"Nuk duam luftë, por do të mbrojmë veten ndaj çdo sulmi"

10 Shkurt 2018, 21:42Bota TEMA

Izraeli thotë se nuk dëshiron luftë, por nuk do të ngurojë të mbrojë veten kundër çdo sulmi apo përpjekje nga Teherani për të marrë një pikëmbështetje në Siri.

“Politika jonë është e qartë: Izraeli do të mbrojë veten kundër çdo agresini dhe çdo përpjekje për të shkelur sovranitetin e saj”, tha kryeministri Netanjahu, raportojnë mediat në Izrael.

Këto deklarata numri një i qeverisë së Tel Avivit i bëri pas një takimi me shefat e ushtrisë duke marrë informacione për ngjarjet më të fundit.

Ai gjithashtu akuzoi Iranin për një përpjekje të tillë, duke iu referuar një incidenti që përfshinte një avion iranian të kapur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Kryeministri Netanjahu tha se kishte diskutuar edhe me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson për përshkallëzimin e tensioneve.

Në orët e para të së shtunës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin kapur një mjet ajror iranian pa pilot, i cili kaloi nga territori sirian në Izrael.(TemA TV)

2 komente në ““Nuk duam luftë, por do të mbrojmë veten ndaj çdo sulmi””

  1. Mentari says:

    Irani me Sirine rrezuam ajroplanin F-16 Izraelit dhe Izraeli ju pergjigj duke bombarduar fushen e ngritjes se droneve Iraniane ne Siri se bashku me Infrastrulturen e saj.

  2. jon says:

    Izraeli si i do qejfi godet gjitonet dhe ne kete rrast Sirine me pretekste qe s’ja spjeqon anje njeri ne bote . Ne kete rrast preteksti eshte Iran. Pra Izraeli eshte agresor i hapur por disa mendojne se eshte paqedashesh. C’fare duhet te beje Siria kur Izaeli ka bere rreth 100 bombardime vitet e fundit? Gjithe bota po e lavderon aktin vetembrojtes te Sirise. Izraeli si agresor gjthmone kunerpergjigjet ashper por ne kete rrast te pakten per momentin duket se e pranon humbjen. Jam i sigurte qe kejo s’eshte humbja e pare . Te tjera humbje do vijne njera pas tjetres derisa ky shtet terrorrist te shkaterrohet, me vete aktet e tyre agresive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje