Fiksimi i Sali Berishës pas orgjive dhe perversiteteve (dhe një shpjegim për këtë mani të tij)

10 Shkurt 2018, 17:09Politika TEMA

Sali Berisha është ndoshta i vetmi politikan në Europë, që i sulmon kundërshtarët e tij, me akuza seksuale.

Madje, ai nuk përmbahet as përpara femrave, me akuza të tilla.

Sot iu është rikthyer këtyre akuzave, duke sulmuar kryeministrin Rama dhe disa ministra, se janë filmuar duke bërë orgji në hotelin e Klement Balilit në Sarandë.

Është një akuzë që e ka bërë edhe herë të tjera dhe i rikthehet vazhdimisht.

Te dashur miq, ne serine e vendimeve te tij gjyqesore, Edvin Kristaq Rama, pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i narkoshtetit e tij urdheroi heqjen e sekuestros te vendosur me pare mbi pasurite e droges se Eskobarit te Ballkanit, Klement Balili.

Kete vendim Rama e mori pasi Balili i dorezoi Rames nje kopje te tij dhe ministrave te tij aktual te orgjive dhe erotizmave te shfrenuara te filmuara ne mjediset dhe dhomat e te famshmes Santa Quaranta.

Ky akt vjen ne serine e vendimeve te tij te bllokimit te arrestimit te Tahirit, lirimit te Sotos qe transportonte miliona euro se bashku me Saimir Trafikun ne Elbasan, rikthimin e pasaportes se Tahirit, ekstradimin e financierit te bandes se Habilajve qe kishte shprehur gadishmeri te bashkepunonte me prokurorine si deshmitar i mbrojtur i drejtesise”, shkruan Berisha.

Berisha akuzat seksuale i ka filluar me Fatos Nanon, pasi bëri divorcin nga martesa e parë dhe u bashkua në një martesë të dytë me Xhoana Nanon.

Më pas dhe me ministrat socialistë, por objekti kryesor i goditjes, ka qenë gjithnjë kryeministri aktual dhe kreu i PS Edi Rama.

Pikërisht këtu ka goditur gjithnjë Berisha, duke tentuar të bëjë diferencën, që vetë është i ndershëm dhe kundërshtari përballë është i shthurur.

Por pse është kaq i fiksuar Sali Berisha, me akuzat dhe sulmet seksuale ndaj kundërshtarëve të tij?

Shumë e kanë shpjeguar me mangësitë e tij në jetën seksuale.

Ndërsa ish-badigradi i tij, Izet Haxhia, ka një shpjegim tjetër.

Njerëz të fisit të Berishës i kanë treguar atij për një ngjarje që nuk dihet nëse është e vërtetë, apo jo, por që është shumë e silketshme.

Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë si i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. I ati i Radovanit ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori  për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës. Në atë kohë Tito po i luftonte çetnikët nacionalistë që i rrezikonin pushtetin. Madje, kur ka filluar të merret me politikë Radovan Karaxhiçi, janë ngritur çetnikët që ishin në diasporë dhe i kanë thënë që babai jot (i Radovanit) ka futur në kurthin e UDB-së Drazha Mihajlloviçin, që ishte shef i çetnikëve dhe u pushkatua nga Titoja në 1946…

Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai Vuko Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe “në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët. Ai u martua me Jovankën 20 vjeçare në vitin 1943, me të cilën pati pesë fëmijë. Pas lufte bëri 5 vjet burg pastaj u lirua”, thoshte Haxhia.(TemA)

12 komente në “Fiksimi i Sali Berishës pas orgjive dhe perversiteteve (dhe një shpjegim për këtë mani të tij)”

  1. faro says:

    Pse merreni me thashetheme te tilla te neveritshme?
    C’faj ka ne bebe i lindur nga nje ngjarje e tlle? Qofte edhe e vertete.

    1. Kujtimi says:

      Faro po atehere. perse deshin TA vrisnin partizanit Seb
      SALA ngjan si serb
      EDHE shpirtin e KA SI Serb
      DUHET gjykuar

  2. Lanai says:

    Turp, o karikaturë!
    DO të na e marrësh të keqen ,ti dhe rraca jote!
    MARÇ ME VETE DHE NISHANIN, METËN BASHKË ME ÇIZMEN E TIJ. ????

  3. vaso says:

    Ajo qe ka ndoshta ka ndodhur ne 1943,nuk ka te beje me moralin personal te tij.
    Tek e fundit nuk genjen,dhe vete eshte familjar i rregullt.

  4. Hjashari says:

    Hey. Na plaset me kesi konstruktesh te tmershme edhe ju gazetaret edhe Sala. Mjaft. Mjaft.mjaft. Turp

  5. Gjoni.Shkoder. says:

    Cdare do te kete ndodhur ne ate vit te larget nuk e ben pergjegjes Saliun.
    Sala ka boll me pagu per poshtersite qe ai personalisht ju ka ba shqiptarve.

  6. luka says:

    Po çfare thote ky Vasua “te pakten Sala nuk genjen’? ? ” Si ia nxe goja kete llaf? ? Sala ka genju e mashtru gjithe jeten, pa fol per te tjera bema te tij ne te keq te ne te gjitheve.

  7. djali biologjik i Karadziç says:

    Po mire ore “njerez” (poshtersia nuk ka kufij) e tha kush keto paçavure …… Izet Haxhija …. e kush eshte Izeti nje kriminel qe i sherbeu me devotshmeri u shtrydh si limoni …. dhe si gjithmone perfundoi ne kosh te plehrave !!!!! Sali Berisha ka aq shume gjynahe per tia gjykuar sa nuk eshte nevoja per “fake news” lajme te rreme qe servir ky rrenacak . Po si u besoni ketyre perrallave ore “dele” ore “zombi” ore “vemje” po nuk e kuptoni qe tallin karrin me ju kush do e kush ka qejf !!! !!I Izeti po qe aq burre i mire le te vije dhe te deshmoje per ato qe ka bere Saliu keto 27 vite dhe ti lere denglat se kush eshte babai biologjik i Saliut !!!! Prokuroria nuk do merret se kush eshte baba i vertete i Saliut por se ç’ka bere ky njeri gjate kohes se ushtrimit te pushtetit . Kam frike se Izeti nuk ka gje serioze per te na thene dhe merret me thash e themet e plakave te fshatit Viçidol-as !!!!!!

  8. Star says:

    Si Sala kopil edhe Basha kopil. Basha pas ardhes i djalit te Enverit Ilirit . Shifeni se cfare ngjashmerie te frikeshme ka me djalin e Ilir Hoxhes Ermalin qe u denua per droge. Kujtojme se e ema e Lulit ka sherbyer tek famila e diktaturit ne vitet 70-80.

  9. rossi says:

    Krimineli lind nga krimineli edhe sala paska lindur nga krimineli serb prandaj eshte me kriminel se karaxhiqi millosheviqi etj pak eshte dyshimi i vrasjes azemit qe e ka patur kundershtar real vrasja e arben brocit vrasjet e 21 marsit gerdecit bizismebve edi paloken etj sa te duash ky duhet te jep llogari per to sala ka kaluar ne psikopati skicofreni qe shan edhe me nene kundeshtaret.qelbesire e neveritshme.

  10. analisti says:

    Pse me hajvanlleqe te tilla do t’i ulni piket Berishes ju ? Turp per Temen, turp edhe per Edi Ramen qe urdheron botimin e shkrimeve te tilla.

  11. meridag says:

    Gazet e shpifur gazetaruca vasal….komentusa bajga…u..Q….rracen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje