FOTOT: Rrëzohet helikopteri mbi Kanionin e Madh në Arizona, 3 viktima

11 Shkurt 2018, 10:55Bota TEMA
FOTOT: Rrëzohet helikopteri mbi Kanionin e Madh në Arizona, 3 viktima

Tre perona kanë gjetur vdekjen dhe të paktën 4 të tjerë janë plagosur pasi helikopteri me të cilën ata po fluturonin është përplasur në Kanionin e Madh në Arizona SHBA.

Një zëdhënës i Autoritetit Federal të Aviacionit tha se helikopteri ishte duke fluturuar mbi zonën perëndimore të Kanionit të Madh, kur u rrëzua rreth orës 17:20 me atë lokale të së shtunës (1:20 pas mesnate, e diel).

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rrëzimin e tij, apo cila kompani ishte duke operuar me të. Mediet lokale thonë se helikopteri ishte i tipit “Airbus Eurocopter EC130”.

Kanioni i Madh, me një thellësi prej mbi 1.6 km, është një nga atraksionet turistike më të vizituara në Shtetet e Bashkuara. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje