FOTOT: Gruaja rrezikon jetën për një piknik

9 Shkurt 2018, 17:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Gruaja rrezikon jetën për një piknik

Për të bërë një piknik të paharrueshëm ne shpesh herë zgjedhim një vend ku peisazhi të jetë i mrekullueshëm.

Por një grua ka gjetur vendin më të papërshtatshëm për të bërë piknik pasi rrezikonte jetën.

Ajo dukej e pavetëdijshme për faktin se ishte ulur buzë shkëmbit të plasaritur, i cili mund të shembej në cdo moment.

Fotografi Sid Saunders u tmerrua kur pa gruan të ulur mbi shkëmbin e paqëndrushëm ndërsa hante drekë.

“Po shijoja pasditen time të martën kur pashë një grua të re duke kaluar mbi tabelat paralajmëruese për të qëndruar në majë të shkëmbit. Isha larg saj dhe u shokova kur pashë që ishte ulur duke ngrënë e pirë, pa u shqetësuar. Doja ta paralajmëroja, por fatmirësisht u ngrit për të shkuar në një drejtim tjetër”, tha ai.

Ky shëmb cilësohet si vendi më famëkeq pasi ka patur shumë rënie të shkëmbinjve kohët e fundit.

Në verë, mijëra copa gurësh ranë në plazhin e Seafort Head duke bërë që shërbimet emergjente të zhvillonin një operacion kërkimi, në të cilin u zbulua se nuk kishte të lënduar. (TemA)

2 komente në “FOTOT: Gruaja rrezikon jetën për një piknik”

  1. feminist says:

    Po helbete femer … ç’fare nuk pret !!!!! Qe kur thoni nje “grua” rrezikon jeten …………….. i keni thene te gjitha …. “no coment” !!

  2. mom says:

    U tmerrua aq shume sa qe i i beri nja 20 foto perpara se t’i fliste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje