Konsultat për Greqinë, valle presidenciale në “gojën e ujkut”

15 Shkurt 2018, 16:51Blog TEMA

Nga Drini Kuqo

Më lejoni të huazoj një sllogan nga ata të kohës së xhaxhit, për të përshkruar “maskaradën” në të cilën është përfshirë institucioni më i lartë në vend, Presidenti i Republikës.

Ditën e sotme, mësuam se Ilir Meta paska vendosur që të konsultohet me paraardhësit e tij, Sali Berisha dhe Bujar Nishani, në lidhje me qëndrimin që do të mbajë mbi negociatat në vazhdim midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Lëmë mënjanë faktin se paraardhës të nxjerrë nga lista e konsultimeve janë edhe Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi, të cilët gjithashtu mund të kenë mendime të vyera.

Por, të pyesësh Sali Berishën mbi çështjen e detit është njësoj si t’i kërkosh një vrasësi të shkojë në vendin e krimit. Një valle e shëmtuar presidenciale “në gojën e ujkut”, atij ujku që kur ishte në pushtet, me vullnet të plotë shqeu kufijtë e detit, të cilët i ofroi në pjatancë të artë në altarin helen.

Mënyra se si ka nisur ky konsultim presidencial mbi detin është një ogur i keq për të ardhmen e negociatave, të cilat paragjykohen që në fillim.

Kushtetuta, në fakt në asnjë rast nuk e përjashton Presidentin nga qënia pjesë e negociatave të tilla, ndaj ky spektakël selektiv mund të bëhet vetëm për një qëllim të vetën, një shou mediatiko-politik për të damkosur përpjekjet e qeverisë që në gjenezë.

Thënë këtë, ajo që dimë ne sot për marrëveshjen është ende e vakët. Në Greqi, mediat greke denoncojnë qeverinë e tyre sepse marrëveshja që po ngjizet për ta është shumë më pak e favorshme se ajo e 2009-s.

Grekët klithin se zonat naftëmbajtëse Jon 1 dhe 2 po i kalojnë Shqipërisë, se kufiri verior rreth ishujve Othonoi dhe Mathraki po shtyhet nga një far që ata kishin sajur në veri, për t’u vënë si ledh ndarës mes ishujve dhe shelfit tonë kontinental. E gjithashtu parimi i barazlargësisë dhe delimitimi i ujrave pranë ngushticës së Korfuzit duket se po ndodhin jo ashtu siç grekët e kishin imagjinuar.

Megjithatë, ndonëse ende marrëveshja nuk ka marrë formë zyrtare, kreu i shtetit ka vendosur të konsultohet sot me dy paraardhës, të vetmit prej të cilëve e kanë mbështetur marrëveshjen e turpshme të 2009-s, në të cilën Shqipëria falte gjithçka, për të marrë mbrapsht, më falni për eksplicititetin, një mut!

Një shprehje thotë se rrugët e Ferrit janë të shtruara me kalldrëmin e qëllimeve të mira. Një konsultim mbi Detin në vetvete do të ishte diçka e mirë, por në këtë formë, “maskarada” e sotme presidenciale i shërben vetëm interesave politikë të momentit, e asgjëje më shumë se kaq.

Njeriu që pak javë më parë i dorëzoi nënshtetësinë Janullatosit prej kohësh ka mbështetur një përmirësim të marrëdhënieve me Greqinë, duke qenë i vetmi politikan i lartë shqiptar që ka vizituar Athinën zyrtarisht gjatë viteve të fundit, siç ishte vizita e tij në funksionin e kryetarit të Kuvendit në tetor 2016.

Megjithatë, mesa duket, kur marrëdhëniet më të mira vendosen në peshore ndaj oportunizmit politik, është kjo e dyta që triumfon.

Ilir Meta, edhe një herë më shumë po e tregon veten sot një “kafshë politike”, pa dyshim me instikte të admirueshme, por aspak një figurë që përfaqëson kombin e aq më pak, unitetin e tij.

Për ata që kanë kujtesë të dobët, e njëjta ndodhi edhe kur bashkëshorti i “tredhur” nga funksionet në LSI denoncoi një vit më parë Deklaratën e Tiranës që bëri bashkë liderat e Maqedonisë, për herë të parë në histori, rreth një qëllimi të përbashkët mbarë-kombëtar.

Ndaj, takimi i sotëm është vetëm një estradë. Një estradë, ku për fat të keq, edhe një herë më shumë, dy prej figurave më të rëndësishme politike të tranziconit, plus një i tretë i ftuar sa për numër (Nishani), bien dakord për të sakrifikuar interesat kombëtarë për hir të interesit të ngushtë personal.

11 komente në “Konsultat për Greqinë, valle presidenciale në “gojën e ujkut””

  1. beni says:

    Me këto mendime e urejtje patriarkale per fqinjët,zor se do t’i bashkohemi be. Se

    1. Kujtimi says:

      SI NUK KA TURP LIKE FLORIRI
      Qe THERET BERISHEN dhe Nishanin
      TE GJITH e DIN qe KETA e shiten njehere detin
      PO KA haruar dhe bashen
      KJO tregoni qe KETA Jane ne bllokqe te PENGOIN qeverin PER marveshjen
      Grup tradhetaresh
      KJO marveshje nuk eshte PER RAMEN PO PER POPULLIN

      1. Flm says:

        O llapa-qener qe nuk dini se c’far thoni.
        Grekut nuk nuk i “ruhet” per disa m2 deti ne Jon, por per disa mijra km2 qe ka problem ne Egje me Turkun, do vetem nje precedenc.
        Greqia ate qe deshi per kufirin detar e morri ne maksimum nga qeveria e Ra-mutit, Greqia njofi si distanc largesin 12 milje … ate qe Turqia nuk e njef (por njef vetem 6 milje), Greqia donte apo jo Turqia ose Ramuti, mori si pik nisje te matjes jo Korfuzin por ishujt shkembor Othonas, Mathraki dhe… qe jane ne thellesi te Jonit, duke i shtuar Greqis disa qindra km2 det, ate qe do deshironte ti ndodhte edhe ne Egje.
        Pas nenshkrimit do te dalin fakte skandaloze qe do te trondisin qeverin dhe Berisha do ju duket si engjell.

  2. taraboshi says:

    Po mire mo si ska turp ky palo president qe therret per gjoja mendime Berishen e Nishanin qe vete e kan gatu kete sup te prishur qe do te thot vete e kan shite detin e sipas Ilir floririt do japin mendime te vyera . Une biles jam i mendimit qe nje grup parlamentare tr verifikoje edhe takimet qe ka ba ne greqi e maqedoni kur ishte kryeparlamentare se mos na dale ndonje xhevahire qe mund te kete bere eche ai si keto dy .

  3. Zigur Qarri says:

    Ministri i jashtem grek deklaroi qe ne fillim,qe moren ate qe deshen.
    Greket nuk klithin per zonat 1 dhe 2 se po i kalojn Shqiperise,por qe i kan marre.
    Kete e thote energypress.gr portal.«Κλείδωσε» η συμφωνία με την Αλβανία για τον
    καθορισμό της ΑΟΖ – «Απελευθερώνεται» η αξιοποίηση για τα οικόπεδα 1 και 2
    https://energypress.gr/news/kleidose-i-symfonia-me-tin-alvania-gia-ton-kathorismo-tis-aoz-apeleytheronetai-i-axiopoiisi-gia
    Perderisa ish Presidenti,Z. Moisiu,sugjeron qe marrveshja te behet publike,tregon qe çifti Rama-Bushati,
    kan leshuar pe,ashtu si pretendojn greket,prandaj edhe mbajn marrveshjen te fshehte.
    ….në shkresën e dorëzuar në Presidencë, kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka informuar Metën lidhur
    me ecurinë e negociatave me palën greke dhe nevojën e dhënies së plotfuqishmërisë për një grup negociator të
    qeverisë për të konkretizuar marrëveshjen.Por…., kreu i Shtetit ka parë si shqetësuese në kërkesën e ministrit
    Bushati faktin se në grupin negociator nuk janë përfshirë përfaqësues të Presidentit të Republikës, Ministrisë
    së Drejtësisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.Një tjetër shqetësim për Presidentin…. ka qenë mungesa e
    emrave të negociatorëve të qeverisë shqiptare. Presidenca konfirmon se nga mënyra e hartimit të kërkesës
    për marrjen e plotfuqishmërisë nga qeveria shqiptare, nuk është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese
    për rolin e Kreut të Shtetit në negociatat për kufirin detar me Greqinë.

  4. O says:

    Ja kemi bëré të qartë dhelprës greke

  5. Izeti says:

    Pevec z.Moisiu,,,,,,,te gjithe te tjeret jane antikombetare,,,,,,si Xhepi,Saliu,Jari,Bamka,dhe Likja,te gjithe jane kunder interesave te vendit Nese kjo eshte ne dore te Likes ,ateher do duroni dhe dy – tre muaj sa te zgjidhet Murat Pasha ne postine e.Presidentit,,,,,,,pasi Likja me.Salen e dine ku e kane.vendin. ,,,,,duroni dhe.pak ,,,,,

  6. Kujtimi says:

    SI NUK KA TURP LIKE FLORIRI
    Qe THERET BERISHEN dhe Nishanin
    TE GJITH e DIN qe KETA e shiten njehere detin
    PO KA haruar dhe bashen
    KJO tregoni qe KETA Jane ne bllokqe te PENGOIN qeverin PER marveshjen
    Grup tradhetaresh
    KJO marveshje nuk eshte PER RAMEN PO PER POPULLIN

  7. Jam shqiptare says:

    Problemi eshte shume i qarte:
    E para: Kemi perballe Kryeministrin e nderuar Zotin Edi Rama, nje patriot i vertete, i cili me argumenta shkencore kerkoi anullimin e “Mareveshtjes se Detit”, aktit te tradhetise se vitit 2009, ku Gjykata Kushtetuese e ANULLOI, dhe nga nga ana e tjeter, GRUPIN SHITES TE DETIT qe sot perfaqesohet nga Ilir Meta, fatkeqesisht, rastesisht, pa deshiren e shumices se popullit shqiptar, ndodhet i ulur ne nevojtoren e Presidences.
    E dyta: Shumica e shqipetareve e kane shume te qarte, pasi i nderuari Zoti Rama, para pak ditesh, shpjegoi me shume transparence qe tanime me palen greke, pas shume perpjekjeve, eshte rene dakord qe “Ceshtja e Detit”, te negociohet nga e para, per te realizuar perfundimisht nje Pakt Detar, mbi bazen e Konventave Nderkombetare dhe Kushtetutes Shqiptare. Pas kesaj, sqaroi ai, do merret pelqimi nga Presidenti , do caktohen ekspertet dhe do ulen ne tryeze me palen greke per negocim.
    E treta: Qeveria Shqiptare me ne krye Zotin Rama, po bejne keto perpjekje te lavderueshme jo per te perseritur ate qe bene te paudhet me 2009, por per te caktuar kufij te qarte qe Shqiperia te mos humbi asnje meter teritor, thene me sakte, do rikthehen ato qindra kilometra katrore qe te paudhet e krahut te Presidentit i a falen heleneve.
    Me kete Zoti Rama eshte krejt ne anen e Shqiperise e te shqiptareve dhe ne te njejten kohe eshte ne rregull dhe me greket.
    E katerta: Ilir Meta, i ulur ne kolltukun e Presidences , e di i madh dhe i vogel ne Shqiperi qe eshte nje kundershtar agresiv kunder Zotit Rama dhe Qeverise Socialiste. Ai eshte partner i ngushte dhe bashkepunetore i fshehte i Partise Demokratike i penetruar qe ne fillimet e demokracise (ka dokumenta te shkruar) ne uzurpimin e posteve te larta ne PS e me pas per ta shkatrruar ate, ne favor te PD-se. Zoti Nano keto i di sakte. Vec kesaj, kur u shit siperfaqja e Detit ne 2009-ten, ky jo vetem nuk u ndie, por shkoi ne Greqi dhe kurre nuk deklaroi bisedimet me palen greke dhe angazhimet qe mori per te sabotuar rinegocimin e kesaj ceshtje dhe nuk foli asnje gjysem fjale pse ishte ne Greqi, pse shkoi dhe cfar arriti.
    Ne kete kuader, levizjet qe ben duke thirrur ish Presidentet gjoja per tu konsultuar per kete ceshtje, jane lorja qe se shpejti do i kthehen ne bumerang teper te rende.
    Ne se ky do te fusi hundet ne kete proces, Edi Rama e ka gjith te drejten e Zotit e te robit te filloje burrerisht negociatat, te ngreje komisionin dhe te vendose qarte kufinjt detare me Greqine ku Shqiperise do i rikthehen qindra kilometra katrore dete dhe te dale te njoftoje popullin shqiptar per perfundimet e arritura. Mareveshtjen Zoti Rama e ka me Shqiperine dhe Shqiptaret.
    Rama eshte perfaqesues i 77 deputeteve ndersa Meta eshte perfaqesues i 17 deputeteve, llogaria eshte e bere.
    Rama tashme ka hyre ne Kistori edhe per kete Akt Patriotik ndaj Vendit te vet.

  8. mirel says:

    Edi Rama eshte i zene me muret e Teatrit dhe nuk ka kohe te sqaroje popullin per mareveshjen. Ka ceshtje me te rendesishme.
    Del me 16 foto per kartoxhezet e Teatrit , dhe nderkohe me asnje lloj sqarimi, as me harte e as me fjale per mareveshjen.
    Kete ja la ne dore Metes. Dhe Berishes.
    Jam i sigurt qe Berisha do provoje qe mareveshja e Rames eshte me e mire nga e Berishes.
    Dhe po pati mundesi, treshja Rama-Meta-Berisha te mos e diskutojne fare me Kushtetuten. Nuk ka nevoje.
    I kemi marre te gjitha garancite qe mareveshja eshte me e mire.
    Te gjithe tradhetaret e japin garancine.
    Asnje ze i Kushtetutes.
    Fhe Drini na i garanton qe Zonat 1 e 2 i kemi ne, por greket flasin per te kunderten..dhe jane shume te gezuar..
    Kete e pranoi dhe Rama kur deklaroi qe deklaratat e Kociut ishin te verteta.
    Se nga i gjeti Drini keto zona, edhe nuk po e marr vesh.
    Me sa di deri tani jane nja 100 artikuj me informacione te detajuara se si i drejtohet Grida Ervinit, po asnje detal nga mareveshja. Kushtetuesja, ligji nderkombetar dhe se si lindi nevoja e ndryshimit te kufijve.
    I vetmo arsyetim ka qene qe nuk jemi me ne kohen e Hoxhes. Dhe kaq mjafton per te shitur shtetin.

  9. Arjan says:

    Plehrat e kuvendit te Shqiperise duhen akuzuar per tradhti kombetare duke filluar nga presidenti I pazgjedhur i Shqiptareve deri tek deputeti I fundit per bashkepunim per zhdukjen e kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. リアルラブドール

    ラブドール 熟女 ダッチワイフは性教育で徐々に利用されています男性のダッチワイフは新しい時代のあなたのセックスのコーチですそれらを傷つけることなくあなたのダッチワイフに対処する方法は?なぜ日本のダッチワイフは最も熟練した人生のパートナーですか?

    Përgjigjjuni
    1. ダッチワイフ

      等身大ドール なぜ男性は実際に女性よりも等身大のダッチワイフに傾いているのですか?彼氏のために賢明なシリコン人形を購入する必要がありますか?保護された人形店をオンラインで選ぶにはどうすればよいですか?ラブドールが高齢者の情熱的なうつ病を和らげる方法

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje