Nga Ben Andoni
Ndërsa partitë politike në Shqipëri i janë përveshur njëra-tjetrës për skeptrin e “të pastrit”, fqinjët tanë vazhdojnë me kujdes dhe me synime afatgjata mëtimet e tyre. Kuptohet se e gjithë politika diplomatike është e veshur me dokumentet e traktateve, rregullohet me të drejtën ndërkombëtare, zbukurohet me argumentet kulturore-historike dhe përfundohet me marrëveshjet. Por varet gjithnjë sesa të dobishme konsiderohen këto për vendet respektive! Në rastin e Shqipërisë, nuk mund të thuhet se ka dalë aq e përfituar.
I tillë është dialogu i javëve të fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila do të konkludohet me nënshkrime të rëndësishme mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Greqisë, pak javë më vonë. Me shumë gjasë do të hiqet Ligji i Luftës, një ligj absurd pas Luftës së Dytë Botërore dhe krejt arkaik në këtë kohë, por që gjithsesi me peshën e tij Greqia po luan me një kartë hipotetike për të marrë benefice të tepërta nga Shqipëria. Ajo që nuk u zbulua nga përfaqësuesit e MPJ-së në takim, u bë e njohur nga media agresive greke përmes gojës së Ministrit të Jashtëm Grek. Greqia do të shtyhet 12 milje detare falë mirëkuptimit të palës shqiptare, të përfaqësuar nga ministri Ditmir Bushati. Homologu i tij grek Kotzias ka zbuluar veç kësaj edhe një lajm tjetër, që është i kuptueshëm se: Çështja Çame nuk ka qenë fare në diskutim, pasi megjithë prezantimin e palës shqiptare ajo është lënë mënjanë menjëherë. Një fitore tjetër e shqiptarëve, por që mund të konsiderohet ende si e vogël , është ajo që lidhet me rishikimin e teksteve shkollore greke prej nga viti i ardhshëm.
Duke u nisur nga argumenti i fundit: prej muajsh, vitesh, flitet nga zyrtarë arsimorë të vendit tonë dhe fqinj që është punuar në këtë drejtim, por tashmë del se jemi ende në fillesa! Ndërkohë që çështja e Detit, gati në zonën e pretenduar nga grekët për interesat e tyre, e zhbën atë luftë të madhe që është bërë për mbrojtjen e tij nga autoritetet shqiptare, por edhe të gjithë atë kinse patriotizëm politik dhe energji të derdhur. Tashmë, do të ishte e nevojshme që hartografët t’i shpjegonin njerëzve këtë të vërtetë të re. Sa për çështjen Çame ajo i mbetet historisë sepse Shqipëria nuk e ka dot atë fuqi ta përballë si diskurs me palën greke.
Shqipëria prej vitesh endet të gjejë pak prehje nga ndikimi grek dhe ai turk, që në këto 27 vjet është jo thjesht i madh por problematik. Në sensin që shumë konflikte të brendshme të këtyre vendeve janë eksportuar në Shqipëri, por edhe nga presioni direkt dhe indirekt që ato kanë bërë ndaj vendit tonë. Lajmi i fundit ishte se Opozita përveç një anëtari (Agron Shehaj tregtar) votoi kundër lënies së ndërtimit të aeroportit të Vlorës nga kompanitë turke.
Turqia me kartën e tepruar të vëllazërisë është shumë e futur në Shqipëri dhe ky ishte shqetësimi i ligjvënësve shqiptarë. Pak muaj më parë, presidenti turk Rexhep Erdogan ka deklaruar se investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, gati rreth 3 miliardë euro. Shqipëria konsiderohej si vendi i dytë në 2016 me 982 milionë dollarë investime prej Turqisë. Greqia, ndërkohë, nuk binte më poshtë. Statistikat zyrtare nga Banka e Shqipërisë treguan se në fund të tremujorit të dytë të vitit 2017 vlera e aseteve që kompanitë greke zotëronin në ekonominë shqiptare ishin mbi nivelin e 1.2 mld euro, përafërsisht 25% e totalit te investimeve të huaja në Shqipëri.
Nëse investimet do të ndihmonin Shqipërinë në reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e vendit ato do të ishin shumë të mirëpritura. Por, vitet kanë treguar se problemi më i madh qëndron në faktin që Turqia ndikimin ekonomik e ka për përfitim politik ashtu si edhe Greqia. Dimmer Tzantçev ambasadori bullgar në BE (kryesuese), e sheh një rrezik të mundshëm entuziazmin e Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tyre nëse unioni do të hezitojë të lëvizë përpara me pranimin e tyre, ata do të kërkojnë një alternativë të re. Dhe, ai ka vënë gishtin mes të tjerave edhe për interesat turke në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, si dhe interesat saudite dhe Wahhabi. Greqia e ushtron këtë presion në forma të ndryshme, por edhe me trysninë e komunitetit shqiptare në të.
Shqipëria ka pasur të gjithë mundësitë në këto vite të bënte një diplomaci shumë më të hapur dhe më të vetëbesueshme, kur marrim parasysh turbulencat politike në Turqi dhe sidomos gjendjen ekonomike në Greqi. Por ajo humbi një rast të mrekullueshëm me apatinë dhe lëvizjet kaotike të saj. Tashmë në çdo gjë i diktohet prej këtyre dy vendeve potente në skakierën ndërkombëtare. Turqia i dikton investimet dhe të ardhmen me heqjen e çdo lloj trashëgimie të Gylen, kurse Greqia Detin dhe kushedi çfarë më vonë. Me pak fjalë, Shqipëria e vogël mbetet një sandwich i orekseve në Ballkan, që nuk kanë të sosur në këtë dekadë të dytë të shekullit XXI.
Sinqerisht Ben, me duket se kete here nuk je shume i qarte dhe i informuar. pajtohem ne pergjithesi me mendimet qe shpreh ne shkrimet e tua, por kete here shoh qe arrin ne konluzione me nje fjale goje.
Kur thua “Greqia do shtyhet 12 milje”, tregon troc qe nuk e ke shume haberin per cfare flitet, pasi ajo shprehje ne vetvete nuk do te thote asgje. 12 milje ne cfare drejtimi, duke u nisur nga ku, ku arrin ky 12 miljesh? po si i behet qe ne pjesen me te madhe te diskutuar, hapesira mes tokes se dy vendeve nuk i arrin 12, biles as 6 milje? Se jo per gje po me nje fjali kaq te thate sa shkruan pa asnje shpjegim, duket sikur Greqia do shtyhet 12 milje, e kur te mbaroje deti, kusurin do e marre toke nga Saranda e bregu i saj. Bushati tha dje qe do i permbahemi kushtetutes dhe konventave nderkombetare. Pse kjo fjali e Bushatit nuk ta mbushi syrin, kurse fjalia e Kotzias (qe ne fakt as nuk tha kete qe po thua ti), na u be automatikisht fakt i kryer?
Persa i perket ceshtjes came, ajo duhet artikuluar e strukturuar mire fillimisht ne mendjen dhe dokumentet e shteti shqiptar, qe me pas te shtrohet para Greqise. Dhe, edhe sikur kjo ceshtje te jete e artikuluar dhe e qarte per shqiptaret, me shume se sa nxjerrja ne tavoline ne bisedime, cfare mund te behet sipas teje? Ta kapi Bushati Kotziasin per menge te xhaketes e ti thote ulu ktu e mos bej shume llafe? E ke parasysh ndonjecik si funksionojne marredheniet nderkombetare? Ti shtron ceshtjet e tua, Greqia te vetat, diskutohen, negociohen, dhe ato qe zgjidhen, mbyllen, ato qe nuk bien dakord, lihen menjane per me vone. Ku qendron cudia ketu? Apo ne jemi superfuqi qe imponojme alternativat tona?
Persa i perket ceshtjes se diplomacise, dhe manovrimit mes Turqise e Greqise, edhe ketu, me duket se nuk je shume i informuar. Cfare dmth “Turqia eshte futur shume thelle me karten e vellazerise?” Turqia ka investuar per interesat e veta. Sipas teje, ne duhet ti thoshim turqve “boll, ja deri ketu, e mos investoni me tej se na e keni me te futme?” Ku e ke pare kete lloj kufizimi ti, aq me teper me nje vend aleat? E njejta gje dhe per Greqine. Dhe ne fund shkruan, pa ja pasur haberin fare : “Po te kishin ndikur ne reduktimin e varferise, do kishte qene mire (!!!)”. Ore, e ke ndopak haberin nga ekonomia ti? Po si mor nuk e paskan reduktuar varferine? Po pse o mik, nuk e mendon, po te mos ishin fare keto investime turke e greke, do ishim me te pasur sipas teje? Apo ndoshta njelloj? Ca trajtimi eshte ky nga ana jote i temes se investimeve? Ti po thua praktikisht: “Po te na kishin bere si Zvicra deri tani, jua kisha bere hallall, po meqe nuk na kane bere, jane futur shume thelle per interesat e tyre”.
