Nga Jean-Baptiste Ancelot*
Para se të mbërrij në Shqipëri, i bëj vetes 1 001 pyetje për vendin. Kujt i ngjan ai? Si do të pritemi? A janë rrugët në gjendje të mirë për kampingun tonë? Si është cilësia e verërave?
Kaq shumë pyetje që më shtonin më shumë se kurrë dëshirën për të eksploruar këtë destinacion enigmatik të Ballkanit që njihet për prodhimin e verës, që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosovën në veri, Maqedoninë në lindje dhe Greqinë në jug.
Me male të mrekullueshme të thepisura dhe të mbuluara me dëborë, me fshatra të gjelbëruar, me plazhe piktoreske dhe me qytete plot jetë, Shqipëria është një kartolinë që duhet zbuluar menjëherë.
Për dashamirësit e verës, varietet e shumta të rrushit autokton, vreshta prej 10 000 hektarësh dhe tradita mijëravjeçare mrekullon dhe më kuriozët. Zbulim.
2800 vjet vreshtari
Mbërritur në Shqipëri në mbrëmje, pas një kontrolli në kufi prej më shumë se dy orësh, lodhja ndihet në kamping. Ne vendosëm të ecnim edhe disa kilometra dhe të ndalonim pas Shkodrës, qyteti kryesor i zonës.
Papritur, në qendër të qytetit, ndërkohë që ne po ecnim pa pengesa në dy korsi të ndara nga një platformë e ngritur, shfaqet nga asgjëja një kalë i bardhë, duke ecur në krah të kundërt mbi asfalt. Me një refleks të mirë, ne shmangëm kafshën nga e keqja. Momenti është surrealist!
Për të larguar emocionet tona, ndalojmë për të darkuar dhe duke përfituar nga kjo për të mësuar më shumë për historinë e vreshtarisë së vendit. E habitshme. Vreshtaria ishte zhvilluar aty që prej shekullit VIII para Jezu Krishtit, në bazë të varieteteve të shumta të rrushit autokton që kishin rezistuar në epokën e akullt duke e bërë Shqipërinë një prej vendeve më të vjetra të prodhimit të verës në Europë.
Gjatë shekullit XVII, prodhimi i verës u ngadalësua nën influencën e Islamit, për shkak të uljes së konsumit të pijeve alkoolike.
Do të duhej të pritej viti 1972, gjatë dominimit komunist, për të parë prodhimin e verës shqiptare të arrijë kulmin , me 20 000 hektarë.
Në fillim të viteve ’90 u krijua një institut kërkimi dhe një program për privatizimin e tokave të vreshtarive u vendos për të modernizuar prodhimin e vreshtarive, për të rritur varietetet e rrushit vendas dhe për të vendosur një ekonomi tregu.
Fillimi i një epoke të re për vreshtarinë shqiptare dhe premtimi për zbulime të bukura.
Kantina ”Arbri”, simbol i ringjalljes së vreshtarisë shqiptare
Sapo mbërritëm në Mirditë, një vend me 40 000 banorë në veri të vendit, ne u pritëm shumë ngrohtë nga banorët, me buzëqeshje të shumta dhe shenja duarsh.
Kampingu është një atraksion këtu. Disa afrohen. Të tjerë ruajnë distancën. Të gjithë duken kuriozë.
Mirësevini në fermën ”Arbri”. Me 25 hektarë, që ndodhet 396-640 metra mbi nivelin e detit, kjo vreshtari familjare është trashëguar në tre breza për prodhimin e verës.
Klima e rajonit, mes nxehtësisë së diellit mesdhetar dhe netëve të freskëta malore, të mundëson të punosh me saktësi dy variete rrushi autokton, Kallmet (i kuq) dhe Shesh i Bardhë.
“Gjyshi im, i cili kishte filluar mbjelljen në vitet ’20 u detyrua të ndalonte gjatë komunizmit shqiptar për shkak të kolektivizimit të vreshtave nga qeveria”, na tregon Rigers, nipi i tij.
Në vitin 1991, pasi vendi rifitoi pavarësinë, Fran Kaçorri, babai i tij, pati kurajo të rihapte fermën ”Arbri” dhe të riniste nga zeroja.
Një histori e bukur, në të cilën përfshihet sot Rigers, si enolog.
Për histori, Mirdita, që është sigurisht zona më katolike e Shqipërisë, pranoi në vitin 2014 vizitën e papa Françeskut, i cili erdhi për të vizituar kantinën ”Arbri” dhe degustoi disa verëra. Gral i Shenjtë për fermën.
Kantina ”Bardha”, historia e pabesueshme e suksesit (amerikan)
Sigurisht, vreshtaria shqiptare nuk resht së befasuari. Në pjesën qendrore-perëndimore të vendit, mbi fshatin Marikaj, ndodhet ferma ”Bardha”. Një shtëpi e mahnitshme me arkitekturë italiane, e vendosur 400 metra mbi nivelin e detit, ku rriten varietetet e rrushit autokton mavrud, Shesh i Zi dhe Shesh i Bardhë.
Kjo fermë, është ëndRra e Ekrem Bardhas. Pasi i është dashur të emigrojë në SHBA për shkak të regjimit komunist në vitet ’50, në atë kohë me profesion berber, ai iu fut aventurës së McDonald.
Me një ndjenjë të jashtëzakonshme biznesi, ky autodidakt i palodhur është sot në krye të një perandorie të vogël (18 licensime!).
Ëndrra e tij më e madhe e asaj kohe, të kthehej në Shqipëri menjëherë pasi vendi të rifitonte pavarësinë dhe të krijonte një vresht në tokat e fëmijërisë.
Kështu lindi Kantina KKBardha”, një vreshtë e magjishme, e mbjellë në kodër, ku pulat enden të qeta mes rreshtave të rrushit.
Me jo më pak se 300 ditë diell në vit dhe tokat minerale, klima unike e rajonit jep për verërat një ekuilibër shumë të mirë mes aciditetit dhe antocianes (antioksidant të jashtëzakonshëm natyrorë!). Ne e kemi adhuruar.
Shëtitje në vreshta
Mirësevini në fermën ”Kokomani”, një vreshtë krijuar në vitin 2008, me bukuri të paparë.
Mes Tiranës dhe Durrësit, ajo ndodhet mbi malet përreth duke ofruar një pamje panoramike që të lë pa frymë. Në kohë të mirë mund të shikosh nga aty edhe detin.
Vend ideal për turistët, të cilët kërkojnë të zbulojnë bukuritë e këtij vendi duke degustuar verërat lokale.
Takimi me Blerim Kokomanin, vreshtar, i cili punoi në Itali për 13 vjet përkrah të njohurit Andrea Franchetti, para se të rikthehej në Shqipëri dhe të krijonte fermën ”Kokomani”.
Ky “dashnor i natyrës”, ashtu si dëshiron ta cilësojnë bashkëshortja dhe vajza e tij, kultivon në mënyrë biologjike vreshtat e tij.
Ujitja dhe pesticidet nuk janë të domosdoshme këtu!
Pasi shijojmë ushqimin tradcional të restorantit të fermës, ne përfundojmë me një vizitë epike prej 20 hektarësh mbi një gomar!
Një shëtitje epike, gjatë të cilës ne përfitojmë kohë për të admiruar natyrën e egër rreth nesh.
Sepse këto janë toka minerare dhe lymishta të vjetra detare, që rrisin këto dy varietete të rrushit emblematik të Shqipërisë, Shesh i Bardhë dhe Shesh i Zi, me origjinë nga fshati Shesh.
Një vreshtari që ka ditur të ringrihet nga komunizmi
Të mos harrojmë që vreshti shqiptar u rikthye. Në shekullin e kaluar, me daljen nga regjimi komunist, atij iu desh ta rindërtonte nga zero. Kështu dëshmon ferma ”Çobo”, në Urën Vajgurore, në jug të vendit, që ne kemi pasur kënaqësinë ta vizitojmë.
”Pavarësisht traditës së hershme në prodhimin e verës që daton në fillim të viteve 1900, familja ime, ashtu si shumë ferma të tjera në mbarë Shqipërinë, u detyruan të ndërpresin prodhimin kur regjimi komunist mori pushtetin në vitin 1945. Sipërmarrjet private nuk u lejuan të zhvillojnë aktivitetin e tyre, ndërsa kantina Çobo pushoi së qëni e tillë”, na tregon Muharrem Çobo.
Gjatë kësaj periudhe, traditat për prodhimin e verës u zhdukën. Dhe vetëm në sajë të kujtimeve dhe historive të transmetuara nga anëtarët e familjes, ferma ”Çobo” mundi të rilindë, pas vendosjes së demokracisë shqiptare në vitin 1991.
“Ne kemi rikthyer traditën dhe jemi krenarë që po ringjallim Çobon, nëpërmjet vreshtarisë, kantinës dhe verës tonë që prodhojmë.
Sot, vreshti i Çobos, që ndodhet në tarracat mbi kodrat përreth, është padyshim një prej vendeve më të bukura të prodhimit të verës në vend.
Dhe lojërat e dritës që e mbulojnë këtë pasdite vetëm e sublimojnë akoma më shumë.
Gjatë rrugës, tashmë di që do të më duhet të rikthehem. Ky udhëtim më ka prekur dhe duhet të them që ndjehem i mrekulluar.
Përulësia dhe mirësia e njerëzve është befasuese.
*Le Figaro
Franca na mbështet për statusin
shyqyr qe i keni shqiptaret e diaspores qe ju ndihmojne pak edhe ju bejne pak publicitete positive me miqte e tyre.
France = kulture.
Franca nje hale e degjenrimit, ku nuk ka din e iman.
Ku ka tradheit masice martesore, 100 martesa dhe divorce, degjenrim seksual, pederasti, meshkuj te dobet, femra qe shkerdhen masivisht me zezake dhe arab etj
Franca mbeshtet interesat e veta, edhe ju blejne me nje reportazh qe nuk ju kushton asgje…Mbas nje reportazh, do uleni brek ju atje?
Per ndryshe ky nga miresia nuk permend faktin se keta kantina , djerse e popullit, u shiten per asgje…
Ku i gjeti shqiperia vreshtat e vjetra? Ne shqiperi çdo gje shkaterrohet rregullisht ne çdo 40-50 vjet. Nje vend qe nuk ka idene e prodhimit te veres, paska vreshtat me te vjetra ne bote?!! Pordhe te paguara!
Vera e prodhuar nga Iliret ishte me fame ne Antikitet more buce e Anastasit permendet edhe nga vete historiani Herodot dil moj buce nga bodrumi Anastasit se jeni trullosur fare me keq se pulat e katunit
I vetmi profesion i ilireve ishte pirateria dhe asgje tjeter. As pula nuk dinin te risnin e jo me te kultivonin vreshta e te benin vere! Koqe kandari!
Iliret jane historia e Europes more peshkaqen pa Iliret nuk kishte Europe dhe “historira helene” qe Europa ju tregon Botes sot per tu hapur b….shko futi nje pjate supe tani ke Anastasi merri dhe motrat e tjera te forumit ku sebashku i mbani Iso qerres greke
Po..po.. historia e evropoes qenka nje popullsi qe nuk dihet ça gjuhe fliste e qe nuk ka lene as edhe nje germe te shkruar!!! Hidhe muhabetin prape te Anastasi e tek helenet tani se e shoh qe argumentat i paske si i dehur me “vere Ilire” hahahahhaha….
Ha! Kar me zile! Vera me mjalte qe prodhohej ne trojet Ilire konsiderohej si nektari i perendive! Nuk te them mos e ha dordumusin e janulles por te pakten mos e moho se bolet te kane mbetur ne gryke dhe te duken sa hap gojen.
Te jesh kaq bythqir sa te shkruash shqip e te ofendosh shqiptaret e historine e tone… vetem nga tipa si puna jote edhe ato te vorio epirit qe e shitet bythen per 1 kore buke te greku. PTUUU rrac e poshter
Mos je gje ti rrace e poshter qe shikoke offendime edhe kur te shkruarat jane dy rreshta me siper, te zeza mbi te bardhe? Ku i pe ofendimet ti ore derdimen?!
O Andreas o Grek i ndyre. Vreshtat tona prodhonin rrush te cilesise se larte i cili shkonte per eksport por me ardhjen e demokraci zezes u turren harbutet dhe prene me peme me drure frutore me vreshta etj etj per te zene token qe ja u fali Sali Maskarai kur zbriten halabakria nga malet. Ne edhe vere kemi eksportuar pa harruar konjakun e famshem Skenderbeu apo konjakun e Korces. Po njeriu qe ka ligesi brenda i mohon ato te verteta dhe kthehet ne nje armik i vendit te tij. Turp per ty qe nuk ke haber per asgje.
vreshtat massive dhe si rrjedhim prodhimi I veres u bene ne periudhen komuniste zotrinj…pse si qendroni te vertetes , pavaresisht se u ndalua inisiativa private..Nuk harrohen platancionet ne gjithe vendin , sidomos ato ne shqiperine bregdetare jugore qe I shkaterruan barbaret..
te gjitha te mirat i ka shqiperi,por president,parti e qeverin me te rrezikshme ne evrope.vreshta me vere te rrezevevte djellite qe rrezone vetem ne shqiperi keshtu.pem perime te ndryshme.blegtori bageti qe vetem me djathra zi zvicra kishte tregtuar e fituar disa qindra miliona.peshqi nga te gjitha espeset,ku vetem me hapjevte nje fabrike konzerve peshku,kishte eksportuar ne kosove,serbi,maqedoni e gjithe evropen me konkurence qmimi nga vebde e tyre.ka ide e alternativa per shqiperin,por ska parti tipike shqitare ,qe punon ne inetesa te shtetit.
Me Ekrem Bardhen e ke dhjere , se nuk eshte asgje e vertete.
Andreas,
Sikur te kishe dall pak prej albanophobise qe te kaplon,e sikur te kishe pa boten jashte grekise tende,do kishe mesuar se ne Bordeaux gjindet nje museum kur shkruhet se vreshtaria e Bordeaux_ se vjen nga illyria
O gruje apo goce (ç’te jeshe) ……. qenke rone mi feçke qeke shume rone …. !!!!! Shko veji men shnetit se e paske me pasoja te rrezikshme per veten ene per shoqerine .