Kur kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga mos marrja e rrogave të muajit janar, pedagogët e Universitetit të Tiranës, kanë dal sot me një deklaratë.
Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare, me anë të një deklaratë ka treguar të gjitha kërkesat e tyre.
Deklarata e plotë
Deklaratë e Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare
Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në universitetet publike shqiptare të krijuara nga bllokimi i fondit të pagave nga ana e qeverisë shqiptare gjë që ka sjellë mosdhënien e pagave për trupën akademike dhe personelin administrativ të universiteteve publike. Një situatë e tillë ka shkaktuar revoltën dhe reagimin e drejtë të dhjetëra profesorëve dhe të personaliteteve më në zë të botës universitare shqiptare. Në shenjë të mirënjohjes për reagimin e tyre si dhe të përgjegjësisë dhe misionit që forumi i ka vënë vetes që prej krijimit të tij në vitin 2007, grupi koordinator i forumit u mblodh mbrëmë vonë dhe pas analizës së situatës së krijuar në universitet vendosi t’i drejtohej kolegëve, opinionit publik, institucioneve të zgjedhura universitare dhe insitucioneve përgjegjëse qeveritare me këtë deklaratë.
Duke parë gjendjen e krijuar në universitet bordi i forumit ka vendosur organizimin e një takimi me pedagogë, studentë dhe nënpunës të administratës së universitetit, ditën e hënë data 12 shkurt ora 10:00, në godinën “Liria” në Qytetin Studenti, për të diskutuar dhe marrë vendimet për reagimin e mëtejshëm për çështjet e mëposhtme:
Grupi koordinator i forumit ka bindjen e plotë se gjendja e nënshtrimit të trupës akademike çon në dekompozimin e UT-së dhe se një lëvizje për përballimin e kësaj situate, ku nuk përjashtohet edhe thirrja e një greve të përgjithshme në rast të refuzimit të negociatave apo të dështimit të tyre, është sa emancipuese, aq edhe e domosdoshme.
Kordinadori i Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare
Prof. Assoc. Dr. Mark Marku
Sa mu cfaq emri i Mark-Markut mu kujtua Sali Berisha,eshte e njejta gje,duket qe eshte kurdisje e kriminelit nga Vicidoli.
keta armiq duhen dekllasuar ,te behet veting per bishat petagog .
Kane shume te drejte, por me emrin e Markut nuk shkohet as ne hale. Thjesht pune malokesh dhe direkt dora e shtriganit qe po perdridhet si gjarperi ne cfurk. Kerkoni te drejtat tuaja te ligjeshme te nderuar pedagoge por kure me gojen e Gjon Marka Gjoneve. Turp per ju qe edhe ne thirje perfaqesoheni nga emra te tille qe vetem intelektuale nuk jane.
Kjo eshte nje situate qe duhet te zgjidhet urgjentisht.
Ama keta dy legenat e SHQUPI-t Marku dhe Gjekmarku jane produkt i incestit politik jo i perfaqesimit akademik.
ikni mor maloke te ndyre se njerez si ju ja moren fytyren malesorit keta 27 vjet.
Qyqja qyqja hala MM del neper treg? I shitur e i stershitur. Nuk ka me turp per keta njerez.
Vini ne krye marifetciun Jorgaq Kacani dhe pronlemet u zgjidhen. Sic ka regullu Stelen dhe gjithe haremin e vet do rregulloje universitetet.