Ushtria ruse ka sfiduar perëndimin me testet e reja të sistemit anti-raketor me raketa që shpërthejnë në qiell gjatë një serie provash të suksseshme.
Në video që kremlini i transmetoi edhe live, si demostrim force, shihet se si një raketë tejet e fuqishme lansohet nga Sary-Shagan në Kazakistan.
“Ministria e Mbrojtjes testoi sistemin mbrojtës, të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin dhe Moskën nga sulmet e mundshme të armiqve”, raportojnë mediat vendase.
Shefat e mbrojtjes thonë se testet në sistemin e mbrojtejes i projektuar për të mbrojtur Kremlinin dhe zonat kyçe të Moskës nga goditjet e armikut ishin një sukses.
Andrei Prikhodko, zëvendës komandant i forcave të hapësirës ajrore të Rusisë, ngarkuar me misionin e ndërtimit të sistemit mbrojtës antiraketor, ka deklaruar se raketa përveç që është e saktë, ajo mund të mbulojë një hapësirë të madhe nga sulmet e mundshme.
Kjo raketë ka një rreze rreth 62 milje, derisa mund të rrëzoj çfarëdo rakete që synon të futet në hapësirën ajrore ruse.
Moska mburret se sistemi i fundit i raketave është bërë tërësisht nga prodhuesit rus pa ndonjë “pjesë e huaja”.
Testet u njoftua nga gazeta “Red Star” e cila është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.(TemA TV)