Një helikopter turk rrëzohet nga kurdët, Erdogan paralajmërim të fortë: Do ta paguajn shtrenjt

10 Shkurt 2018, 17:44Bota TEMA

Një helikopter ushtarak i Turqisë është rrëzuar nga luftëtarët kurdë të Njësiteve Popullore Kurde (YPG) afër qytetit Afrin, në pjesën veriore të Sirisë, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Një helikopter yni është rrëzuar aktualisht”, tha Erdogan duke folur para antarëve të partisë së tij, AKP në Stamboll dhe ka shtuar se “ne ndoshta e kemi humbur helikopterin, por ata do ta paguajnë çmimin për këtë”.

Erdogan nuk ka përmendur ndonjë viktimë e as që ka dhënë informacione më të hollësishtme për këtë incident.

Rrëzimi i helikopterit është konfirmuar ndaras nga zëdhënësi i YPG-së në Afrin, Mustafa Bali.

Kjo është fluturakja e parë turke që zyrtarisht është konfirmuar se është rrëzuar mbi Siri, gjatë luftës civile në këtë vend, që filloi gati para shtatë vitesh.

5 komente në “Një helikopter turk rrëzohet nga kurdët, Erdogan paralajmërim të fortë: Do ta paguajn shtrenjt”

  1. opinion. says:

    futne si teme mbremje,se israeli i shkatrrojn caqet e siris,iranit dhe salafistet e edoganit ne siri.i shkstrroj te gjithe israeli,por edhe tjeter kush ne emet te avionave israelit.

  2. tfgs1 says:

    hahaha,shkove per lesh o birazer i Zike sumqirit ………………..kurdet ta cqyen sumen!

    1. Beni says:

      Turkofagos…i ngroh duart ne zjarrin qe ka zene te tjeret. Eh mor maimun , ske goje te flasesh per kurdet qe u takon atdheu i tyre , ashtu si gjithe popujt e tjere, por ju miqte greke i tradhetuat ata duke shitur Ocalanin, udheheqesin e tyre tek turqit. Te pabese skini goje te flisni..

    2. pirdhuni ne qipro ! says:

      Sunitin e ke ne Cipros (qipro) mu ne qender Nikozizias CFARE PRET O BITHSHPUAR ??????????

  3. fluturakja says:

    C’eshte kjo fluturakja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje