Revolucioni LED në rrugët e Tiranës, ja cili segment ka ndryshuar pamje

9 Shkurt 2018, 16:44Sociale TEMA
Revolucioni LED në rrugët e Tiranës, ja cili segment ka ndryshuar

Rrugët e Tiranës kanë filluar të pajisen me një ndriçim i ri. Bëhet fjalë për ndriçimin LED, i cili harxhon më pak energji si dhe është miqësor me natyrën.

Përveç Bulevardit të Ri, Bashkia e Tiranës po zgjeron projektin e ndriçimit LED edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.

Një prej tyre është edhe rruga “Ismail Qemali”, ku punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë kanë hequr ndriçimin e vjetër duke e zëvendësuar atë me ndriçim LED.  

“Pak nga pak, çdo rrugë e Tiranës do të jetë e pajisur me ndriçim LED. ?Këtë herë u kujdesëm për rrugën “Ismail Qemali”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke postuar edhe disa foto nga puna në terren e punonjësve të bashkisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje