VIDEO: Momenti kur avioni me 71 persona në bord bie dhe shpërthen në tokë

12 Shkurt 2018, 07:48Bota TEMA

Një avion me 71 persona në bord u rrëzua në periferi të Moskës pasditen e djeshme.

Pamjet e avionit An-148 u kapën nga kamera e sigurisë e një shtëpie të zonës.

Videoja tregon momentin e rënies së avionit të kompanisë Saratov Airlines, i cili shpërthen sapo bie në tokë.

Avioni Antonov An-148 u ngrit nga aeroporti i Domodedovos, në Moskë, drejt qytetit Orsk, dje në orën 14:21.

Por vetëm pak minuta pas ngritjes, mjeti u zhduk nga radarët dhe  humbi kontaktet me kullën e kontrollit.

Nga aksidenti nuk ka asnjë të mbijetuar.

Autoritetet po hetojnë në lidhje me shkaqet e ngjarjes.

Disa prej pistave janë një defect teknik, kushtet e këqija të motit dhe gabimi njerëzor.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se panë një dritë në qiell, çka të bën të dyshosh se një prej motorëve mund të ketë pasur defekt dhe ka shpërthyer në ajër.

Sipas hetimeve paraprake, pilotët nuk kanë raportuar probleme teknike dhe as kanë aktivizuar opsionin e emergjencës.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje