Frikë për një luftë të re mes Izraelit, Sirisë dhe Iranit

12 Shkurt 2018, 08:12Bota TEMA

Frikë dhe shqetësim për një përshkallëzim të luftimeve me Izraelit, Sirisë dhe Iranit, pas rrëzimit të një avioni luftarak izraelit.

Incidentet nisën pas kapjes së një droni në kufirin izraelit, që pretendohet të jetë i ushtrisë së Iranit.

Ekziston shqetësimi i konfrontimit të mëtejshëm midis Izraelit dhe Iranit mbi Sirinë, pas sulmeve izraelite të shtunën në shkallë të gjerë mbi objektivat në vendin e shkatërruar nga lufta.

Izraeli i nisi sulmet pasi pretendoi se kishte kapur dhe shkatërruar një dron iranian që ushtria tha se kishte kaluar kufirin në Izrael.

Ndërkaq, kamerat izraelite kapën momentin e një shpërthimi të kontrolluar në vendin e një rrëzimi të avionit luftarak në Izraelin e veriut, i cili ndodhi gjatë ofensivës.

F-16 ishte goditur nga zjarri anti-ajror mbi Siri, por zbriti në lartësitë e Golanit të kontrolluar nga Izraeli.

Avioni luftarakë ishte në mision për të kryer bombardime në në përgjigje të asaj që tha Izraeli e kishte quajtur një inkursion nga Irani.

Por Irani mohoi përfshirjen në këtë incident.

Fragmente të raketave të paidentifikuara u gjetën në afërsi të qytetit jugor sirian të Quneitra të shtunën.

“Unë kam paralajmëruar prej shumë kohësh për rreziqet e përfshirjes ushtarake të Iranit në Siri,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në komentet e së shtunës.

“Irani kërkon të përdorë territorin sirian për të sulmuar Izraelin për qëllimin e tij të shpallur të shkatërrimit të Izraelit. “Këtë mëngjes Irani shkelur me forcë sovranitetin e Izraelit”.

Si Izraeli ashtu edhe Siria sinjalizuan se nuk po kërkonin konflikte më të gjera.

Por Netanyahu nxitoi në selinë ushtarake në Tel Aviv për konsultime pas rrëzimit të avionit, ndërsa regjimi i Asadit të Sirisë premtoi një reagim të fortë ndaj çdo “veprim terrorist” izraelit.

Rusia, forcat e së cilëve kanë mbështetur aktivisht qeverinë siriane që nga viti 2015, shprehu shqetësimin e saj dhe u kërkon të dy palëve të tregohen të përmbajtura dhe të shmangin përshkallëzimin.

Kryeministri izraelit tha se kishte folur me telefon me Presidentin Putin. Lideri rus i tha Netanyahut se kishte nevojë për të shmangur çdo hap që do të çonte në një konfrontim të ri, njoftoi agjensia e lajmeve Interfax.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu komentuan incidentin. Pentagoni deklaroi se SHBA mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Ndërsa Departamenti i Shtetit tha se Uashingtoni ishte “thellësisht i shqetësuar” për “përshkallëzimin e dhunës mbi kufirin e Izraelit”.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje