Malësorët shqiptarë duken si balerina me mustaqe

11 Shkurt 2018, 10:14Kulturë TEMA

Andrzej Stasiuk, njëri prej shkrimtarëve më të njohur bashkëkohorë të Polonisë, përshkruan vizitën e tij në Muzeun Marubi në Shkodër.

Nga Andrzej Stasiuk

Pietro Marubi ishte piktor dhe italian. Ai u bë fotograf dhe shqiptar. I angazhuar në kryengritjen e Garibaldit, ai pas shtypjes së saj kapërceu Adriatikun duke ikur nga represioni dhe u shpërngul në Shkodër. Atje ndryshoi emrin në Pjetër Marubi dhe themeloi mbase dinastinë më të famshme të fotografisë artistike në Ballkan. Ai e birësoi Kel Kodhelin, e cili mori emrin e tij dhe vazhdoi punën. Më vonë edhe i biri i Kelit, Gega, bënte fotografi. Së bashku ata lanë pas njëqind e pesëdhjetë mijë fotografi të shkrepura mes viteve 1858 dhe 1950.

Po shkruaj për këtë, sepse para dy javësh isha në Shkodër dhe vizitova Muzeun e Marubit. Ai gjendet në një shtëpi të vjetër në qendër të qytetit, por është vështirë ta gjesh, sepse pamjen ia zënë godinat komuniste të betonit; mund t’i pyesësh taksistët, të cilët aty afër kanë një vend ku presin. Prej këtyre njëqind e pesëdhjetë mijë fotografive në Muze nuk prezantohen më shumë se tridhjetë. Zyrtarja me sa duket ishte e pakënaqur me vizitën tonë. Kjo grua vazhdimisht thoshte «dy euro» dhe assesi nuk pranonte të merrte para shqiptare. Pastaj ajo u vu pas nesh thua se ishim vjedhës.

Në mbrëmje ia dolëm që në njërin nga antikuariatet e Shkodrës të blejmë dy albume me fotografi të shqiptarit italian.

Marubi ishte artist dhe vizionar. Ai erdhi në një vend në të cilin askush s’bënte fotografi. Në një vend për të cilin atëbotë pothuaj askush nuk dinte gjë. Shqipëria jetonte në të kaluarën, në një shoqëri fisnore mesjetare dhe njëkohësisht osmane. Duke ardhur nga Italia ai mund të ketë pasur përshtypjen se po vinte nga një ardhmëri e largët, po ashtu ai ishte i pajisur me teknologjinë më të re. Mjaftonte t’i vësh përballë modernen me të lashtën dhe t’i llogaritësh saktë parametrat e dritës dhe kohës. Në pllakat e xhamit të mbuluara me bromur argjendi shfaqeshin figura, për të cilat më e përshtatshme do të ishte piktura, një variant i pikturës së renesansës. Por, në Shqipëri s’kishte pikturë të renesansës, andaj u desh të vinte Marubi.

Çfarë figura të bukura në fund të shekullit të ’19! Burra me rrobe tradicionale me stolisje argjendi dhe ari, të ngarkuar me armë; pas rripave monstruozë qëndronin të varura kobure të shekullit të ’18, revolverë arkaikë me kapsollë dhe të zbukuruar me sedefe, kame, gjerdanë me municion pushke të kalibrit të madh. E gjithë kjo është pafundësisht burrërore, plot krenari luftëtari, ah – sa më përket mua ky është edhe një trill shovinist, por njëkohësisht ka stil, ka diçka të bëjë me dendi dhe metroseksualitet. Thua se këta malësorë kanë kaluar orë të tëra para pasqyrës në gardërobë para se të dilnin para objektivit. Sepse krahas dyfekëve, stileteve, krahas gjithë atij grumbulli hekurash të luftës ata bartin deri në pulpë fustanella të bardha shumëpalëshe – një element tradicional i veshjes. Kështu ata duken si balerina me mustaqe. Gratë shqiptare të asaj kohe janë më pak të hijshme.

Natyrisht edhe ato janë të ngarkuara me stoli, me monedha ari e argjendi, me zinxhirë, burrat nuk kursejnë për unaza, byzylykë dhe vathë, damask, saftjan, por gjithë kjo madhështi më shumë synon të tregojë pasurinë e dhuruesit se sa bukurinë e grave. Ana femërore është e fshehur, e maskuar, e mbuluar, e mbyllur. Gratë të kujtojnë pakot e stolisura dhe pa gjini. Ndërsa burrat – ndonëse duken sikur janë të ashpër, të vrazhdë, paksa të egër, luftarak – lënë një përshtypje nazetore. Në fotografitë e Marubit mund të shihet se si lind realiteti medial. Fotografitë janë ende të lidhura ngushtë me botën e pikturës, por ato paralajmërojnë një epokë të re.

Figurat janë serioze, të pozicionuara mirë, ato janë të vetëdijshme për situatën e jashtëzakonshme, e cila paraqet shkrepjen e një portreti. Në ato kohëra një gjë të tillë ua mbante xhepi vetëm njerëzve të pushtetshëm. Nga ana tjetër vërehet dukshëm loja me shikuesin. Shumica prej këtyre «bujqve të egër malësor», të armatosur deri në dhëmbë dhe të veshur me madhështi orientale, janë thjeshtë djem nga qyteti, të cilët kanë veshur këto kostume. Në përditshmëri ata bartin kostume europiane, ndjekin shkollat në Shkodër dhe mësojnë frëngjisht. Këtë e tregojnë tiparet fine të fytyrës dhe duart e brishta.

Ndërsa ata që vërtet vinin nga malet për t’u fotografuar për herë të parë bashkë me dyfekët e tyre muzeor dhe me gratë e stolisura me bollëk, futeshin në skenën artificiale të ateliesë. Me mustaqe, me fytyra që u ngjajnë mineraleve – aq shumë janë të regjura nga era dhe dielli -, ata rrinë para tablosë së maleve të pikturuara mes gurëve të renditur me kujdes dhe degëve të prera.

Kështu u desh që Garibaldi të arratiset përmes Tangarit në Amerikë, në mënyrë që Pietro Marubi të gjente veten në Shqipëri dhe shpikjen më të re europiane t’ia vë përballë asaj që ishte më e lashta në Europë.

Muzeu gjendet në rrugën Muhamet Gjollesha. Mund t’i pyesni taksistët.

Nga libri: Der Stich im Herzen (Therja në zemër), botoi Suhrkamp, Frankfurt, 2015. Përktheu: E. Robelli

12 komente në “Malësorët shqiptarë duken si balerina me mustaqe”

  1. hajdelajmhajde says:

    Skish ngel me rrot pa treguar injorancen, patjeter duhej dhe nje polak. Patjeter qe kjo perben lajm edhe per temen.

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      O Car ! Pse lexon ‘temen’ ! ke te tjera ….grekissllaviss ! Pse ti duhet te jeshe ‘redaktor’ a krye……Pirdhu………………..

      1. Beji te Fala mamit says:

        Beji te Fala efendikoit ne qipro mos u merr me shqiptarit si ata te seres sime se ta luajn fene. Ky polaku qe ska si te jete europian se skan lidhje me Romen sllavet te shkoj te halja e tij mos te na tregoj qyteterimin e ketyre qe I kishin zili dhe lorded. Une futem te Tema.net te lexoj lajme nga shqiperia Jo keto pislleqe injorantesh.

  2. WEB says:

    Po polaku Jan Sobieski paraqitej me mire valle? ushtarë të veshur me pupla, dhe perkrenare në formë preservativi që të jepnin përshtypjen e filmave vizatimorë. Mos u merr me fustanellen, kur shqiptarët e vishnin ju nuk kishit ardhur akoma në europe

  3. ,, says:

    Eshte hera e dyte gazeta tema komenton kete lajm antikombtare.Veshjet tradicionale shqiptare si ata te veriut po ashtu edhe te jugut jane vlersuar nga albanologe te huaj si vlerat me te perkryera te kombit shqiptare.Keto veshje qe shikoni ne foto jane simboli i burrerise ,i trimave,dhe i vlerave kombetare qe nga antikiteti e gjeri me sot.Gazetari polak gjene me shumice balerina bushtra ne poloni.Ne jemi ,kemi qene,dhe do te jemi ne keto bjeshke.Askush nuk mund te ndryshoje apo te injoroje dinjitetin tone kombetare.

  4. Apologjia e qimeve te veriut says:

    Keto kostume mbartese te tradites kulturore te malesive te shqiperise, natyrisht duken shume humoristike sot.
    Ashtu sikurse brezave te ardhshem do t’ju duken shume qesharake stili i jeteses se diteve te sotme.
    Por ajo cfare bie ne sy ne keto foto te nje epoke primitive malesore shqiptare eshte kontrasti mes pamjes mustaqore shume te dendura ne qender por ama te dredhura ne fund, si nje lloj menyre per te bere me estetike duke u zbutur ne nje linje gati perhumbese ne fund te qimeve.
    Kerkues te tjere shkencore me vone do merren shume seriozisht me genealogjine e pilozitetit gegenor shqiptar dhe le t’ia leme shkences fjalen e fundit.
    Por ama nga ana artistike jane foto te forta me kontrastet qe parqesin.
    Burra te forte sic thuhet ne zhargonin e perditshem, me mustaqe te renda por ama me kostume dhe aksesuare te estetizuar tej mase sikur nje perpjekje per civilizim.
    Ne ditet e sotme ne kemi Konçiten, si nje paranteze te zhvillimit neper vite te psiqikes malesore.

  5. dalta says:

    shkrimtar qe dhjet nga goja, bythqir profesionist.Ska lidhje me Polaket fisnik.

  6. ,, says:

    Keto kostume i jane pershtatur natyres se ftohte te alpeve .Ndersa ngjyrat vlerat shpirterore te malsoreve.Ndersa dizenjimi tregon vlerat e vecanta karakteristike te burreris.Kjo veshje do te prodhohet ne pafundsi,derisa kjo tok do rrisi malsore.Ngjyra e bardhe simbol i bujaris dhe mikpritjes ,ndersa ngjyra e zeze dhe e kuqe!,armikun e çonin ne boten tjeter .Rrofte trdita jon kombtare qe na tregon vlerat tona qe ne lashtesi.Kujt si pelqeje keto kostume le te zgjedhe veshjen e homofroiditeve polake,apo sllave.

  7. Bashkimi says:

    Malesoret , malesia, veshjet tradicionale, kullat e gurit, ciftelia , Lahuta , rregullat mijera vjecare kanunore te vetendertuara nga njerezit e maleve jane krenari per kombin shqipetare , si simbol I tradites se vjeter shqipetare , tradite te cilen rradhe popuj tjere e kane . Ajo kulla “primitive” e paluajtshme dhe e pashkaterrueshme, qe jo cdokush mund ta ndertoje edhe sot , eshte simbol I vazhdimesise se brezave
    dhe I njohjes se tradites mijera vjecare te kombit fisnik shqipetare. Ato veshjet ” primitive” te qendisura me are qe Marubi aq shume i ka fotografuar jane magjepsese ne cdo kuptim te fjales sepse tregojne krenarine e ketyre burrave dhe grave qe duken sikur kane ardhur nga vete perendite .
    Ato “arme mizore” (sic I quan I madhi Fishta) te stolisura me arme kane qene nder shekuj e vetmja mbrojtje per kombin shqipetare . Disa nga keto fotografi jane zhvilluar ne studio, dhe personazhet e fotografuara jane thjeshte modele. Arsyeja pse Marubi eshte perqendruar tek pasqyrimi I tradicionales eshte sepse ajo eshte me e bukura pjese e historise. Te mos harrojme se Shkodra ishte qyteti me i pasur i shqiperise dhe ballkanit ,si dhe qendra me e madhe tregetare , dhe si e tille ajo kishte kafe restorante, dhe njerez me kostume firmato , por ai zgjodhi te fotografonte malesoret, si dhe disa nga legjendat e kombit shqipetare si Azem Galice me Shoten, Isa Boletinin, Ded Gjon Lulin, Hasan Prishtinen, e shume e shume te tjere , shumica e te cileve kishin kostumet tradicionale shqipetare , me perjashtim te Hasan Prishtines.
    Italiani Marubi ishte me shqipetare se sa disa pseudo-“modern” shqipetare te sotem te cilet nga injoranca perbuzin cdo gje tradicionale shqipetare.

  8. Fred Cola says:

    per eurot ka shume te drejte zoterija ne fjale. Pasi ne Muriqan kur kalova kufirin kam bere fjale pasi nuk pranonin lekun por donon vetem euro.

  9. Mero fustanella baxhella says:

    Hem,nuk jane sikur veshjet tip pederski me fustanelle o mero pederasti

    1. eagle says:

      Jo jane me strece si kurva balerinash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje