Transmetuesi i mirënjohur ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle (DW), i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar predikuesve radikalë të islamit në Shqipëri.
Sipas hulumtimeve, mbi 100 të rinj shqiptarë janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak.
Rreth gjysma e tyre raportohen si të vrarë, zhdukur apo që nuk dëshirojnë të kenë asnjë kontakte me vendin.
DW ka vizituar burgun e Fushë-Krujës ku ka biseduar me disa prej personave që vuajnë dënimin për terrorizëm.
Të ashtëquajturit “klerikë” myslimanë, edhe pse gjenden prapa hekurave, ende përkrahin militantët e “shtetit islamik”.
Ata nënvizojnë se duhet të ishin të parët që të shkonin në vatrat e luftës për të mbrojtur popullsinë myslimane nga forcat e NATO-s dhe ushtria e presidentit sirian Bashar Al-Assad.
Një prej tyre është edhe Fadil Myslimani i cili sipas vendimit të gjykatës rezulton se përmes propagandës fetare ka frymëzuar disa shqiptarë që të ndjekin rrymën tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.
“Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin Basharal–Assad ku edhe prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori. Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë,” ka rrëfyer Fadil Myslimani për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.
Reporterët vizituan edhe fshatin Leshnicë të Pogradecit, i cili u shndërrua në një bazë të islamit radikal në Shqipëri.
Duket se sot gjithçka ka përfunduar dhe banorët i janë rikthyer jetës normale. Ata që vuajnë ende janë familjarët e personave të zhdukur që morën rrugën për në Siri.
Të gjendur të pashpresë për t’i parë sërish, ata apelojnë për rikthimin e tyre.
Kryeplaku i fshatit Vladimir Lipo tregon se personat që ikën nga fshati për të luftuar në Siri nuk kanë qenë problematikë duke shprehur habi se si ata mundën të binin pre e islamit radikal.
Gazeta “TemA” shoqëroi grupin e xhirimit të DW ku gazetari Andrea Danglli solli paralelisht edhe tre rrëfime ekskluzive në print dhe online të personave që vuajnë dënimin.
Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni materialin e plotë të pregatitur në varjantin audio-video.
Serbia dhe Greqia ta din qē kemi loqe.
Deutsche Welle le te beje disa “hulumtime” mbi Enver Hoxhen…i beri kishat dhe xhamiat fusha futbolli…dhe mire beri.
hahahaha,per gjithe sunitoermalet shqipfoles…………….allah uakbar!
te gjithe shqiptar ne gjihade nga trevat shqiptare,shqiperi,kosove,.maqedoni,presheve jane afro 700 apo me shume,sipas gazetes express.salafistet leshojn mjekrra a ne shumicen e rasteve rruejn mustaqet.ka salafie edhe pa fare mjekrra per qellim te fshehjes se misionit te tyre djihadik,dhe jane organizatore te rrezikshum per salafie islam terr…re.fjala salaf eshte fjale e vjeter ne kuran dhe lidhet me gjihadin.kete ideologji e ringjalli hasan al banna egyptian,ku me 1928 ka bere puqe grusht shtet,dhe disa gera tjers pas burgu,dhe eshte ekzekutuar nga shteti i naserit president.pastaj eshte ringjalle disa her kjo ideologji dhe ka bere shume atentate,dhe e fundit reshte ringjalle ide nga vllaznite musliman qe ndezen luftra ne libi,siri,irak e egypte shume revulucione,por ne egypte i denoje me vdekje gjenerali as sisi we morri pushtetin dhe denoje me burge te rende muhamet morsin.e gjitha eshte per rikthimin e islamit te vjeter,islamit mr shpata dhe sharia-shehirati ta beje ligjin me rrahje,prerje dore kembe e futje ne grop dhe deri ne fytr e pastaj me ekzekutim me gjuajtje gurve.kta islamiste jsne te organizuar ne gjithe globin dhe program e kane luftimin e kridtianizmit dhe steistet.ka
ne shume lider te msskusr ne te gjiths shtete te europes,usa,kanada australi,kokazin ruse etj.njeri nga ta eshte tarik ramadani i maskuar si ligjerus ne exford,por tani ne burg nr france ,dhe erdogani turk etj.ne kuran dhe kuranat special te salafizmit gjihadi eshte obligim.ne xhamia i mesojne diskret e shume raste haptas hoxhollar e imam,sesi duhet shkuar ne djihad.kta jabe murtaja e zeze per shqiperin dhe kosoven.
undefined, lol