Skandali "Novartis" tërbon Mitsotakis: Lojë e Tsipras për të larguar vëmendjen nga çështja e emrit të Maqedonisë

8 Shkurt 2018, 11:58Rajoni TEMA

Skandali “Novartis” në Greqi që duket se përfshin në hetim një pjesë të mirë të së djathës greke, ka provokuar tensione të mëdha politike. Hetimi u njoftua nga rrjeti shtetëror ERT dhe ai do të drejtohet nga Parlamenti grek, çka presupozon se pas këtij hetimi ka patjetër një interes politik.

Për kreun e Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, çdo gjë është një manovër e kryeministrit aktual, Alexis Tsipras, që sipas tij po bën atë që di të bëjë më mirë: të përgojojë kundërshtarët dhe të përçajë qytetarët.

“Ai po përpiqet të shpëtojë veten me të vetmen gjë që di të bëjë mirë. Të shpifë për kundërshtarët dhe të përçajë qytetarët.

Me makinacione të padëgjuara të shkatërrojë sundimin e ligjit”, tha Mitsotakis, që ka shtuar se Tsipras po i bën të gjithë këto pasi është kapur në flagrancën e lëshimeve të mëdha që prekin edhe interesin kombëtar siç është p.sh çështja e emrit të Maqedonisë:

“Çdo gjë duhet të dalë në dritë, por jo me dorashka. Nuk do të pranoj përgojimin e një partie të tërë dhe tërheqjen e jetës publike në vend përmes baltës të krijuar nga tre individë që fsheshin duart”, tha Mitsotakis, sipas të cilit, Tsipras është një njeri i rrezikshëm për demokracinë greke dhe pavarësinë e institucioneve.

Duket se Tsipras ka ditur të zhvendosë vëmendjen nga çështjet si ajo e Maqedonisë duke evidentuar raste korruptive të stërmadha që i faturohen “patriotëve” të djathtë.

Skandali “Novartis” duket se kërkon të imitojë një tjetër skandal të madh në Greqi, atë me “Siemens” që solli prishje karrierash tek e majta tradicionale greke, por edhe tek partia e Mitsotakik me shifra korruptimi që thuhet se arrinin deri në 100 milionë dollarë.

4 komente në “Skandali “Novartis” tërbon Mitsotakis: Lojë e Tsipras për të larguar vëmendjen nga çështja e emrit të Maqedonisë”

  1. Leo says:

    Le te shpresojme se greket do te tolerojne demokratizimin euroatllantik, per te dale nga dara e korrupsionit te kamufluar me formula ultrancionaliste te “Megaliideas”.

  2. Projekti says:

    Bravo Erdogan, po i ve ponto-karamanlidet ne sherr me njeri-tjetrin. Ti je baba i Shqiprise dhe Bosnjes. Pomaket dhe torbeshet jane ushtaret e tu. Shqiptaret pa dallim feje dhe krahine luten cdo nate para gjumit per ty, e mbajne foton tende ke koka. Ti je hero, bab Erdogan.

    1. uuuue says:

      Heroinat e mia jane jot’eme bashke me vajzen e Erdoganit ? ? ? ?

  3. kuc says:

    Hajdutet turko-junan ne veprim uhahahahaaa dhe Pamuk Pisoglendi ne vrime te miut uhahahaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje