INSTAT ka publikuar sot të dhëna të tjera demografike që tregojnë një situatë alarmante përsa I përket shtesës natyrore të popullsisë, teksa po bien lindjet dhe po rriten vdekjet.
Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2017, rezulton 7.931, duke shënuar një rënie me 2,3 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë.
Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 5.408, duke shënuar një rënie prej 6,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë.
Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2017 është 2.523 dhe rezulton me rënie 8,0 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Ky tregues për vitin 2017 është 8.637 dhe rezulton me rënie 16,5 % krahasuar me një vit më parë.
Në tremujorin e katërt 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.191 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit me 375 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Dibrës me 257 lindje më shumë se vdekje.
Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2017, regjistron vlerë negative vetëm në dy qarqe (Gjirokastër dhe Korçë). Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 41 numrin e lindjeve.
Lindjet
Numri më i ulët i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 158 lindje, me një rënie prej 6,0 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.529 lindje, të cilat shënojnë rritje me 2,8 % në krahasim me tremujorin e katërt 2016.
Shtatë qarqe pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e katërt 2017, krahasuar me tremujorin e e katërt 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Elbasanit me 15,0 % dhe qarku i Beratit me 13,7 %.(monitor)
Do shtohemi serish.
hahaha,shkuat per lesh sunita………..kjo pasi filluat sportin e sumes,sport qe ne kohen e Mohamedit!
Serbia dhe Greqia po e realizojne planin e tyre shekullore. Krejt pa lufte. Me agjenturat e tyre te cilat i kane vendosur ne krye te shtetit shqiptar . Te cilet po ja bejne perdite e me te mjerueshme jeten shqiptarit. Ne nje te ardhme te afert edhe vete Shqiperia do te zhduket nga harta. Ajo do te ndahet midis grekeve dhe sllaveve.
Jemi nje popull I projektuar per zhdukje: Dikur me duart e te tjereve…sot me Duarte tona..
ARDI thot te verteten ,shum e sakt , kur ta mari vesh ky popull qe rri siç rrinte gomari kur e hante ujku qe thosh ishalla jam ne enderr ,çdo gje ka mar fund , jemi brezi me antishqiptar ne historin e kti vendi nga koha kur lindi njerzimi , po shkojm ku ishim mas luftes dyt botrore ne kohen e zogut 800 mij banor , shyqyr qe na shtoj ENVERI me dhun per 50 vjet qe na çoi 4.5 milion , se do ishim harruar qe ne krye te heres.ne i ngrem maskarenjve monumente zogut me shok.
Nuk po shuhet Shqiperia nga renia e lindjeve, se lindjet duhet te binin ne menyre qe ato burime ekonomike qe kane familjet shqiptare te mjaftonin per te rritur nje apo dy femije, dhe jo te ndaheshin ne 7 a 8. Shuarja po ndodh nga oligarkia qe duke monipolizuar dhe centralizuar gjithcka, po detyron kedo, sidomos rinine qe ose te emigroje ose te kriminalizohet dhe te perfundoje ne burg. Ne emigrim mund te shumohet, por ai shumim shkon ne favor te shtetit ku ka emigruar, ndersa ne burg nuk shumohen dot se nuk ngel dot anusi me barre. Kshuqe arsyen e rrudhjes e keni te menyra e deshtuar e qeverisjes.
Tu hash karin Shqiptareve ti se bejne ligjin ne burgjet e Evropes dhe jua lerojne te gjitheve
une veqse kame komentuar se gjendja ne kosove dhe shqiperi eshte dramatike ne minimizim te popullates.vdekje te shumta jo te natyres se pleqris ,por nga semundje te ndryshme,kryesite ushqimet e helmuara nga toxinat serbe e greke i tregut te zi ,special per shqiptare dhe dihet sesa na dojne greket dhe serbet.flase per kosove,por mendoj se edhe shqiperia furnizohet nga trafiku i zi klandestin i ushqimeve serbo greke.pastaj.semudje te mbrefta bekreriene e kronike ,po bejn kerdi.duhani ,undyrnat-kolesterili,diabeti.ka jo pak raste me semudjeve kronike parasitete,asnje e diagnostiguar.nataliteti shume i ulete,dhe emigrimi rekorde ne evrope = zvoglim i shpejte i popullsis shqiptare.
une veqse kame komentuar se gjendja ne kosove dhe shqiperi eshte dramatike ne minimizim te popullates.vdekje te shumta jo te natyres se pleqris ,por nga semundje te ndryshme,kryesite ushqimet e helmuara nga toxinat serbe e greke i tregut te zi ,special per shqiptare dhe dihet sesa na dojne greket dhe serbet.flase per kosove,por mendoj se edhe shqiperia furnizohet nga trafiku i zi klandestin i ushqimeve serbo greke.pastaj.semudje te mbrefta bekreriene e kronike ,po bejn kerdi.duhani ,undyrnat-kolesterili,diabeti.ka jo pak raste me semudjeve kronike parasitete,asnje e diagnostiguar.nataliteti shume i ulete,dhe emigrimi rekorde ne evrope = zvoglim i shpejte i popullsis shqiptare.harrova te them,se aksidentet e trafikut rrugore nje lufte e vertet viktimash.