Mustafa Nano dhe Armand Shkullaku, kanë komentuar me dy intervista të shkurtra për Mapo, mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në BE po diskutohet për zgjerimin, ndërsa Shqipëria është në pritje të vendimeve që do të merren. A i plotëson kriteret vendi ynë për të marrë ftesën për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE? Po arrestimet e fundit ose ata që mund të priten në të ardhmen, a janë kusht që vendi ynë të ketë një datë hapjesh negociatash brenda këtij viti?
Shikoni, vendi ynë nuk i plotëson kriteret. Këtë e dimë të gjithë. Mjafton të shohësh se si kacafyten partitë e politikanët shqiptarë në Tiranë, në Kuvend e jashtë Kuvendit, për të kuptuar se Shqipëria nuk është ende gati për të hapur negociatat. Por nuk është kjo çështja. Çështja është nëse BE-ja “do të bëjë sikur nuk di gjë”. Thënë me fjalë të tjera, duhet shpresuar që BE-ja të ketë një interes të vetin t’i hapë këto negociata me Shqipërinë (e me Maqedoninë, Bosnjën, Kosovën). Sado e çuditshme apo e padrejtë të duket, arrestimet e fundit, apo edhe të tjera në javët që do të vijnë (nëse do ketë), mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Këtu brenda këto arrestime mund të futen në lupën e ligjshmërisë, e mund të lexohen si veprime arbitrare, por në Bruksel do ketë një lexim tjetër. Zyrtarët e Brukselit mund t’i shohin arrestimet e dënimet e zyrtarëve të lartë si një provë se në Shqipëri ka filluar realisht lufta ndaj korrupsionit, gjë që ka përbërë një shqetësim për BE-në.
Pas çdo vendimi pozitiv ose negativ, si do të ndikojë kjo për vendin tonë? Në rast shtyrjeje të hapjes së negociatave, a mund të kthehet një politikë edhe më agresive apo do nxisë palët, veçanërisht qeverinë, për të plotësuar kriteret strikte që mund të vendosen?
Kryeministri, e të tjerë nga mazhoranca, kanë krijuar pritmëri të mëdha lidhur me hapjen e negociatave, por mua nuk më duket se punët janë kaq mirë. Asgjë nuk është e sigurt. Komisioni Europian duket se e ka ndarë mendjen ta japë rekomandimin e vet (në prill), por vendimin do ta marrin vendet anëtare në qershor. Dhe në këtë pikë gjërat komplikohen. Ka vende që nuk janë të bindura se Shqipëria ka bërë aq sa duhet. Mjafton edhe një vend i vetëm të dalë kundër, dhe rekomandimi del të jetë një letër pa asnjë vlerë. Këto vende mund të ndryshojnë mendim veç nga ndonjë frikë se zvarritja e procesit për vendet e Ballkanit perëndimor mund t’i dekurajojë forcat “reformatore” në këto vende, mund të dekurajojë edhe opinionin publik, i cili vijon të mbetet shumë pro europian.
Po flitet për zgjerimin e BE-së, por edhe brenda saj ka dy rryma që diskutojnë që Ballkani Perëndimor është më mirë pranë BE-së, sesa jashtë saj, qoftë edhe pa plotësuar “kriteret rigoroze”. Cili është qëndrimi juaj, ndërsa vende të tjera të fuqishme jashtë BE-së po shtrijnë ndikimin në Ballkan, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe politike.
Po, këtu kemi të bëjmë me një arsye tjetër që mund ta bëjë BE-në ta përshpejtojë me pahir procesin e integrimit të këtyre vendeve në BE, edhe në rastin që këto vende nuk janë gati. BE-ja duket qartazi që është e shqetësuar prej rolit të Kinës e të Rusisë, ndoshta edhe Turqisë, në Ballkan. Dhe në Bruksel nuk janë të interesuar që t’u lënë fushë për të luajtur këtyre fuqive jo europiane. Kjo është një koniunkturë që mund të favorizojë Shqipërinë. Ne kemi përfituar shpesh herë në histori prej koniunkturave. Nuk është çudi të përfitojmë edhe këtë herë.
Armand Shkullaku: Nuk e meritojmë hapjen e negociatave
Në BE po diskutohet për zgjerimin, ndërsa Shqipëria është në pritje të vendimeve që do të merren. A i plotëson kriteret vendi ynë për të marrë ftesën për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE? Po arrestimet e fundit ose ato që mund të priten në të ardhmen, a janë kusht që vendi ynë të ketë një datë hapjesh negociatash brenda këtij viti?
Nëse shtrohet pyetja se demokracia shqiptare është e parametrave të tillë që meriton hapjen e negociatave, si një hap drejt anëtarësimit, përgjigjja do të ishte e dhimbshme dhe pak zhgënjyese. Shqipëria nuk është në nivelin për të hapur negociatat. Mendoj se një futje ose afrim në BE për sa kohë nuk plotësohen kriteret bazë mund të ketë pasoja negative. Kjo mund ta vërë në gjumë qeverinë, për të thënë që edhe me këtë demokraci bizarre që kemi, ia arritëm. Kjo mund të rëndojë situatën brenda vendit kjo mund të shfrytëzohet për keq dhe qeveria thellojë gabimet e saj.
Nuk jemi gati pasi ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri nuk ka asnjë proces zgjedhor që nuk kontestohet. Ne e dimë që problem i luftës kundër krimit dhe korrupsionit nuk fillon e mbaron me dy ish-zyrtarë rrugësh apo të administratës publike. Ne e dimë që gjithçka në Shqipëri është e centralizuar.
Nuk mund të besojmë se fajin për drogën në Shqipëri dhe kapjen e policisë nga krimi e kanë disa drejtues policie apo policë të thjeshtë. Ne e dimë që roli i ministrit të Brendshëm, si krahu i djathtë i Kryeministrit ka qenë vendimtar për degradimin e sigurisë dhe rendit në Shqipëri. Mos harrojmë që kjo ka patur një pasojë direkt me reputacionin tonë dhe përpjekjen për t’u bashkuar me BE-në.
Raportet shumë të rënda që kanë ardhur nga Holanda, Franca, Britania e Madhe kanë ngritur alarmin se vendet e tyre po kthehen në parajsa për trafikantët e drogës nga Shqipëria. Sasi të mëdha droge mbërrijnë nga Shqipëria, duke patur vendin tonë jo vetëm si furnizues me kanabis, por edhe droga të rënda si kokaina. Ministritë e Brendshme të atyre vendeve kanë kërkuar që të shihet edhe marrëveshja e lëvizjes së lirë me Shqipërinë, jo më në një fazë tjetër të avancuar.
Në Francë mbajmë numrin e parë për azilkërkues, po kështu në Gjermani kemi shënuar shifra rekord. Në Angli nuk ka ditë që nuk kapen shqiptarë në kamionë, anije që tentojnë të ikin. Të gjithë këto problem nuk zgjidhen me propagandë. Nuk zgjidhen duke bërë show në Pallatin e Kongreseve, me vendosjen e dy ekraneve të mëdhenj duke thënë që në Shqipëri nuk ka drogë, që në këtë vend janë të gjithë të lumtur, që këtu funksionon demokracia etj. Të mendojmë që në një periudhë të caktuar kohe kemi qenë në një kohë me Bullgarinë e Rumaninë.
Jo më kot ne jemi pas, po të shohësh strategjinë e zgjerimit, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina veçohen, shohim që paragrafit që flet për krimin e organizuar, për korrupsionet në të gjithë nivelet, për interesat private që ndërthuren me ato publike, (koncesionet publike të viteve të fundit), problemet me drejtësinë apo mediat, kjo nuk i drejtohet Bosnjës sesa i drejtohet Shqipërisë. Bosnja ka një problem tjetër ai është etnik. I njëjti problem ka qenë edhe për Serbinë, që njohja e Kosovës do e afronte më shumë brenda BE-së. Për Shqipërinë është problem i brendshëm, në radhë të parë është lufta politike e cila buron nga deformimi i sistemit demokratik, që më pas pjell këto probleme, që për një vend europian janë të papranueshme.
Pas çdo vendimi pozitiv ose negative, si do të ndikojë kjo për vendin tonë? Në rast shtyrje të hapjes së negociatave, a mund të kthehet një politikë edhe më agresive apo do nxitë palët, veçanërisht qeverinë, për të plotësuar kriteret strikte që mund të vendosen?
Nëse Bashkimi Europian do merrte vendim për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, ky vendim do kishte dy pasoja. Pasoja direkte lidhet me një zhgënjim të përsëritur të qytetarëve shqiptarë që shpresojnë e besojnë se gjithnjë janë në prag, por çuditërisht mbesin të fundit. Nga ana tjetër, do të ketë edhe një efekt ndërgjegjësues te njerëzit, që ne nuk mund të hyjnë në BE vetëm pse reklamojnë identitetin tonë europian, se reklamojmë dëshirën tonë për të qenë pjesë e BE, apo vetëm sepse ciç kemi dëgjuar shpesh Europa na e ka një borxh të vjetër, dhe tani është momenti që ky borxh të lahet. Nëse do të vazhdojmë ta shikojmë këtë raport si një detyrim që Europa ka ndaj nesh, dhe jo si një vullnet tonin për të arritur disa standarde që vërtet na bëjmë shoqëri europiane, mendoj se një vendim i tillë mund t’i ndërgjegjësojë njerëzit dhe të kërkojë më shumë nga ata që i ka zgjedhur për të përmbushur këtë aspiratë kryesore.
Çdo qeveri që ka ardhur në Shqipëri integrimin e ka patur kryefjalë, pra ka qenë pika numër dy. Interesi kombëtar i pari dhe integrimi europian i dyti, por gjithmonë kjo pikë ka mbetur në fund. Nuk besoj se këtu ka ndikuar siç thoshte dikur kryeministri Rama që ndikojnë qarqe radikale, njerëz që na shohin si vend mysliman, vende që janë kundër zgjerimit etj. Mendoj se ka ardhur për faktin e thjeshtë që Shqipëria nuk i ka bërë detyrat e shpisë. Nuk di si do jetë ky vendim, por sigurisht përveçse ndikim te qytetarëve do të ndikojë edhe në klasën politike. Nuk do jetë çudi që nëse këto negociata nuk do hapen, ne të dëgjojmë refrenin nga mazhoranca që problem ishte opozita, lufta politike, opozita sabotoi dhe nuk bashkëpunoi, foli kundër Shqipërisë etj., e këto janë arsyet që Shqipëria ngeli në klasë etj. Përdorimi i një gjuhe të tillë nuk na shpëton dhe nga nxjerr nga situata ku jemi, gjithçka do të fillojë nga përgjegjësia që ka secila palë.
Nëse do kemi këtë përgjigje negative reflektimi i qeverisë duhet të jetë i thellë dhe serioz dhe jo ta kalojë përgjegjësinë palës tjetër. Nëse do kemi përgjigje negative, edhe opozita besoj do të përpiqet të fitojë pikë brenda vendit, ta përdorë politikisht, me ose pa të drejtë. Është brenda logjikës së saj që nëse mund të kemi dështim të tillë gishti drejtohet nga përgjegjësi kryesor që është qeveria. Pse jo kjo mund të çojë në radikalizim të situatës politikë. Kemi dëgjuar shpesh të thuhet dhe lihet të kuptohet se nëse Shqipëria do të dështojë në hapjen e negociatave me BE, opozita do shikojë qëndrimin e saj në parlament, tek ideja e radikalizimit të protestave apo djegien e mandatave në parlament. Këta janë skenarë nëse Shqipëria nuk do marrë hapjen e negociatave.
Nëse do të hapen negociatat, nuk duhet përdorur politikisht nga asnjëra palë, por duhet parë si përgjegjësi edhe më e madhe pasi monitorimi do jetë më këmbëngulës dhe më vëmendshëm për të mos dështuar rrugës, mund të hapen negociatat, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse vazhdojmë me të njëjtën logjikë sikurse thoshte raporti i strategjisë së monitorimit, që vendi është i kapur nga krimi e korrupsioni në të gjitha nivelet, interesat privatë janë të ndërlidhura me ato politike, korrupsioni, krimi, droga, mungesa e ligjit, zgjedhjet e lira etj., janë probleme që mbeten, hapja e negociatave nuk do të thotë që këto problem do të zerohen. Nuk është çudi që të hapen negociatat dhe të mos merret kurrë një datë, siç mori Serbia dhe Mali i Zi, për anëtarësim. Në këtë këndvështrim në të dyja rastet politika duhet të jetë e vëmendshme për të plotësuar detyrat e veta dhe jo për të fituar pikë këtu për të fituar zgjedhjet e ardhshme.
Po flitet për zgjerimin e BE-së, por edhe brenda saj ka dy rryma që diskutojnë që Ballkani Perëndimor është më mirë pranë BE-së, sesa jashtë saj, qoftë edhe pa plotësuar “kriteret riguroze”. Cili është qëndrimi juaj, ndërsa vende të tjera të fuqishme jashtë BE-së po shtrijnë ndikimin në Ballkan, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe politike.
Nuk duhet të harrojmë që edhe Brukseli është organizëm politik. Edhe qeveritë e vendeve Europiane, që përfaqësojnë Bashkimin Europian, kanë secila prej tyre interesat e brendshme. Secila nga këto shtete ka politika të brendshme, që mund të jenë partizanë të krahut të integrimit të zgjidhjes së problemeve dhe vendosjes së kufirit gjeopolitik të qarta. Këtu bëhet fjalë për Serbinë si kusht për njohjen e Kosovës, i është venë edhe pozicionimi i qartë politik me BE ose me Rusinë, jo më me një politikë ekoivoke. Ekzistenca e këtyre rrymave brenda BE-së është e kuptueshme. Ndërkohë është edhe pjesa tjetër që është me e hapur për zgjerimin. Janë ekstreme, duhet të ketë patjetër një vijë të mesme.
Edhe zgjerimi për hir të stabilitetit, apo koniunkturave gjeopolitike, nuk na shërben ne si shqiptarë apo ballkanas. Kemi parë shpesh që shumë liderë te ne në momente të krizave të brendshme kanë zhvilluar këto lojëra, dikush afrohet me shumë Turqinë, dikush me Rusinë, të tjerë tentojnë të fusin investime kineze dhe këto përdoren si presion ndaj BE-së, sesa si zgjedhje reale. Ne duket të përqendrohemi jo te përdorimi apo shfrytëzimi i pikave të dobëta të vendeve të BE-së. Duhet të përqendrohemi te lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përmirësimit të demokracisë, parlamentarizmi etj. Në këtë aspekt ne e kemi vuajtur këtë lojë kur kemi dashur të bëhemi pjesë e lojës së madhe politike.
Ne jemi vend i vogël që na takon të rregullojmë së pari shtëpinë tonë dhe më pas të mendojmë të joshim të fortët e kësaj bote. Kemi parë edhe zotin Berisha kur ishte në qeveri që të fliste për albanofobinë, për faktorin shqiptar në Ballkan etj., duke lënë të nënkuptohej se nëse refuzohemi mund të kemi destabilitet dhe Europa duhet të na pranojë pavarësisht si jemi, pasi ndryshe do kemi problem destabiliteti në rajon. Kemi parë edhe Ramë edhe me deklarata të papërgjegjshme që nëse nuk futemi në Europë Shqipërisë dhe Kosovës i lind e drejta të bashkohet. Këto janë presione fëminore që Europës nuk i sjellin asnjë dëm por ne na mbajnë peng, pasi kemi 20 vjet që kemi nisur proceset por sërish jemi të fundit.
Shkullaku! Ke mbetur si i dhjerë??
Si s’të ka dalë e vërtet ,qoftë dhe një herë, ndonjë nga ato profetësitë e tua? Mos dil më ,se le nam ??
FJALA JOTE ,NUK NGJIT, POR NEVERIT !!??????
Te dashur komentues ….Po ju shikojeni fytyren ketij Shkullakut shikojeni si Turko-arab duket ky islamik koke-trashe !!!! Si i dhjere me mut duke vari…..ka…..in Turkoshakut analfabet.
Hiqe nga skena politike Berishen ,Shqiperia do te jete me se normale.
Ne Europe pa Shkullen e droguar! Ai ( e quan vehten Ne) duket qe eshte rend i droguar. Te droguarit nuk kane atdhe;!
Semundja me e rende e shtetit shqiptar eshte korrupsioni i perfshire ne te gjithe strukturat e shtetit, por me e korruptuara dhe qe duhet te sherohet e para duke injektuar ilacet me te fortat jane korrupsioni ne administrate e hipoteke, ketu jane bere vjedhjet e pronave e parave te shqiptareve.Pislleqet me te medha ketu jane bere dhe ky eshte problemi me i madh aktual,drejtesia do kurohet e sherohet. Sic u pa ne vitin 2017 droga kurohet shpejt, nuk eshte ky problemi me i madh.
O SHKULLAT ISROGUAR JE TI MOR MOTER QIR NUK JAN SHQIPTARET TI SHKO SA ME SHPEJT NGA KE ARDHUR MOR ROBQIR O PLERE SALI BERISHES RRACE E QELBUR SE DO TA SHIKOSH PIDHIN E SATEME
Po nuk ka faj Shkullaku, se per vete, me parate qe i japin ata te cileve ua merr me goje gjithe diten, aty e ka Europen.
Njerez me te ndyre nuk ben vaki te kete, as ketu ne kete ‘vendin e droguar’ qe i thone Shqiperi.
Te gjithe shtetet e tjera te Ballkanit kane pengese njeri-tjetrin per t’u antaresuar ne BE, vetem Shqiperia ka veten e vet dhe tipa si keta (Shqiptare me bisht). Ik e Shkullak mos ha mut shume, jemi gati apo jo ate e di Europa, nuk do presim orangutangut si puna jote te na caktojne kur jemi gati.
Nuk mend te gjesh gazetar me goje te piste ebythe lepires i salinjeve, se ky quajtur gazetar!
mustafa nano nje serbe i maskuar me mision destabilizim te shqipris.armend shkullaku nje bire shqiptari dhe njeri nga analistet me te mire te vendite.arrestime per ti mbrojte dhe fsheh krimet e te vete akuzuarve ne qeveri,kjo eshte kaka justisa.
Shkullaku eshte grupi Hysni Kapos, qe bejne politike te djathtesh radikale me tone e mjekra. Vetem Andi eshte i ruajtur e qethur … Shkullak o kazan i ndyre, Europa ka 200 vjet qe prodhon dhe shet marjuana edhe pse ka qene e jashteligjshme, ndersa sot kur ti me zerin e sperdredhur nga deformimet qe te kane lene gjenitalet e plakur Dixhital ajo po mundohet ta legalizoje qe njerezit ta pine rehat,ti me komunistet e ish bllokut jeni kunder…?!
Ti thuash analist i zoti Shkerllaket vetem nje hipokrit mund ta thote, kaq poshte kane ra komentuesit
Shkurdhak! E di c’ke? Ti hic mos hajde ne Evrope! meqe ti nuk je i droguar! Ne te tjeret qe jemi te droguar, e kemi ndare mendjen qe te shkojme ne Evropen e droguar. TI, shko ne pith te sat eme!
me ndyresira serb qe flasin shqip si ty i i shkalluar normal qe nuk jemi everopiane,.Gjak i keq meleza te poshter .Si nuk keni pasur njeher dashuri per kete vend o qelbesira maloke te pabese.
C’fare perfitojme me termin “futemi ne Europe” dhe “nuk futemi” . Asgje ne ne Europe jemi nuk jemi ne afrike gjeografikishte. Kete se percakton askush eshte e percaktuar. Ateher perse nuk punohet per rritjen ekonomike te gjithe vendit por punohet per rritjen ekonomike te grupeve mafioze? Mos beni tymnaja seikur ne shpetojme po u “futem” ne europe dhe do hame me luge floriri. Jo o popull, ju mashtrojne vetem puna per rritjen ekonomike te gjithe popullit na con moralishte me vendet e perparuara.
mor shkullak mor plehre, ti nuk e meriton te jesh shqiptar, ptuuuuuuu fare e keqe
Ja nje gazetar rrugac si Shkullau nje antishqiptar e funderrine e shoqerise.Vetingu duhet bere edhe ne gazetari per te fshire dhe qelbesira te tille si ky fytyre vrerosuri morracak Shkullaku.Ptu fare e keqe…
Pse i botoni shkrimet e ketij shkerdhate ky surrat palare plehra e gazetarise shqiptare.Yh rrace e keqe.
rama dhe ps-ja ,jo vetem qe trafikojn tonelata droge,por edhe konsumojn kokain purre.
bobo!
do futen majmunat shqiptar n be a?
duhet me pergatit valixhet me shku andej nga australija se amerika dhe kanadaja osht mush krejt shqiptarqiqa.
-por cedo,sepse,edhe n australi kan arrit ata. jan si bubrrecat e zinj. kembshkurter por te levizshem dhe te shpejt per tu mcef brimave dhe kanaleve te errta nentoksore. bubrrecat kuqezinj.
u pa muhabeti.
shpejt te regjistrohemi per astronaut tash se osht hap rruga per me shku n planetin mars. shyqyr se atje s do kemi shqiptare bubrreca.
-kushedi. edhe atje hyp nanji illegal shqiptarqiq pa leje n rraket dhe perfundo azilant n planetin mars.
bobo!
duhet me ja mbath pertej sistemit ton diellor pra.
shpejtoni njeres per ne galaktiken fqinje…
biletat po shiten
adresa galaktit street
shqiptarqiq tower
biletaxhi :bubrrec shqiptarqiqi nga maliqi
ALPINI.
Nuk e lexova analizen e Shkullakut se e di se cfare brockullash shkruan ky gjoja analiste.Per kete teme nuk e kama degjuar dhe as lexuar te behej fjale per drogen.Ku Lazarati ishte i ligjeruar nga qeveria.Bile kur ishte thatesire.shkonin zjarrfikesit e Gjirokastres per ti vaditur drogen e ketij fshati.Nuk po e shtrij me shume harten e kultivimit te droges.Para pese viteve.Por di te them ate qe kame pare vete Qe edhe ne mes te Tiranes.kultivohej droge.Por asnje here nuk u kundershtua hapja e negociatave te shqıperıse per ne BE
Tı Shkullak je nje antı shqıptar,dhe per mendımın tım o je trap o hıqesh trap,Zgjıdh e merr,