Me rastin e Bursës Ndërkombëtare të Turismit në Milano, Ernest Airlines, kompania ajrore Italiane, me qendër në
Milano dhe bazë operative në Milano Malpensa,njofton operimin në destinacionet e saj të reja Evropiane duke
filluar nga sezoni veror 2018.
Të rejat më të rëndësishme i përkasin nisjes së operimit në tregjet e Spanjës dhe Rumanisë, prezantimit të
destinacioneve të reja drejt Ukrainës dhe shtimit të frekuencave drejt Shqipërisë.
Për sa i përket Spanjës,e reja e madhe është hapja e segmentit Milano Bergamo – Ibica që do të nisë operimin
nga 22 Qershor 2018 me tre fluturime javore(e premte, e shtunë, e dielë) dhe me orare mjaft të favorshme gjatë
mbrëmjes , ideale për të gjithë personat që preferojnë të mbërrijnë në ishullin e Baleareve për turizëm ose
argëtim duke shfrytëzuar maksimalisht fundjavën.
Duke filluar nga 21 Qershor 2018, Rumania do t’i shtohet tregjeve ku operon Ernest Airlines, duke lidhur
Gjenova me Bukuresht (të hënë, të premte), Verona me Bukuresht me tre frekuenca javore (të hënë, të
mërkurë, të premte), Verona me Iasi me tre frekuenca javore (të hënë, të mërkurë, të shtunë) dhe Cuneo me Iasi
me dy frekuenca javore (të enjte, të dielë).
Ernest Airlines vazhdon zgjerimin e rrjetit të saj në tregun e Ukrainës me hapjen e tre destinacioneve të reja që
lidhin Milano Malpensa dhe Roma Fiumicino me Lviv dhe Bolonja me Kiev, që i shtohen destinacioneve
ekzistuese drejt Ukrainës, Milano Bergamo dhe Napoli drejt Lviv e Kiev dhe Venecia drejt Lviv.
Kompania Italiane konfirmon dhe zgjeron prezencën e saj me fluturimet drejt Shqipërisë,me shtimin e
frekuencave gjatë sezonit veror,duke ofruar fluturime dy herë në ditë nga Milano Malpensa për në Tiranë dhe 6
frekuenca javore nga Pisa për nëTiranë. Gjithashtu konfirmohen të gjitha fluturimet nga Milano Bergamo,
Bolonja, Verona dhe Venecia drejt kryeqytetit Shqiptar. Fluturimi Kuneo-Tiranë fillon nga Qershor 2018 me dy
frekuenca javore (të premte, të dielë).
“Ibica është e reja absolute e rrjetit Ernest Airlines për 2018, sepse përfaqson shtrirjen e kësaj kompanie të re dhe
në zhvillim Italiane drejt tregjeve Evropiane edhe në segmentin e turizmit të argëtimit e kohës së lirë ”shpjegon
Davide Strinna, Country Manager i Ernest Airlines, “Kjo tregon fleksibilitetin e një kompanie ajrore të re dhe
dinamike, siç është Ernest Airlines, gjithmonë e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të tregut dhe preferencave të
pasagjerëve të saj me një shërbim cilësor dhe çmime të favorshme.Gjithsesi fokusi primar i biznesit tonë është
dhe do të vazhdojë të jetë tregu etnik nga dhe për Itali,të cilit vazhdojmë t’i rezervojmë gjithnjë e më shumë lidhje
dhe shërbime të dedikuara, si për shembull faqja e internetit dhe call center që janë të disponueshëm dhe ne
gjuhën e shteteve ku Ernest operon.”
Davide Strinna shton: “Cilësia e të gjithë produktit të Ernest Airlines si edhe kujdesi dhe vëmendja ndaj detajeve
të vogla që garantojnë kënaqësinë e pasagjerëve tanë, do të jenë faktorë përcaktues dhe për afirmimin në
destinacionet dhe tregjet e reja”.
Të gjithë fluturimet gjatë 2018 do të kryhen me flotën moderne të Ernest Airlines të përbërë nga katër aeroplanë
A320/319.
Destinacionet e reja do të operohen përgjatë gjithë vitit, me përjashtim të Milano Bergamo – Ibiza, e cila do të jetë
lidhje sezonale.
Biletat do të jenë në shitje duke filluar nga ditët në vazhdim si në faqen e internetit www.ernestairlines.com,
gjithashtu nëpërmjet Call Center në numrin +355(0)44 810 810 dhe pranë agjencive më të mira të udhëtimit.
Shqipetare,
ERNEST airways eshte Bellair.
Po ne jemi shoqeri e korruptuar dhe popull sylesh. Te na e fusin edhe ndonje 10 miljonsh Euro tjeter, pastaj te kerkojme shkaktaret.
…Ernest Airline, nuk eshte gje tjeter vetem vazhdimi i BelleAir.. kompanise qe zhvati Shiptaret….e drejtuar nga Ilir Xhelo dhe i biri Arber Xhelo…
Krushqit e Lul Bashes..
Asgje me teper sesa hajdutet e shqiptare…te cilet reklamojne nje kompani e hapur me leket e vjedhura nga populli shqiptar dhe e cila nuk ka te punesuar as edhe nje Shqiptar te vetem !!!!
Eshte ghynah te ushqesh kete kompani….
Perse e keni fshire komentin e Xhulio pak me perpra?
Belleair ishte kompania me e sukseshme shqiptare. Une kam fluturuar vete me dhjetra here dhe vetem 2 here kam patur vonesa 1-2 ore. Beja Romen me 100 Euro, max me 150 euro ne sezon. Qeveria e goditi dhe e vetmja qe u mbyll se nuk pagoi. Cdo gje socialistet e lidhin me Bashen dhe Berishen dhe ju ka funksionuar deri me sot. Sa me shume linja te kemi aq me mire per ne, pa se te kujt jane, byth e plasur se te njerit do te jene, per ne nuk ka ndonje dallim si te jene te Edit apo Lulit.
CA BOHET NE KETE MUT VEND PO NA RRJEP BASHA ME KOMPANINE E SALINJVE E RAMES …..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!