Sulmi kibernetik në Lojërat Olimpike të Koresë së Jugut, policia: Hetimet po vijojnë pasi...

11 Shkurt 2018, 09:11Bota TEMA

Zyrtarët në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjonçang të Koresë Jugore, po zhvillojnë hetime për sulmin kibernetik në sistemet e Internetit dhe të WI-Fi-së, pak kohë para ceremonisë që u hap të premten.

Organizuesit thanë se serverët e lojërave ishin sulmuar afro 45 minuta para ceremonisë së hapjes, duke shkaktuar probleme në Internet në qendrën kryesore të gazetarëve.

Zyrtarët i kanë ndalur serverët për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe kjo ka çuar në mbylljen e faqes në Internet të Lojërave Dimërore në Pjonçang, shkruan rel.

 

Normalisht, ka thënë zëdhënësja, Nancy Park, dhe ka njoftuar se Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore dhe ekipi i sigurisë kibernetike, po zhvillojnë hetime për këtë sulm. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje