston says:

    Ky Baton Bataku po mundohet me e nxjerr bishtin pa e lagur dhe me pas te dale e te bertase qe s’jam une ashtu si me akuzojne se po te isha do e kisha bishtin e lagur.
    Baton Bataku nderro pasqyren dhe shikohu mire dhe do shikosh dhe ti te verteten ashtu si Albini dhe shume te tjere.
    Mos u mburr me fisin e me gjyshin pasi keta jane vese te mburraveceve te rendomte qe kompensohen me te vdekurit apo te gjallet rreth e qark.
    Baton Bataku po dole nga veza je ti ai qe e zgjedh drejtimin dhe jo babai apo gjyshi qe ka bere cfryrjen e radhes.

  6. Jak Boston says:

    Mire Ramen e mbroni qe te ju hedhi ndonje kocke, po Baton Batakun pse po e mbroni duke bllokuar komentet, apo dhe ju e keni ngrene corben e prishur njelloj si ai!?

  7. Kukureci says:

    Asnje argument. ASNJE
    Vetem bla bla bla dhe fraza pa kuptim nga gazetari i njohur. Medet. Dhe kalemxhinjte qe ia botojne…

  8. @autori says:

    Une nuk e njoh Batonin, por ato qe shkruan per Altinin, nuk kane brenda asnje argument.
    Pervecse fjale te pergjithshme dhe demagogji, njelloj sikurse analste te shumte qe kemi dhe ne Shqiperi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje