FOTOT/ Korsitë e biçikletave, Veliaj: Po të vazhdojmë kështu, do kemi Tiranën moderne

12 Shkurt 2018, 09:50Sociale TEMA
FOTOT/ Korsitë e biçikletave, Veliaj: Po të vazhdojmë

Ende pa përfunduar tërësisht puna, qytetarët kanë nisur fuqishëm përdorimin e korsive të mbrojtura të biçikletave.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook, qytetarë të grupmoshave të ndryshme po shfrytëzojnë këto korsi, duke lëvizur më shpejt, por edhe më të sigurt drejt destinacionit të tyre. “Shenjat e para janë premtuese, po të vazhdojmë kështu do ta kemi Tiranën moderne që duam”, thekson Veliaj.

Gjithashtu, në Tiranë ka filluar dhe promovimi i kulturës së përdorimit të biçikletës tek fëmijët e vegjël, që në të ardhmen do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në uljen e trafikut, por njëkohësisht edhe për një mjedis më të pastër dhe jetë të shëndetshme.

Në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, Bashkia e Tiranës parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i kushtuar një vëmendje edhe lëvizjes me biçikleta.

Projekti parashikon fillimisht ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara. Nisma e Bashkisë për ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikletat, i paraprin edhe projektit “bike-sharing” të bashkisë, që pritet të shtojë numrin e biçikletave që do të mund të përdoren në kryeqytet, kundrejt një pagese që është përllogaritur të jetë më e ulët se ajo për biletën e transportit urban.

6 komente në “FOTOT/ Korsitë e biçikletave, Veliaj: Po të vazhdojmë kështu, do kemi Tiranën moderne”

  1. fbi says:

    Nga stacioni i trenit deri tek selvia 1 ore e ben nga trafiku.
    Tani edhe abulanca edhe policia edhe zjarfiksja do levizin me bicikleta per tu bere keshtu qyteti rekord i botes.
    Une kam vetem nje pyetje per kryetarin e Bashkise.
    Me bllokimin e trafikut rritet apo ulet ndotja mjediosore?
    Nese pergjigja eshte se rritet, atehere ishalla ze kryetarin e bashkise kanceri te parin dhe jo qytetaret e thjeshte.

  2. rudini says:

    Keto jane kozmetike,ne Tirane akoma nuk po vjen dikush qe te zbatoje ligjin ,dhe persa kohe kjo nuk ndodh ky qytet do te jete nje katrahure urbane.

  3. Viktor says:

    Boll shfrytëzove fëmijët për ti bërë reklamë vetes o kryleshtar bashkie. I kanë vënë dhe helmeta në kokë që nuk janë për moshën e tyre sa për ti bërë një foto. Ky dhe zyra e tij Gebelsiane e publicitetit po na bëjnë për të nxjerrë zorrët.

  4. Tr says:

    Jam optimiste , qe ky vend po leviz drejt se mires , rrumpalla po zhduket cdo dite . Mbas 5_ 6 vite Tirana do te jete ne nje standart Europian . VETEM NJERZIT SHUME E VESHTIRE PER TU INTEGRUAR . ATA KANE QENE DHE JANE TE KOKETRASHE , INJORAT DHE SHUME TE QELBUR . VAZHDOJNE AKOMA TE LAHEN DITE DIELE DHE RROBAT I NDRROJNE 1 HERE NE JAVE . KATASTROF , NUK NDODH NE ASNJE VEND TE EUROPES . DUHET CDO DITE . HIGJENA ESHTE NR 1 .

  5. luka says:

    Nxirri o Viktor zorret qe te lirohesh ti dhe ne bashke me ty dhe prej teje!

  6. lori2 says:

    Keshtu fillohet…. Ne te pakten te vleresojme cpo behet dhe te respektojme rregullat e qarkullimit me kembe dhe me makine, qe te mos kete katrahure neper rruge. Jemi ne te paret qe shkelim rregullat, dhe te paret qe shajme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje