Ngërçi me pagat e pedagogëve, Mark Marku: Po na trajtojnë si hallexhinj, në fakultet s'ka shkumësa dhe letra të bardha

12 Shkurt 2018, 10:41Sociale TEMA

Përgjegjësi i departamentit të gazetarisë, Mark Marku ka iniciuar një forum lidhur me ngërçin e pagave që ka prekur sistemin e lartë arsimor në vend.

A tha se shqetësimi nuk është veç mungesa e pagave, por frika se ashtu si artistët edhe pedagogvë mund t’i merren godinat.

Analisti i njohur thotë se shteti po e trajton trupin pedagogjik si hallexhinj.

Marku tregon edhe një shqetësim tjetër ku nënvizon se në departamentin që drejton mungon letra dhe shkumsat.

Ne kemi disa alternativa mundësia e një greve, mundësia e negociatave dhe ne të krijojmë një grup përfaqëuses në negocim me qeverinë, me kryeministrin, me ministrinë e Arsimit me senatin, rektorin, dekanët dhe bordin e adiministritmi.

Unë do mendoja që bordi i administrimit me këtë situatë që ka krijuar në universitet, po të kishte përgjegjësi duhet të jepte dorëheqjen.

Presioni jonë duhet të jetë i tillë që ata të kuptojnë që ne nuk jemi në shërbim të borditi të administritmit apo të strukturave ndihmëse, ne jemi në shërbim të studentëve

Nuk ka kohë të heshtim, këtë radhë na lanë pa rroga nesër mund të na marrin ambientet e universitetit dhe të na cojnë në ndonjë magazinë që ka ngelur diku andej nga Sauku.

Shumë shpejt mund të kalojmë si Teatri Kombëtar dhe të na gjejnë ndonjë fabrikë ose uzinë dhe të na thonë shkoni bëni mësim aty.

Vonesa e pagave ëshë gjëja më pak problematike, është tregues i mosfunksionimit të universitetit, por shqetësimi ynë është bllokimi që i është bërë universitetit nga strukturat menaxhuese, nga qeveria dhe presioni që bëhet pa pushim mbi trupën akademike për ti poshtëruar ata dhe për ti trajtuar si hallexhinj të rangut të fundit.” shprehet Marku. (TemA)

5 komente në “Ngërçi me pagat e pedagogëve, Mark Marku: Po na trajtojnë si hallexhinj, në fakultet s’ka shkumësa dhe letra të bardha”

  1. dana says:

    Po cfare thua or Mark, cpune ka bordi i administrimit me funksionimin e departamenteve. Merruni me pune jo me llafe, konkuroni dhe fitoni projekte qe te siguroni te ardhura, se jene parazite rrogat i doni nga qeveria, tenderat e universitetit i beni me leket e tarifave te studimit te studenteve. Krijoni te ardhuar vete duke punuar per te trete, sic bene cdo universitet ne bote. Ku i keni punet qe beni per industrine, bizneset mediat etj. Punoni dhe nxirrni studente cilesore jo 5 njoze qe ju shisni noten.

    1. Sit back and relaks says:

      Ku jeton ti motra?

    2. Sit back and relaks says:

      Ku jeton ti motra? ?

  2. Nxensi says:

    S’ ka letra te bardha eee????
    MOS I VIDHNI !!!
    Me aq letra sa konsumoni ne vit,do dilnin e do tepronin per tere shqiperine.O profesora leshi..a ka njeri sot pa ” telefona te mencur”? Beni nje aplikacion,falas eee,nga keta studentet qe nxirrni ta bejne se ju abababaaa,dhe iken dhe letrat e bardha nga perdorimi….pune eshte se sdo ju lejoj edhe ministria…leket,tenderat…haaaa

  3. zv-rektori says:

    Z.Mark ,kur ti po flisje ne takimin e forumit tend prej 47 pjesmaresve,ku kercenoje deri ne greve ???? pagat ne i morem.Mjaft u bere vegel e Mynyrit,mos te ka premtuar ty apo gruas tende postin e zv-rektorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje