Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, ka komentuar gjendjen aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Sipas Genc Rulit, opozita e sotme është e dobët dhe pa vizion, përballë një qeverie agresive dhe arrogante.
Ai shprehet se PD-ja dhe opozita në tërësi duhet të ishte më e fortë, e jo që pasi të gjuajnë topin të shikojnë nga arbitri.
“E dobët, kur duhet të ishte e fortë, me këtë maxhorancë arrogante dhe agresive.
Duhet të ishte më e fortë.”, tha Ruli, ndërsa shtoi, se, “Pasi i gjuajnë topit, nuk e ndjekin atë për të bërë gol, por presin arbitrin.”
Duke komentuar udhëheqjen e Lulzim Bashës, ish-ministri i Berishës, tha se Lulzim Basha është kryetar, por lider është vështirë të bëhet.
“Lulzim Basha kryetar është, por varet a je lider. Lider është një cilësi tjetër. Kam pasur vërtet shpresën që vërtetë nga një kërcim aq I papritur nga një numër dy apo numër tre në numër 1 nuk është e lehtë.
Njeriu edhe parapërgatitet për partinë që merr e drejton. Sidomos kur kjo parti është dominuar për 25 vjet vetëm nga një lidership, nga një individ”, tha Ruli.
Cili është raporti juaj me Sali Berishën?
Deri sa jam larguar nga politika nuk kam më, por me të unë i kam pas gjithmonë marrëdhëniet politike si dy njerëz në PD. Ai si kryetar unë si një personalitet në PD. Në qeverisje kemi pasur pozicione edhe të konfliktit. Sot takohemi shumë rastësisht. Politika nuk hyn më fare mes nesh.
Cfarë emri do ti vinit marrdhënies me Berishën?
Marrëdhënie tipike politike, pro pak atipike për kulturën politike shqiptare. Sot jemi mësuar me servilizma. Por unë nuk kam patur marrëdhënie vasiliteti, ndoshta edhe nga karakteri im. Në politikë nuk ka miqësi, por ka nevojë reciproke.
Zgjedhja e Markut/ Ruli: Nuk e marr parasysh fare ambasadorin Lu, e njoh shumë mirë kushtetutën dhe…
Ish-ministri Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli ka komentuar zgjedhjen e kryeprokurores Marku dhe mbështetjen e zgjedhjes së saj nga ambasadori i SHBA.
Azem Hajdari ka thene nje shprehje te forte:Berisha gjuan topin ne Korne dhe vrapon ta bej Golin po Vete.-Me kete stil vazhdon dhe Lul-Sumkapuci dhe pjestaret e tjere te Oborrit,Prandaj dhe u shkojne Punet “FJOLLE” .Hajde tu Rroje Grida me Salianusin.
Ai si kryetar dhe une si personalitet i pd-thote tano caridi shqiptar.
vetem kte fjali te lexosh dhe kupton kush jane keta hajdut e kriminel qe mbeshtesin njeri tjetrin ne keto 27 vjet.
Germoni zotrinj hetus se sa llogari bankare mund te kete ky hajduti ,neper vende te ndryshme te botes.