Lexo pak me shume e mos arrij ne konkluzione me nje fjali….
Turqia nuk ka as edhe nje lloj pretendimi ndaj Shqiperise, cfare mund te kete pash nderin??
Kerkesa per heqjen e institucioneve te Gylen eshte gje e mire, sepse Gylen eshte zar i CIA-as dhe krijon kudo struktura terroriste.
Sa per Greqine, nuk ka 1.2 miliarde euro investime, mos te behemi qesharake.
Vodafoni, qe eshte kompani Britanike, ka nje nga deget e saj kryesore ne Athine, por Vodafoni, investiem i te cilit shkon mbi 800 milione euro, eshte drejperdrejt investime anglez
Investiem Vodafonit eshte investime britanik dhe jo grek, jeni krejtesisht jashte linje ju gazetaret qe beni keto lloj gafash.
Greqia ka borxh 250% dhe prostitutat greke perbejne 80% te prostitutave ne greqi.
Vertet zoti Glauk 80% prostituatat greke dhe te “vorioepirit” qe nga Konis-poli deri ne Vermosh jane greke,por ne Angli dhe gjithe Evropen shumica e prostitutave jane shqipetare.
Me keto shifra te Anglise para rreth nje muaji mos ka gisht Greqia?
Ore,do pergjigjesh pyetjen perse .uftoi Jeorgios Kastriotis Orthodhoks qe ju e quani Gjergj,apo jo?
Per kete vend myslimane?
Ore,ke pak tru ty apo jo?
Clirohu nga Turqia ty njehere,mbro di jitetin dhe nderin pastaj rreshtohu me njerezit e ndershem dhe te vertete.
Antigreqizmi eshte semundja 500 vjecare jo vetem kunder Grekut por edhe Arvanitasve qe luftuan per Kombin e tyre Greke.
Albi ok, te tjeret komentojne kot.
I nderuar Z. Ben Andoni, Ju faleminderit sa shkeuani .Me dhimbie ju lexoj, tej oqeanit jam. Ju pershendes per shkrimin e me qe nuk jam i profilit, si larg atdheut dhimbia ne shtohet, Juve po ju pershendes. Prese bileten per t’u kryer ne atdhe, si vizitor “Lavieres”bere, megjithe miretajtimi gjetur ne Kanada(Toronto),femijet sot e 27 vjet,rrugeve te emigracionit, lind nip e mbese, ne Toronto sot e 17 vjet deri universitete mbaruar. ” Doktoraturen”si pjanist po mbaron nipcia 27 vjecar. Mbesa univeristetin Dietolloge. Mirnjohie Shtetit HUMAN KANADEZ.
*****
* Ne gjurmet e nje jete -Familie emigranti *
Ne emigrantet “Botes e biem ane e mbane po nuk e harrojme VATANE.Ne kujtim te Xhaxhait Andea Jano Xhoga, kthyer familiarisht nga France(Marseje- Lion) me 1947 plot 70 vjet me pare,po jetoj tej oqeanit,
-“Ku te shpie femia,nuk te shpie perendia”.
Si i moshuar,ruaj ate porosine prinderore”Bjeri Botes Ane e mbane,po mos e harro VATANE”.kete patur parasysh,Xhaja im,Andrea, provuar emigracionin, para clirimit deri ne France,shkuar nga mezi vteve 30-t te shekullit kaluar ,ky biri i Zavalanit te Dangellise Naimjane,me Tasi Nicken sa Kita Damen nga Micani e tjere Dangelliote,Andrea atje krijuar familie kurse, Kita dhe Tasi, kthyer me pare e martuar ne Atdhe.
Andrea Jano Xhoga,sa u clirua vendi,( Biri i Jano Kapedani,)jetim lene buzequmesht me 1913 Janua rene si bien trimat, per mbrojtien e Pavarsise sa shpallur nga sulmet e fqinjeve grabitqare.(105 vjet me pare). Qarku i Gjirikastres, nderuar me titiil “MIRENJOHIE” ne 100 vjetorin e PV.) , me te shoqen me 5 femije vocrake,(i vogli (1947,lindur udhes se kthimit),kthehet ne Vloren e Ismaiq Qemalit e stabilizuar, Nje jete sa jetoi (1962) punoi ne minieren e Selenices,(Me teleferikun, qe i kalonte te dera shtepise ne Skele..),
Ai ndare nga jeta mezi viteve 60,nje jete pune ne miniere,shkoi i kenaqur ne boten e pertesjme,lene femijet ne Atdheun e cliruar e shkollat nisur.Ekonomiste,vajzen e madhe (1939 lindur Maria rrugeve te emigracionit),si Polete dhe Marta,dale mesuese ne atdhe, djali madh Zhani,do dile Inxhinier Nafte,djali voget Loni,me te mesme specialist idraulik,
Xha Andrea nuk pati mundesi ti shihte te shkolluar femijet, lene ata me nene Dafinen. Te gjithe krijuar familiet e tyre sot me niper e mbesa.me nje merrak marre ajo famile, motra e dyte Poleta, mesuese, sa krjuar familie,ne shatzanine e pare ne lindie humbur jeten. Plaga e dyte e kesaj famile,sa per moter Marie, sakrifikuar per Ta, jeten bashkeshortore, mare dhe kete plage, pas te atit,qe e la buzequmesht. E ngushellon deri keto vite pleqwrie, Vlora,Kryeqyteti i Pavresise,sa rrethi krenar; me Selam Musaj e te renet per PV e clirim.
Pas 90tes,me gjendien qe u krujua ne vend,Maria mbi 60 vite jete, do provonte Emigracionin. provoi ajo,dhimbiet dhe vuajten e prinderve te saj,,ate lindur ne Marseje me 1939, sa nisur lufta e dyte boterore. Ritur ne Vlore nje jete ekonomiste,sa pas 90tes ishte Greqia, qe ajo zgjodhi dhe punoi, ani se ne ate mosh mbi 60 vjece,provoi emigracionin kaluar femijnine.
I dha te drejte psheretimave te prinderve, qe risnin ata 5 femije, atje ne Lion te Fraces dhe,mendien e kishin ne atdhe,lene ne kulmin e rinise tyre.
E provoi e mira cupe,qe s’arriti te behet NENE,se rriti dy vellezer e dy motra,deri bere me universite sa krijuar familie.Sakrifice e rralle.
Motra bwei sakrifice dhe sot, i shtohet jeta ne prag te 80 vjetorit te saj,atje ne Vlore me Vella Lonin me femijet me femije. Vlora pas 90tes,pavaresisht nga situatat,po ndryshon e ndryshon per mire. I uroj pleqeri te mire, me ata nipa e mbasa sot me familiet e tyre qe e nderojne, si gjyshe e tyre. Me ta dhe une 82 vjecari,qe kepucet e para veshur femije(atlete)i vesha atje ne Zavalanin e Babait te tyre, derguar xhaxhai bashke me lajmin se i lindi vajza e pare qe e thirri Marie. Ai ikur buzequmesht filim i vteve 30t. Engjell e kishim dhe ENGJELL mbeteti per ne pasuaesit gjithe jeten,Xha Andrean,qe prehet atje ne vorrezat e Vlores,qytet “HERO”.
I perjetshem kujtimi i tij;atdhetar mbi atdhetaret edhe lag atdheut vite e Rinise tij.
Kaqe po shkruaj per sot, se nje mik nga Qeparoi me mua ketu, me fton per nje kafe,si komshin ne lagje Skalboro ne Tornto,njeheresh per tu takuar e marre,”amanetet e tij, per vendlindien,vite ndare familiarisht. Eshte i mirenjohiri Janaq Pani,Inxh i mirenjohur Gjeollog, sa shkrimtar autodidakt,”trinitrane”e njeritjetrit, ne ketu ne Toronto, vitet pas 2000jes, LAVIERES bere Toront-Tirane. Shku e ardhe e nxjerre malle.
Gjithe te mirat pasardhesve te xhaxhait tij Andres Jano Xhoga dhe mos harrojne 105 vjetorin e rrenies si Hero e GJYSHIT tone;thirur;Kapedani.
E lexofte kete shkrim koment timin e mirnjohura shkrumtare sa bamirese Vilheme Haxhire Vranari,me time mbese Marie, shoqe sa bashkekohese, Vilhelmia, 10 vite me e re,sa festuar ditelindien dhe 70 te tjera u befte, Mos harroje, i jam lutur te shkruaje dicka per Marien, ate vertet HEROINE e kohes jetuar, lindur ne France e ne Vlore pleqerine duke kaluar.
Me konsiderate 82 vjecari qe po niset ta festoje ne atdhe….
Toronto 01-02-2018 Dhimiter M.Xhoga (Guri Naimit D)