Koço Kokëdhima në “Provokacija”-n e Mustafa Nanos: Rama, servili im!

14 Shkurt 2018, 09:15Politika TEMA

Mustafa Nano e ka startuar formatin e tij të ri televiziv të quajtur “Provokacija”, në ABC News, duke patur të ftuar në studio Koço Kokëdhimën.

Pika më delikate e intervistës ishte ajo mbi relacionet e dikurshme miqësore mes Ramës e Kokëdhimës, spektakolare siç i cilësoi Nano, e që sot janë shuar tërësisht, madje katandisur në një armiqësi të thellë nga ana e Kokëdhimës, për ish-mikun e tij në pushtet.

Kokëdhima u përpoq të thoshtë se prishja e miqësisë së tyre ka ndodhur vetëm për çështje parimore, siç tha ai, për zhgënjimet e tij në lidhje me premtimet e Ramës.

Por në një moment, Kokëdhima kaloi dhe në planin personal kur tha se Rama ishte përpjekur të fitonte prej tij, “nga reputacioni im, pozita ime, mundësitë e mia, si një servil”.

Ndërsa përbetimin se ai, Rama, do përfundonte si Esad Pashë Toptani – nëse shkelte interesat e Shqipërisë në marrëveshjen e detit me Greqinë – Kokëdhima e korigjoi duke thënë “do ketë fatin politik të Esadit…”.

3 komente në “Koço Kokëdhima në “Provokacija”-n e Mustafa Nanos: Rama, servili im!”

  1. Pali says:

    O Koco vertete je nje don Kishot ,po ti nuk arrite te mbijetoje asnje mandat deputeti per veten tende.Je pasuruar me dallavere ne nje kohe te trazuar kur u ngriten kerkushat dhe hajnat e dallaverexhinjet u bene pronare e pushtetare.Rama eshte intelektual dhe ti si afrohesh as deri tek kepucet.Po kush te beson ty Koco.Mos harro paraja nuk te bene as intelegjent e as zoteri.Ke shembuj gjitheandej ne bote.Presidentet dhe kryeministrat e shteteve te perendimit nuk jane njerezit as me te shkolluarit dhe as me te pasurit ne vendet e tyre.Ti Koco duhet ta dishe se ate qe nuk ta ka dhene Zoti nuk ta jep as paraja as populli.Me vjen keq se u turperove dhe po qeshin te gjithe me ty ku kercnon politikisht e nuk ke as 100 vete pas veti.

  2. qqqqq says:

    Nuk kisha ne mend te shkruaja as 2 fjale, por ngaqe di dy gjera po shkruaj,
    Edi Rama duhet te dergohet ne BURG vetem per nje aresye te vetme.
    Kete letyre duhet qe ta kishte derguar ne burgper 1001 arsye!
    Tani ai te zevendesoje kete monster dhe monstrat e tjera te familjes KOKEDHJAKSURA, qe akoma hane e perdorin leket e
    pa paguara per sherbimet e ndryshme te dhjetrave punetoreve qe punojne
    ne kompanine MU…T te ketij bajge!

  3. alex says:

    Ku e gjeti kete provokacija,varianti serb i fjales provokim ky tru thati serbofil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje