Presidenti i Filipineve:  Unë jam një diktator, vendi s’do ecte përpara pa stilin tim diktatorial

12 Shkurt 2018, 12:52Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është shprehur se nëse nuk do të ishte për stilin e tij diktatorial, vendi i tij do të ngecte dhe kurrë nuk do të përmirësohej, shkruan Russia Today.

Krerët e opozitës kanë reaguar ashpër kundër propozimit të Duterte për të rishikuar kushtetutën e vendit.

Aktualisht kompetencat ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të secilit shtet në një trup shtetesh mbahen brenda një autoriteti qendror, por propozimi synon t’i kalojë këto në një sistem federal.

“Nëse ju thoni diktator, unë jam me të vërtetë një diktator. Nëse nuk veproj si diktator, bir…., asgjë nuk do të ndodhë në këtë vend.

 “Kjo është e vërtetë. Nëse nuk veproj (si një) diktator, që është stili im tani, asgjë nuk do të ndodhë në këtë vend.

Më duhej të veproja si një diktator, për sa kohë më keni zgjedhur mua si president. Pse nuk do të më ndjekësh kur ëndrrat e mia janë të gjitha për ju? ”, tha presidenti në takimin në Visayan.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është i njohur për luftën e tij ekstreme ndaj përdoruseve të drogës duke vrarë 7000 të tillë. (TemA)

1 komente në “Presidenti i Filipineve:  Unë jam një diktator, vendi s’do ecte përpara pa stilin tim diktatorial”

  1. Jimi says:

    Dhe ky i dale mendesh mendon se me terror gjerat do te shkojne ne vend!? Bota e qyteteruar nderton sisteme te qendrushme social politike, ku pushtetet nuk jane prone e individit, por e grupit. Shembuj pozitiv ka, sic jane vendet nordike, apo Zvicera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje